Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Një ngjitje e suksesshme

View through CrossRef
Vëllimi me tregime “Enigma e një nate” që ka për autor Avdulla Kënaçin, shënon në letërsinë shqipe dimensione të reja integruese, duke u bërë pjesë përbërëse e letërsisë bashkëkohore. Hapësira gjeografike ku janë vendosur personazhet e tij, nuk është vetëm ajo shqiptare. Tashmë është kapërcyer hapësira ballkanike dhe ajo evropiane, duke prekur kontinentin e përtej Atlantikut dhe duke na sjellë prej andej pamje të mrekullueshme, të panjohura më parë për lexuesin shqiptar. Zgjerimi i hapësirës gjeografike i ka dhënë dimension tjetër edhe botës shpirtërore të këtyre personazheve. Ata i kanë kapërcyer vijat kufizuese që të jep një hapësirë e caktuar ku je i detyruar që t`i mbash personazhet dhe t`i zhvillosh, brenda kuadrit kulturor dhe nivelit ekonomiko-shoqëror që ka arritur vendi ku ata veprojnë. Në tregimet e Avdulla Kënaçit, vërejmë këmbënguljen e tij për t`i bërë të njohur shqiptarët përtej hapësirës së tyre, si njerëz dhe si popull që di të ndërtojë ura komunikimi me njerëz dhe popuj të tjerë, dhe kjo është ndihma më e çmuar që një shkrimtar mund t`i bëjë vendit të tij. Avdulla Kënaçi lindi në Gjirokastër, më 15.07.1945. Ka kryer studimet për  gjuhë-letërsi  dhe  histori.  Ka  ushtruar  profesionin e gazetarit dhe më pas atë të redaktorit dhe të skenaristit. Me ardhjen e demokracisë, ka punuar si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar, (RTSH) në departamentin “Bota shqiptare” ku iu përkushtua jetës së shqiptarëve në emigracion. Vitet e fundit, deri në vitin 2007, ka drejtuar programin satelitor në RTSH. Prej dhjetë vitesh jeton në Toronto, Kanada.
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: Një ngjitje e suksesshme
Description:
Vëllimi me tregime “Enigma e një nate” që ka për autor Avdulla Kënaçin, shënon në letërsinë shqipe dimensione të reja integruese, duke u bërë pjesë përbërëse e letërsisë bashkëkohore.
Hapësira gjeografike ku janë vendosur personazhet e tij, nuk është vetëm ajo shqiptare.
Tashmë është kapërcyer hapësira ballkanike dhe ajo evropiane, duke prekur kontinentin e përtej Atlantikut dhe duke na sjellë prej andej pamje të mrekullueshme, të panjohura më parë për lexuesin shqiptar.
Zgjerimi i hapësirës gjeografike i ka dhënë dimension tjetër edhe botës shpirtërore të këtyre personazheve.
Ata i kanë kapërcyer vijat kufizuese që të jep një hapësirë e caktuar ku je i detyruar që t`i mbash personazhet dhe t`i zhvillosh, brenda kuadrit kulturor dhe nivelit ekonomiko-shoqëror që ka arritur vendi ku ata veprojnë.
Në tregimet e Avdulla Kënaçit, vërejmë këmbënguljen e tij për t`i bërë të njohur shqiptarët përtej hapësirës së tyre, si njerëz dhe si popull që di të ndërtojë ura komunikimi me njerëz dhe popuj të tjerë, dhe kjo është ndihma më e çmuar që një shkrimtar mund t`i bëjë vendit të tij.
Avdulla Kënaçi lindi në Gjirokastër, më 15.
07.
1945.
Ka kryer studimet për  gjuhë-letërsi  dhe  histori.
  Ka  ushtruar  profesionin e gazetarit dhe më pas atë të redaktorit dhe të skenaristit.
Me ardhjen e demokracisë, ka punuar si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar, (RTSH) në departamentin “Bota shqiptare” ku iu përkushtua jetës së shqiptarëve në emigracion.
Vitet e fundit, deri në vitin 2007, ka drejtuar programin satelitor në RTSH.
Prej dhjetë vitesh jeton në Toronto, Kanada.

Related Results

Edukimi në sigurinë kibernetike
Edukimi në sigurinë kibernetike
Në vitet e fundit, interneti është bërë një element integral i stilit të jetës së përditshme të njerëzve në mbarë botën. Kriminaliteti online, nga ana tjetër, është rritur së bashk...
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja ...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panora...
Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit
Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit
Termi “globalizëm” është përdorur që në vitet ‘60-të, por mori përmasa më të mëdha pas viteve ‘90, pas shembjes së murit të Berlinit. Në fillim, ky term u përdor në fushën e ekonom...
Muzetë ekzistojnë për të gjithë njerëzit
Muzetë ekzistojnë për të gjithë njerëzit
Muzetë mendohet të jenë për të gjithë. Fjala “muze” nënkupton një ndërtesë ose institucion në të cilin janë të ruajtura dhe të ekspozuara objekte me interes historik, shkencor, art...
Interpretimi i kontratës
Interpretimi i kontratës
Interpretimi i kontratës përbën një nga çështjet më të ndërlikuara të së drejtës kontraktore për të cilat ka patur debate të vazhdueshme, si në aspektin doktrinar ashtu edhe në pra...
Christian Gut
Christian Gut
Më 26 nëntor 2018 ndërroi jetë Kristian Gyti (Christian Gut), një ndër albanologët e spikatur francezë të kohës sonë, njohës shumë i mirë dhe kontribuues me vlerë në studimin e gju...

Back to Top