Javascript must be enabled to continue!
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
View through CrossRef
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja tradicionale e lokale ishte e lidhur ngushtë me politikat e kohës, me kulturën, ekonominë, traditat lokale dhe me institucione të ndryshme vendore. Duke qenë se pjesa e jashtme e veshjes, diktohej nga politikat e kohës, pjesa e jashtme ka marrë gjithnjë një rëndësi të madhe studimore. Por me aq rëndësi sa pjesa e jashmte e veshjes, pjesa e brendshme e saj, astari, mund të zbulojë po aq aspekte thelbësore sa pjesa që duket. Analizimi i pëlhurave të astarit, mund ti ofrojë analizës historike dhe antropologjike të veshjes, këndvështrime të tjera. Kjo analizë mund të jetë një element kyç në rindërtimin e kohës së prodhimit të veshjes apo të jetë një dëshmi e rëndësishme e marrëdhënieve ekonomike, politike, kulturore të kohës, dhe po aq të flasë për bartësin dhe statusin ekonomik, kulturor e shoqëror të tij. Gjuha vizuale e motiveve, alegorive të stampuara apo të qëndisura në të, ofrojnë këndvështrime të tjera historike dhe kulturore që shkojnë paralelisht me pjesën e jashtme të veshjes. Duke i vendosur ato në një plan krahasues, pjesa jashtme dhe ajo e brendshme e një veshjeje, tregojnë një histori të ndryshme.
Title: Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Description:
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie.
Në periudhën paraindustriale, veshja tradicionale e lokale ishte e lidhur ngushtë me politikat e kohës, me kulturën, ekonominë, traditat lokale dhe me institucione të ndryshme vendore.
Duke qenë se pjesa e jashtme e veshjes, diktohej nga politikat e kohës, pjesa e jashtme ka marrë gjithnjë një rëndësi të madhe studimore.
Por me aq rëndësi sa pjesa e jashmte e veshjes, pjesa e brendshme e saj, astari, mund të zbulojë po aq aspekte thelbësore sa pjesa që duket.
Analizimi i pëlhurave të astarit, mund ti ofrojë analizës historike dhe antropologjike të veshjes, këndvështrime të tjera.
Kjo analizë mund të jetë një element kyç në rindërtimin e kohës së prodhimit të veshjes apo të jetë një dëshmi e rëndësishme e marrëdhënieve ekonomike, politike, kulturore të kohës, dhe po aq të flasë për bartësin dhe statusin ekonomik, kulturor e shoqëror të tij.
Gjuha vizuale e motiveve, alegorive të stampuara apo të qëndisura në të, ofrojnë këndvështrime të tjera historike dhe kulturore që shkojnë paralelisht me pjesën e jashtme të veshjes.
Duke i vendosur ato në një plan krahasues, pjesa jashtme dhe ajo e brendshme e një veshjeje, tregojnë një histori të ndryshme.
Related Results
HISTORI Experience – a qualitative study of HISTORI patients´ experiences with Semaglutide and placebo
HISTORI Experience – a qualitative study of HISTORI patients´ experiences with Semaglutide and placebo
IntroductionQualitative studies of the connection between overweight/ obesity, medicine adherence and symptoms of psychosis are lacking. The project Home-based Intervention with Se...
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës ital...
Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe
Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe
Shtruarja dhe zgjidhja e problemeve të një teme të tillë për gjuhën shqipe, mbështetur në materiale të gjëra, është me një interes të madh në thellimin e studimit të kësaj kategori...
Lapidarët dhe monumentet socialiste si elemente të peizazheve kulturore historike të Shqipërisë
Lapidarët dhe monumentet socialiste si elemente të peizazheve kulturore historike të Shqipërisë
Një ditë, teksa blija ullinj tek Pazari i Ri, më kapën sytë një formë abstrakte pas tezgave (als–2). “Çfarë është?”, më pyeti një mik që kishte ardhur nga Gjermania. Pasi u përpoqa...
Leximet e iluminizmit në europën lindore
Leximet e iluminizmit në europën lindore
Në botën e sotme, idetë qarkullojnë lirisht; një modernitet i marrë që prej shekullit të 18-të me lëvizjen Iluministe, lëvizje që u përqafua në Shqipëri nga Lëvizja Kombëtare e Ril...
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
Kritika letrare shqiptare e ka trajtuar tradicionalisht gjuhën si mjet të rrëfimit, si sistem shenjash nëpërmjet të cilit autori transmeton tregimin dhe idetë e veta, duke lënë në ...
Disleksia, vështirësia në të nxënë
Disleksia, vështirësia në të nxënë
Disleksia është një term që tregon një paaftësi të veçantë të procesit të leximit. Nga ana mjekësore, përkufizohet si një gjendje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose...
Sfidat e ruajtjes së natyrës njerëzore të drejtësisë.
Sfidat e ruajtjes së natyrës njerëzore të drejtësisë.
Inteligjenca artificiale dhe ligji, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve të fundit politike dhe akademike, janë dy tema kryesore të strukturës sonë sociale të c...

