Javascript must be enabled to continue!
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
View through CrossRef
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, në koherencë me frymën bashkëkohore. Gjatë rreth dy dhjetëvjeçarëve kanë mbizotëruar kontribute pa fund në konferenca të organizuara me një tematikë të tillë, të finalizuara dhe me botime aktesh, pa llogaritur kontributet me të njëjtën temë por, brenda konferencave me tematika të përgjithshme. Ndërkohë që është folur aq shumë për mënyrën se si duhet shkruar historia e letërsisë, studimet konkrete që venë në qendër të hulumtimit këto parime, për fat të keq kanë qenë dhe janë shumë më të pakta. Për këtë arsye botimet në fushë të historisë së letërsisë shqipe, gjithmonë janë jo vetëm të mirëpritura si për mjedisin shkencor, akademik, studentor e më gjerë, por në përurime të kësaj natyre, marrin dhe konotacionin entuziazmues të një kremtimi apo takimi të gëzueshëm.Punimi “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe” shkruar nga Dhurata Shehri e Persida Asllani, Albas 2021, përveçse tregon një mënyrë se si mund të shkruhet një histori e letërsisë shqipe, njëherësh, siç e vënë në dukje vetë autoret në nisje të tij, synon të jetë një skicë me disa nga linjat kryesore për hartimin e një historie të krahasuar të letërsisë shqipe. Ai konsiderohet si një zanafillë e një pune shumë më të gjerë dhe të thellë hulumtuese, që do të përfshinte të gjitha fazat e zhvillimit të letërsisë shqipe në marrëdhënie me letërsinë botërore, si një nisje kontributesh apo veprash të mëpasshme studimore. Është vërtet e nevojshme që letërsia shqipe të shihet e lidhur e në marrëdhënie dinamike e të vazhdueshme me lëvizje, shkolla, autorë e vepra të letërsisë botërore, të cilat e bëjnë njëherazi atë pjesë të zhvillimeve letrare botërore, por edhe ndihmojnë në përcaktimin e origjinalitetit të saj jo më përmes vështrimit izolacionist, të ngushtë, por përmes vështrimit përfshirës që, falë komunikimit të vazhdueshëm me letërsi të tjera modelon poetika, zhanre, stile dhe figuracion, duke krijuar origjinalitet jo më nga veçimi, por nga rikrijimi.
Title: Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Description:
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, në koherencë me frymën bashkëkohore.
Gjatë rreth dy dhjetëvjeçarëve kanë mbizotëruar kontribute pa fund në konferenca të organizuara me një tematikë të tillë, të finalizuara dhe me botime aktesh, pa llogaritur kontributet me të njëjtën temë por, brenda konferencave me tematika të përgjithshme.
Ndërkohë që është folur aq shumë për mënyrën se si duhet shkruar historia e letërsisë, studimet konkrete që venë në qendër të hulumtimit këto parime, për fat të keq kanë qenë dhe janë shumë më të pakta.
Për këtë arsye botimet në fushë të historisë së letërsisë shqipe, gjithmonë janë jo vetëm të mirëpritura si për mjedisin shkencor, akademik, studentor e më gjerë, por në përurime të kësaj natyre, marrin dhe konotacionin entuziazmues të një kremtimi apo takimi të gëzueshëm.
Punimi “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe” shkruar nga Dhurata Shehri e Persida Asllani, Albas 2021, përveçse tregon një mënyrë se si mund të shkruhet një histori e letërsisë shqipe, njëherësh, siç e vënë në dukje vetë autoret në nisje të tij, synon të jetë një skicë me disa nga linjat kryesore për hartimin e një historie të krahasuar të letërsisë shqipe.
Ai konsiderohet si një zanafillë e një pune shumë më të gjerë dhe të thellë hulumtuese, që do të përfshinte të gjitha fazat e zhvillimit të letërsisë shqipe në marrëdhënie me letërsinë botërore, si një nisje kontributesh apo veprash të mëpasshme studimore.
Është vërtet e nevojshme që letërsia shqipe të shihet e lidhur e në marrëdhënie dinamike e të vazhdueshme me lëvizje, shkolla, autorë e vepra të letërsisë botërore, të cilat e bëjnë njëherazi atë pjesë të zhvillimeve letrare botërore, por edhe ndihmojnë në përcaktimin e origjinalitetit të saj jo më përmes vështrimit izolacionist, të ngushtë, por përmes vështrimit përfshirës që, falë komunikimit të vazhdueshëm me letërsi të tjera modelon poetika, zhanre, stile dhe figuracion, duke krijuar origjinalitet jo më nga veçimi, por nga rikrijimi.
Related Results
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësim...
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. ...
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
Kritika letrare shqiptare e ka trajtuar tradicionalisht gjuhën si mjet të rrëfimit, si sistem shenjash nëpërmjet të cilit autori transmeton tregimin dhe idetë e veta, duke lënë në ...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali
Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali
Në këtë artikull jepet një pjesë nga letërkëmbimi mes autorit Antonio Belushi dhe etnologut të njohur Qemal Haxhihasani, mbledhës dhe studiues i folklorit dhe i dialektologjisë, f...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe
Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe
Neologjizmat janë një nga treguesit më të dukshëm të zhvillimit leksikor. Ky punim trajton rëndësinë e neologjizmave, duke u përqendruar në identifikimin, stabilizimin dhe instituc...

