Javascript must be enabled to continue!
Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali
View through CrossRef
Në këtë artikull jepet një pjesë nga letërkëmbimi mes autorit Antonio Belushi dhe etnologut të njohur Qemal Haxhihasani, mbledhës dhe studiues i folklorit dhe i dialektologjisë, filolog dhe profesor. Njohje që zë fill në Tiranë, kur u mbajt Kuvendi Ndërkombëtar mbi Ilirët, më 15-16 shtator 1972, ku ka qenë ai i ftuar për një kumtesë, gjithashtu edhe unë, si prift dhe studiues arbëresh. Për mua ka qenë një moment i jashtëzakoshëm gëzimi dhe nderimi. Shkrimi i Haxhihasanit më nxiti më shumë të vazhdoja në kërkimet e mia në fushën e kulturës popullore arbëreshe në Itali si edhe arbërore në Greqi. Lidhja jonë vëllazërore vazhdoi duke i dërguar revistën gjashtëmujore “Lidhja”, që themelova në Kozencë në vitin 1980, dhe botimet e mia të tjera etnografike. Nga ana e tij Q. Haxhihasasani më përsëriste gjihthnjë se “po të keni ndonjë nevojë lidhur me botimet tona më shkruaj”. Në këtë letërkëmbim vërehet vëmendja e ndërsjelltë mbi aspekte të ndryshme të jetës kulturore shqiptare dhe arbërëshe si gëzimi që më shpreh Q. Haxhihasani “për rastin që ju ishte krijuar për të shkuar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për bashkëpunimin që kishe pasur me mëmëdhetarët e atjeshëm për vazhdimin e luftës suaj fisnike në dobi të çështjes së shenjtë të çlirimit të Kosovës sonë martire, por heroike”. Po ashtu pjesë e vëmendjes së letërkëmbimit janë pluralizmi politik në Shqipëri, që “ka hapur një epokë të re për popullin shqiptar”. Shprehja e gëzimit që Kuvendi i parë pluralist në Tiranë kishte miratuar një rezolutë mjaft pozitive për Kosovën, duke theksuar se “është detyrë e çdo intelektuali të bashkërendojë veprimtarinë e tij me këtë perspektivë”. Duke iu drejtuar At Antonio Belushit, Q. Haxhihasani pohon: “Ne kemi ndjekur me kënaqësi, nëpërmjet ekranit dhe shtypit periodik, veprimtarinë tuaj, sidomos lidhur me Kosovën, të cilën ju e quani më të drejtë si atdhe të dytë.” Pjesë e rëndësishme e letërkëmbit janë edhe projektet dhe idetë lidhur me mënyrën “se si t’i bashkojmë forcat intelektuale të profilit në kërkim e studim
të thesareve etnologjike të diasporës, si një punë shkencore krahasuese më e gjerë, një koordinim e ndërveprim për një punë të kualifikuar e komplekse. Eshtë fjala për botimin e një korpusi etnologjik krahasues për arbëreshët e Italisë e arbërorët e Greqisë, botim tërësor trashëgimie.”
Title: Qemal Haxhihasani dhe bota arbëreshe në Itali
Description:
Në këtë artikull jepet një pjesë nga letërkëmbimi mes autorit Antonio Belushi dhe etnologut të njohur Qemal Haxhihasani, mbledhës dhe studiues i folklorit dhe i dialektologjisë, filolog dhe profesor.
Njohje që zë fill në Tiranë, kur u mbajt Kuvendi Ndërkombëtar mbi Ilirët, më 15-16 shtator 1972, ku ka qenë ai i ftuar për një kumtesë, gjithashtu edhe unë, si prift dhe studiues arbëresh.
Për mua ka qenë një moment i jashtëzakoshëm gëzimi dhe nderimi.
Shkrimi i Haxhihasanit më nxiti më shumë të vazhdoja në kërkimet e mia në fushën e kulturës popullore arbëreshe në Itali si edhe arbërore në Greqi.
Lidhja jonë vëllazërore vazhdoi duke i dërguar revistën gjashtëmujore “Lidhja”, që themelova në Kozencë në vitin 1980, dhe botimet e mia të tjera etnografike.
Nga ana e tij Q.
Haxhihasasani më përsëriste gjihthnjë se “po të keni ndonjë nevojë lidhur me botimet tona më shkruaj”.
Në këtë letërkëmbim vërehet vëmendja e ndërsjelltë mbi aspekte të ndryshme të jetës kulturore shqiptare dhe arbërëshe si gëzimi që më shpreh Q.
Haxhihasani “për rastin që ju ishte krijuar për të shkuar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për bashkëpunimin që kishe pasur me mëmëdhetarët e atjeshëm për vazhdimin e luftës suaj fisnike në dobi të çështjes së shenjtë të çlirimit të Kosovës sonë martire, por heroike”.
Po ashtu pjesë e vëmendjes së letërkëmbimit janë pluralizmi politik në Shqipëri, që “ka hapur një epokë të re për popullin shqiptar”.
Shprehja e gëzimit që Kuvendi i parë pluralist në Tiranë kishte miratuar një rezolutë mjaft pozitive për Kosovën, duke theksuar se “është detyrë e çdo intelektuali të bashkërendojë veprimtarinë e tij me këtë perspektivë”.
Duke iu drejtuar At Antonio Belushit, Q.
Haxhihasani pohon: “Ne kemi ndjekur me kënaqësi, nëpërmjet ekranit dhe shtypit periodik, veprimtarinë tuaj, sidomos lidhur me Kosovën, të cilën ju e quani më të drejtë si atdhe të dytë.
” Pjesë e rëndësishme e letërkëmbit janë edhe projektet dhe idetë lidhur me mënyrën “se si t’i bashkojmë forcat intelektuale të profilit në kërkim e studim
të thesareve etnologjike të diasporës, si një punë shkencore krahasuese më e gjerë, një koordinim e ndërveprim për një punë të kualifikuar e komplekse.
Eshtë fjala për botimin e një korpusi etnologjik krahasues për arbëreshët e Italisë e arbërorët e Greqisë, botim tërësor trashëgimie.
”.
Related Results
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin ...

