Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

View through CrossRef
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se përgatisin nxënës për tregun e punës. Ballafaqimi i mësimdhënësve me to u shtrua si nevojë për t’iu qasur këtij hulumtimi, qëllimi i të cilit është të identifikohen sfidat, me të cilat përballen mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale dhe të Qendrave të Kompetencës në Kosovë gjatë punës së tyre. Hulumtimi është sasior dhe cilësor. Popullacionin e përbëjnë mësimdhënësit, koordinatorët e cilësisë dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale dhe të Qendrave të Kompetencës (QK). Nga ky popullacion i gjerë, është zgjedhur mostra e hulumtimit nga 9 komuna të Kosovës, më saktësisht në 20 shkolla të mesme profesionale dhe 4 Qendra të Kompetencës. Instrumentet që u përdorën për mbledhjen e të dhënave janë pyetësori për mësimdhënës dhe intervista gjysmë e strukturuar për koordinatorë të cilësisë dhe drejtorë të shkollave. Rezultatet tregojnë se sfidat, me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit e shkollave profesionale, janë të shumta, duke filluar nga mungesa e teksteve shkollore, mungesa e materialeve dhe mjeteve mësimore, deri te mungesa e transportit të nxënësve për kryerjen e praktikës në biznese, në fabrika dhe në miniera. Rreth 52 % e mësimdhënësve pajtohen se kanë sfida sa u përket teksteve, mjeteve mësimore dhe materialeve shpenzuese, 21 % e tyre kanë qëndrim neutral, ndërsa 27 % e mësimdhënësve pohojnë se nuk kanë probleme me tekste, mjete mësimore dhe materiale shpenzuese. Rreth 53.2% e mësimdhënësve pajtohen, 23.1% deri diku pajtohen dhe 23.7% e mësimdhënësve nuk pajtohen se kanë sfida me trajnimet adekuate, aplikimin e qasjeve dhe strategjive të reja. Mesatarja e përgjithshme e rezultateve është 3.65. Në bazë të rezultateve korrelacionale, shihet se ekziston një lidhje korrelacionale e lartë në mes të sfidave për sigurimin e teksteve, mjeteve mësimore dhe materialeve shpenzuese dhe profilit arsimor dhe kurrikulës, r=0.713**, p=0.000
Title: Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Description:
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara.
Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se përgatisin nxënës për tregun e punës.
Ballafaqimi i mësimdhënësve me to u shtrua si nevojë për t’iu qasur këtij hulumtimi, qëllimi i të cilit është të identifikohen sfidat, me të cilat përballen mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale dhe të Qendrave të Kompetencës në Kosovë gjatë punës së tyre.
Hulumtimi është sasior dhe cilësor.
Popullacionin e përbëjnë mësimdhënësit, koordinatorët e cilësisë dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale dhe të Qendrave të Kompetencës (QK).
Nga ky popullacion i gjerë, është zgjedhur mostra e hulumtimit nga 9 komuna të Kosovës, më saktësisht në 20 shkolla të mesme profesionale dhe 4 Qendra të Kompetencës.
Instrumentet që u përdorën për mbledhjen e të dhënave janë pyetësori për mësimdhënës dhe intervista gjysmë e strukturuar për koordinatorë të cilësisë dhe drejtorë të shkollave.
Rezultatet tregojnë se sfidat, me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit e shkollave profesionale, janë të shumta, duke filluar nga mungesa e teksteve shkollore, mungesa e materialeve dhe mjeteve mësimore, deri te mungesa e transportit të nxënësve për kryerjen e praktikës në biznese, në fabrika dhe në miniera.
Rreth 52 % e mësimdhënësve pajtohen se kanë sfida sa u përket teksteve, mjeteve mësimore dhe materialeve shpenzuese, 21 % e tyre kanë qëndrim neutral, ndërsa 27 % e mësimdhënësve pohojnë se nuk kanë probleme me tekste, mjete mësimore dhe materiale shpenzuese.
Rreth 53.
2% e mësimdhënësve pajtohen, 23.
1% deri diku pajtohen dhe 23.
7% e mësimdhënësve nuk pajtohen se kanë sfida me trajnimet adekuate, aplikimin e qasjeve dhe strategjive të reja.
Mesatarja e përgjithshme e rezultateve është 3.
65.
Në bazë të rezultateve korrelacionale, shihet se ekziston një lidhje korrelacionale e lartë në mes të sfidave për sigurimin e teksteve, mjeteve mësimore dhe materialeve shpenzuese dhe profilit arsimor dhe kurrikulës, r=0.
713**, p=0.
000.

Related Results

Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve
Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulum...
Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë
Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë
Mësimi tërëditor është një iniciativë e filluar në vitet e fundit në shkollat e Republikës së Kosovës dhe e pilotuar në dhjetë shkolla, në komunat Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Me...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qël...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Modelet kurrikulare për profilet profesionale në Qendrat e kompetencës, nga këndvështrimi i strukturës së planit mësimor
Modelet kurrikulare për profilet profesionale në Qendrat e kompetencës, nga këndvështrimi i strukturës së planit mësimor
Qëllimi kryesor i Qendrave të Kompetencës është t'u jepet të rinjve arsim dhe aftësim profesional (AAP), që do të plotësojë kërkesat e nivelit dhe cilësisë me BE. Pas përfundimit t...
Abuzimi dhe violenca seksuale online, strategjitë, pasojat dhe sfidat e trajtimit
Abuzimi dhe violenca seksuale online, strategjitë, pasojat dhe sfidat e trajtimit
Përdorimi i shtuar i internetit ka sjellë një rritje të rreziqeve përfshire abuzimin dhe dhunën seksuale online (OSA). Hulumtimet në Sh.B.A sugjerojnë që 43.6% e grave dhe 24.8% e ...
Roli institucional në mbrojtjen e gjuhës së vlerave fetare
Roli institucional në mbrojtjen e gjuhës së vlerave fetare
Gjuha dhe vlerat fetare janë në një lidhje aq të ngushtë, saqë është e vështirë të ndahen nga njëra-tjetra. Gjuha ndërton një tërësi te njeriu, që nuk mund të ndahet në tërësi të b...

Back to Top