Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve

View through CrossRef
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme e tyre shprehen se luajnë katër ose më shumë orë në ditë. Hulumtimi është sasior dhe cilësor. Qëllimi i hulumtimit është vlerësimi i ndikimit të videolojërave në sjelljen dhe suksesin e nxënësve në shkollë, sipas perceptimit të vetë nxënësve dhe prindërve të tyre, si dhe opinionet e tyre lidhur me shpeshtësinë e përdorimit, mbikëqyrjen, përmbajtjen e lojërave që ata luajnë dhe kohën që kalojnë duke luajtur në pajisjet që posedojnë, apo edhe online. Popullacionin e përbëjnë nxënësit e klasave 8 dhe 9, sepse, sipas studimeve të shumta, rezulton se kjo grupmoshë shpenzon më së tepërmi kohë duke luajtur me videolojëra Instrumentet që janë përdorur për mbledhjen e të dhënave janë pyetësori për nxënës dhe pyetësori për prindër. Sipas të dhënave nga hulumtimi, nxënësit në përgjithësi kanë nënvlerësuar kohën e kaluar duke luajtur videolojëra dhe mohuar ndikimin e tyre në suksesin e arritur në shkollë. Pjesa dërmuese e tyre mendon se të luajturit me videolojëra nuk ndikon fare ose ndikon fare pak në arritjen e rezultateve të mira. Rreth 40% e nxënësve mendojnë se videolojërat e dhunshme kontribuojnë në sjelljen agresive te nxënësit, kurse nëse fëmijët tashmë kanë sjellje agresive, lojërat e dhunshme mund të shtojnë edhe më tepër këtë agresivitet. Ndikimi i video lojërave të dhunshme në sjelljen agresive, sipas prindërve, është dyfishmë i madh krahasuar me fëmijët e tyre. 80.9% e prindërve kanë deklaruar se videolojërat e dhunshme, që shfaqin luftime dhe shkatërrime të botës reale, mund t’i shtyjnë në sjellje agresive, kurse 13.8% mendojnë se lojërat e dhunshme nuk kanë ndikim.
Kosovo Pedagogical Institute
Title: Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve
Description:
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit.
Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme e tyre shprehen se luajnë katër ose më shumë orë në ditë.
Hulumtimi është sasior dhe cilësor.
Qëllimi i hulumtimit është vlerësimi i ndikimit të videolojërave në sjelljen dhe suksesin e nxënësve në shkollë, sipas perceptimit të vetë nxënësve dhe prindërve të tyre, si dhe opinionet e tyre lidhur me shpeshtësinë e përdorimit, mbikëqyrjen, përmbajtjen e lojërave që ata luajnë dhe kohën që kalojnë duke luajtur në pajisjet që posedojnë, apo edhe online.
Popullacionin e përbëjnë nxënësit e klasave 8 dhe 9, sepse, sipas studimeve të shumta, rezulton se kjo grupmoshë shpenzon më së tepërmi kohë duke luajtur me videolojëra Instrumentet që janë përdorur për mbledhjen e të dhënave janë pyetësori për nxënës dhe pyetësori për prindër.
Sipas të dhënave nga hulumtimi, nxënësit në përgjithësi kanë nënvlerësuar kohën e kaluar duke luajtur videolojëra dhe mohuar ndikimin e tyre në suksesin e arritur në shkollë.
Pjesa dërmuese e tyre mendon se të luajturit me videolojëra nuk ndikon fare ose ndikon fare pak në arritjen e rezultateve të mira.
Rreth 40% e nxënësve mendojnë se videolojërat e dhunshme kontribuojnë në sjelljen agresive te nxënësit, kurse nëse fëmijët tashmë kanë sjellje agresive, lojërat e dhunshme mund të shtojnë edhe më tepër këtë agresivitet.
Ndikimi i video lojërave të dhunshme në sjelljen agresive, sipas prindërve, është dyfishmë i madh krahasuar me fëmijët e tyre.
80.
9% e prindërve kanë deklaruar se videolojërat e dhunshme, që shfaqin luftime dhe shkatërrime të botës reale, mund t’i shtyjnë në sjellje agresive, kurse 13.
8% mendojnë se lojërat e dhunshme nuk kanë ndikim.

Related Results

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

Back to Top