Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave

View through CrossRef
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të nxënësve, nxit kreativitetin, ndërton vlerat, forcon ndjenjën e komunitetit dhe lidhjen me shkollën, gjë që ka efekt parandalues në shfaqjen dhe zhvillimin e sjelljeve të papërshtatshme. Qëllimi i këtij studimi është të analizojë organizimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe efektin e tyre në zhvillimin e kompetencave të nxënësve. Për arritjen e këtij qëllimi, janë siguruar të dhëna sasiore dhe cilësore, përmes pyetësorit për mësimdhënës dhe pyetësorit për nxënës të shkollave të mesme të ulëta, të rajonit të Prishtinës. Në mostër janë përfshirë nxënës të klasave 7-9 dhe mësimdhënës të këtyre nxënësve në shkollat përkatëse. Nga analiza e rezultateve të studimit rezulton se numri i madh i nxënësve marrin pjesë në aktivitetet ekstrakurrikulare që organizohen nga shkolla, në aktivitete të lira (arte, ekspozita, sporte, klube), vizita (në muze, vende historike dhe institucione), shërbime për komunitetin etj. Sa i përket ndikimit të aktiviteteve ekstrakurrikulare në sukses, më tepër se gjysma e nxënësve deklarojnë se ato ndikojnë në përmirësimin e suksesit të tyre, kurse 10.0% pohojnë se aktivitetet ekstrakurrikulare nuk ndikojnë fare në sukses. Pjesa më e madhe e mësimdhënësve pohojnë se aktivitetet ekstrakurrikulare planifikohen dhe realizohen për motivimin e nxënësve, për mësimdhënie më kreative, për gjithëpërfshirjen e nxënësve, për zhvillimin e kompetencave dhe për socializimin e tyre. Disa nga vështirësitë që hasin mësimdhënësit në realizimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare janë mungesa e burimeve materiale, mungesa e hapësirës së mjaftueshme, koha e kufizuar për shkak të punës me ndërrime, dhe mungesa e përkrahjes së prindërve dhe komunitetit. Pas analizës së rezultateve të studimit, të situatës aktuale dhe të studimeve shkencore në lidhje me temën, nëpërmjet këtij punimi, ofrohet një pasqyrë e qartë rreth organizimit të aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe efektit të tyre në zhvillimin e kompetencave, si dhe dalin rekomandime lidhur me planifikimin dhe organizimin efektiv të aktiviteteve, sigurimin e burimeve dhe angazhimin e profesionistëve dhe ekspertëve për të ofruar mbështetje dhe këshilla profesionale.
Kosovo Pedagogical Institute
Title: Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Description:
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve.
Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të nxënësve, nxit kreativitetin, ndërton vlerat, forcon ndjenjën e komunitetit dhe lidhjen me shkollën, gjë që ka efekt parandalues në shfaqjen dhe zhvillimin e sjelljeve të papërshtatshme.
Qëllimi i këtij studimi është të analizojë organizimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe efektin e tyre në zhvillimin e kompetencave të nxënësve.
Për arritjen e këtij qëllimi, janë siguruar të dhëna sasiore dhe cilësore, përmes pyetësorit për mësimdhënës dhe pyetësorit për nxënës të shkollave të mesme të ulëta, të rajonit të Prishtinës.
Në mostër janë përfshirë nxënës të klasave 7-9 dhe mësimdhënës të këtyre nxënësve në shkollat përkatëse.
Nga analiza e rezultateve të studimit rezulton se numri i madh i nxënësve marrin pjesë në aktivitetet ekstrakurrikulare që organizohen nga shkolla, në aktivitete të lira (arte, ekspozita, sporte, klube), vizita (në muze, vende historike dhe institucione), shërbime për komunitetin etj.
Sa i përket ndikimit të aktiviteteve ekstrakurrikulare në sukses, më tepër se gjysma e nxënësve deklarojnë se ato ndikojnë në përmirësimin e suksesit të tyre, kurse 10.
0% pohojnë se aktivitetet ekstrakurrikulare nuk ndikojnë fare në sukses.
Pjesa më e madhe e mësimdhënësve pohojnë se aktivitetet ekstrakurrikulare planifikohen dhe realizohen për motivimin e nxënësve, për mësimdhënie më kreative, për gjithëpërfshirjen e nxënësve, për zhvillimin e kompetencave dhe për socializimin e tyre.
Disa nga vështirësitë që hasin mësimdhënësit në realizimin e aktiviteteve ekstrakurrikulare janë mungesa e burimeve materiale, mungesa e hapësirës së mjaftueshme, koha e kufizuar për shkak të punës me ndërrime, dhe mungesa e përkrahjes së prindërve dhe komunitetit.
Pas analizës së rezultateve të studimit, të situatës aktuale dhe të studimeve shkencore në lidhje me temën, nëpërmjet këtij punimi, ofrohet një pasqyrë e qartë rreth organizimit të aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe efektit të tyre në zhvillimin e kompetencave, si dhe dalin rekomandime lidhur me planifikimin dhe organizimin efektiv të aktiviteteve, sigurimin e burimeve dhe angazhimin e profesionistëve dhe ekspertëve për të ofruar mbështetje dhe këshilla profesionale.

Related Results

Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Tri dekada pas: një përmbledhje tranzicioni për Shqipërinë
Tri dekada pas: një përmbledhje tranzicioni për Shqipërinë
Ky punim synon të japë një pasqyrë të përmbledhur të problematikavenë sistemin politik dhe përfaqësues të tranzicionit, si dhe të trajtojëdisa prej këtyre aspekteve të debateve mbi...
DETAJE MBI SULMIN DHE PLAÇKITJEN E DURRËSIT NË VITIN 1606 SIPAS BURIMEVE SPANJOLLE
DETAJE MBI SULMIN DHE PLAÇKITJEN E DURRËSIT NË VITIN 1606 SIPAS BURIMEVE SPANJOLLE
Artikulli trajton sulmin spanjoll të Durrësit më 5 gusht 1606, mbështetur në dokumentet spanjolle. Në artikull janë dhënë mendime mbi vendqëndrimin e anijeve spanjolle, vendzbarkim...
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar...
Mjetet mësimore – zbatimi në lëndën “Njeriu dhe natyra”
Mjetet mësimore – zbatimi në lëndën “Njeriu dhe natyra”
Mjetet mësimore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ngritjen e konkretizimit të mësimit që aj të jetë sa më efikase. Sikurse çdo lëndë tjetër që luan rolin duke zbatuar konkreti...
Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021
Aktivitetet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë gjatë vitit 2021
Gjatë vitit në 2021 IHP ka organizuar disa konferenca shkencore, të cilat krahas shënimit të disa ngjarjeve historike kishin për qëllim edhe sjelljen dhe prezantimin e rezultateve ...
Vasijetnameja e Mulla Dervish Pejës
Vasijetnameja e Mulla Dervish Pejës
Mulla Dervish Peja është poeti i parë shqiptar nga Peja që ka shkruar poezi duke përdorur alfabetin arab dhe osman. Deri më tani, aktivitetet e tij janë paraqitur pjesërisht. Këtu ...
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj koh...

Back to Top