Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Qasjet gjithëpërfshirëse në edukim - Roli i partneritetit shkollë–familje në realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore

View through CrossRef
Në qasjet bashkëkohore për edukim gjithëpërfshirës, partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes zë një vend thelbësor, veçanërisht në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore që mbështesin rritjen e gjithanshme të nxënësve. Aktivitetet jashtëshkollore – si projektet kreative, klubet tematike, ekskursionet dhe aktivitetet sportive – përbëjnë një mundësi të vlefshme për ndërtimin e aftësive sociale, emocionale dhe praktike te fëmijët, përtej përmbajtjes së kurrikulës formale. Ky punim mbështetet në një studim të thelluar cilësor të realizuar në dhjetë shkolla fillore publike në Kosovë, të përzgjedhura në mënyrë të balancuar nga mjedise urbane dhe rurale. Në qendër të hulumtimit qëndronin përvojat, perceptimet dhe praktikat e aktorëve kyç arsimor – mësuesve, prindërve, drejtorëve dhe koordinatorëve të cilësisë – lidhur me mënyrën se si ndërtohet dhe funksionon partneriteti shkollë–familje në kontekstin e aktiviteteve jashtëshkollore. Qëllimi i studimit ishte të shqyrtojë rolin e partneritetit shkollë–familje në funksionimin e suksesshëm të aktiviteteve jashtëshkollore. Përmes një metodologjie cilësore, me intervista gjysmë të strukturuara dhe analizë dokumentacioni, u vërejt se përfshirja aktive e prindërve në planifikim, mbështetje dhe pjesëmarrje kontribuon ndjeshëm në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre aktiviteteve. Gjetjet theksojnë se kur partneriteti është i strukturuar dhe i vazhdueshëm, aktivitetet jashtëshkollore realizohen në mënyrë më efektive, duke ndikuar pozitivisht në përfshirjen dhe motivimin e nxënësve. Si përfundim, ky studim rekomandon fuqizimin institucional të këtij partneriteti si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës gjatë gjithë jetës.
Title: Qasjet gjithëpërfshirëse në edukim - Roli i partneritetit shkollë–familje në realizimin e aktiviteteve jashtëshkollore
Description:
Në qasjet bashkëkohore për edukim gjithëpërfshirës, partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes zë një vend thelbësor, veçanërisht në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore që mbështesin rritjen e gjithanshme të nxënësve.
Aktivitetet jashtëshkollore – si projektet kreative, klubet tematike, ekskursionet dhe aktivitetet sportive – përbëjnë një mundësi të vlefshme për ndërtimin e aftësive sociale, emocionale dhe praktike te fëmijët, përtej përmbajtjes së kurrikulës formale.
Ky punim mbështetet në një studim të thelluar cilësor të realizuar në dhjetë shkolla fillore publike në Kosovë, të përzgjedhura në mënyrë të balancuar nga mjedise urbane dhe rurale.
Në qendër të hulumtimit qëndronin përvojat, perceptimet dhe praktikat e aktorëve kyç arsimor – mësuesve, prindërve, drejtorëve dhe koordinatorëve të cilësisë – lidhur me mënyrën se si ndërtohet dhe funksionon partneriteti shkollë–familje në kontekstin e aktiviteteve jashtëshkollore.
Qëllimi i studimit ishte të shqyrtojë rolin e partneritetit shkollë–familje në funksionimin e suksesshëm të aktiviteteve jashtëshkollore.
Përmes një metodologjie cilësore, me intervista gjysmë të strukturuara dhe analizë dokumentacioni, u vërejt se përfshirja aktive e prindërve në planifikim, mbështetje dhe pjesëmarrje kontribuon ndjeshëm në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre aktiviteteve.
Gjetjet theksojnë se kur partneriteti është i strukturuar dhe i vazhdueshëm, aktivitetet jashtëshkollore realizohen në mënyrë më efektive, duke ndikuar pozitivisht në përfshirjen dhe motivimin e nxënësve.
Si përfundim, ky studim rekomandon fuqizimin institucional të këtij partneriteti si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës gjatë gjithë jetës.

Related Results

Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar
Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar
Zbatimi i kurrikulës nuk kufizohet vetëm në përmbajtjen mësimore, por kërkonndërlidhje me jetën reale përmes aktiviteteve jashtëshkollore dhe jashtëmësimore. Këto aktivitete janë t...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Ndërhyrje parandaluese lidhur me përdorimin dhe abuzimin me substanca në adoleshencë
Ndërhyrje parandaluese lidhur me përdorimin dhe abuzimin me substanca në adoleshencë
Shumë sjellje jo të shëndetshme shpesh fillojnë gjatë adoleshencës dhe përfaqësojnë sfida të mëdha të shëndetit publik. Abuzimi i substancave ka një ndikim të madh te individët, fa...
Roli i personelit mjekësor në parandalimin e hershëm dhe raportimin e dhunës në familje
Roli i personelit mjekësor në parandalimin e hershëm dhe raportimin e dhunës në familje
Dhuna në familje është një çështje serioze e Shëndetit Publik që prek mirëqënien e viktimave, ambientin e tyre familjar, edukimin e tyre, marrëdhëniet sociale si edhe punësimin e t...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Tradita zakonore e dasmës në qytetin e Elbasanit
Tradita zakonore e dasmës në qytetin e Elbasanit
Thirrjet për në dasëm, në kohët e shkuara, bëheshin brenda Kalasë me anën e një gruaje që ishte shërbëtore në atë familje që bënte dasmën. Ajo shkonte nëpër të gjitha shtëpitë, duk...
Legitymizacja roli sędziowskiej
Legitymizacja roli sędziowskiej
Zgodnie z postulatem Maksa Webera, socjologia może przewidywać i wyjaśniać działania pod warunkiem ich wcześniejszego zrozumienia. Prezentowany artykuł rozszerza ten postulat na zj...
Rola prawdy w wychowaniu osoby w świetle antropologii Karola Wojtyły
Rola prawdy w wychowaniu osoby w świetle antropologii Karola Wojtyły
Częstym dziś zjawiskiem jest analizowanie wychowania bez zatrzymywania się na specyfice tego procesu, na założeniach antropologicznych tego działania, nierzadko z lekceważeniem ich...

Back to Top