Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve

View through CrossRef
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm. Nxënësi në përfundim të arsimit të detyrueshëm duhet të bëjë zgjedhje për të ardhmen e tij profesionale, duke marrë vendime për veten dhe jetën e tij. Ai nuk është i informuar mjaftueshëm me llojin e profileve arsimore që ofrohen dhe me situatën në tregun e punës. Në këtë aspekt, roli i shkollës është i pamohueshëm. Ajo ka kuadër profesional të aftësuar, puna e të cilit gjatë mësimit nënkupton edhe aktivitete për informim dhe orientim profesional të nxënësve, duke i përgatitur ata për jetë dhe punë profesionale. Qëllimi i studimit është të analizojë dhe të identifikojë përvojat e shkollave për orientim profesional të nxënësve në zgjedhjen e profesionit, informimin e tyre, mbështetjen dhe bashkëpunimin me prindër për orientim profesional dhe të ofrojë rekomandime të bazuara në gjetjet e studimit. Për realizimin e hulumtimit është përdorur qasja sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore janë mbledhur nga pyetësorët me mësimdhënës dhe pyetësorët me nxënës. Edhe të dhënat cilësore janë mbledhur nga pyetjet e hapura të pyetësorëve përkatës. Mostra është e rastit, nga popullacioni i nxënësve të klasave të 9-ta dhe mësimdhënësit që punojnë me këta nxënës në rajonin e Prishtinës, nga vendbanimet urbane dhe rurale. Nga gjetjet e hulumtimit rezulton se numri më i madh i rasteve orientimin dhe edukimin në karrierë për nxënësit e shkollës së tyre e realizojnë përmes lëndës zgjedhore dhe aktiviteteve të veçanta kurrikulare, kurse angazhimi i ekspertëve të jashtëm për këshillim dhe orientim në karrierë realizohet në një shkallë më të ulët. Për një orientim të drejtë në shkollim, më shumë se 2/3 e nxënësve dhe e mësimdhënësve deklarojnë se rezultatet e nxënësit janë ato që duhet të merren parasysh më së tepërmi në zgjedhjen e shkollimit dhe orientimit të ardhshëm, pastaj është zgjedhja e vetë nxënësit dhe faktori ekonomik që ka të bëjë me mundësinë për të gjetur punë dhe fitim. Nga analiza e të dhënave dhe diskutimet me palët e interesit, kanë dalë përfundimet dhe rekomandimet për organizimin e informimit, edukimit dhe këshillimit më karrierë për institucionet relevante.
Kosovo Pedagogical Institute
Title: Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Description:
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm.
Nxënësi në përfundim të arsimit të detyrueshëm duhet të bëjë zgjedhje për të ardhmen e tij profesionale, duke marrë vendime për veten dhe jetën e tij.
Ai nuk është i informuar mjaftueshëm me llojin e profileve arsimore që ofrohen dhe me situatën në tregun e punës.
Në këtë aspekt, roli i shkollës është i pamohueshëm.
Ajo ka kuadër profesional të aftësuar, puna e të cilit gjatë mësimit nënkupton edhe aktivitete për informim dhe orientim profesional të nxënësve, duke i përgatitur ata për jetë dhe punë profesionale.
Qëllimi i studimit është të analizojë dhe të identifikojë përvojat e shkollave për orientim profesional të nxënësve në zgjedhjen e profesionit, informimin e tyre, mbështetjen dhe bashkëpunimin me prindër për orientim profesional dhe të ofrojë rekomandime të bazuara në gjetjet e studimit.
Për realizimin e hulumtimit është përdorur qasja sasiore dhe cilësore.
Të dhënat sasiore janë mbledhur nga pyetësorët me mësimdhënës dhe pyetësorët me nxënës.
Edhe të dhënat cilësore janë mbledhur nga pyetjet e hapura të pyetësorëve përkatës.
Mostra është e rastit, nga popullacioni i nxënësve të klasave të 9-ta dhe mësimdhënësit që punojnë me këta nxënës në rajonin e Prishtinës, nga vendbanimet urbane dhe rurale.
Nga gjetjet e hulumtimit rezulton se numri më i madh i rasteve orientimin dhe edukimin në karrierë për nxënësit e shkollës së tyre e realizojnë përmes lëndës zgjedhore dhe aktiviteteve të veçanta kurrikulare, kurse angazhimi i ekspertëve të jashtëm për këshillim dhe orientim në karrierë realizohet në një shkallë më të ulët.
Për një orientim të drejtë në shkollim, më shumë se 2/3 e nxënësve dhe e mësimdhënësve deklarojnë se rezultatet e nxënësit janë ato që duhet të merren parasysh më së tepërmi në zgjedhjen e shkollimit dhe orientimit të ardhshëm, pastaj është zgjedhja e vetë nxënësit dhe faktori ekonomik që ka të bëjë me mundësinë për të gjetur punë dhe fitim.
Nga analiza e të dhënave dhe diskutimet me palët e interesit, kanë dalë përfundimet dhe rekomandimet për organizimin e informimit, edukimit dhe këshillimit më karrierë për institucionet relevante.
.

Related Results

Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë
Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë
Mësimi tërëditor është një iniciativë e filluar në vitet e fundit në shkollat e Republikës së Kosovës dhe e pilotuar në dhjetë shkolla, në komunat Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Me...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
1. The Committee have received a request from the Tea and Coffee Division for advice as to appropriate standards for liquid “coffee essences” including coffee and chicory essences,...
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qël...
The Collector Journal for Swedish Literature Science Research
The Collector Journal for Swedish Literature Science Research
Kristina Fjelkestam, ”Bli sångerska eller gå under”. Nysaklighet och konstnärskap i Vicki Baums Karriär. (“Become a Singer or Perish”. Neue Sachlichkeit and Artistry in Vicki Baum’...
Problematyka wczesnego alkoholizmu
Problematyka wczesnego alkoholizmu
The Problem of Early Alcoholizm   The group of 50 repeatedly convicted recidivists, dealt with in this article, aged 38 on the average, deserves particular attention, first of all ...

Back to Top