Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë

View through CrossRef
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me nxënës të cilët flasin dy e më shumë gjuhë. Në fokus të studimit janë perceptimet e mësimdhënësve për përdorimin e gjuhëve dhe komunikimit të mirëfilltë me nxënës dhe mes nxënësve, si dhe ndikimi i shumëgjuhësisë në suksesin e nxënësve. Meqë target i hulumtimit janë mësimdhënësit e arsimit fillor, të cilët në klasat e tyre kanë nxënës që flasin dy e më shumë gjuhë, për mostër kemi përzgjedhur 104 mësimdhënës të arsimit fillor, nga 9 shkolla regjione, ku ka nxënës që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhë amtare. Pra, mostrën e përbëjnë shkollat që kanë nxënës edhe të komuniteteve të tjera, si: turq, boshnjakë, romë, ashkalinj etj. Hulumtimi ka qasje të kombinuar, sasiore dhe cilësore. Përmes qasjes sasiore evidentuam të dhënat sasiore lidhur me punën praktike që realizohet në klasë, si: numri i nxënësve në klasë, karakteristikat e grupit, mosha, klasa, etnia, gjuha e folur etj., ndërsa përmes qasjes cilësore mblodhëm, analizuam dhe interpretuam të dhëna cilësore, si: analizën e formave specifike të organizimit dhe realizimit të procesit mësimor, metodologjitë e përdorura gjatë mësimdhënies, sfidat, mundësitë e mësimdhënësve për punën praktike me grupet heterogjene. Për mbledhjen e të dhënave u shërbyem me pyetësorë, të cilët përfshijnë të dhënat demografike, të dhënat lidhur me metodologjitë e përdorura gjatë procesit mësimor, si dhe të dhënat që identifikojnë mundësitë apo sfidat e mësimdhënësve gjatë punës me nxënës të cilët flasin dy e më shumë gjuhë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se sistemi arsimor në Kosovë përkrah shumëgjuhësinë, duke ofruar mësim në gjuhën amtare të komuniteteve të ndryshme, si dhe mundësinë e mësimit të dy e më shumë gjuhëve në shkollë. Po ashtu, shumëgjuhësia nga mësimdhënësit kosovarë perceptohet si mundësi, sepse ndihmon nxënësit në marrjen e informatave nga burime të shumta, njohjen e kulturave të ndryshme nga perspektiva të ndryshme, zhvillimin e aftësive në komunikim dhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme. Në anën tjetër, mësimdhënësit ballafaqohen edhe me sfida, si në komunikimin me nxënës ashtu edhe në mungesën e burimeve, mjeteve e materialeve mësimore në gjuhën amtare.
Title: Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Description:
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë.
Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me nxënës të cilët flasin dy e më shumë gjuhë.
Në fokus të studimit janë perceptimet e mësimdhënësve për përdorimin e gjuhëve dhe komunikimit të mirëfilltë me nxënës dhe mes nxënësve, si dhe ndikimi i shumëgjuhësisë në suksesin e nxënësve.
Meqë target i hulumtimit janë mësimdhënësit e arsimit fillor, të cilët në klasat e tyre kanë nxënës që flasin dy e më shumë gjuhë, për mostër kemi përzgjedhur 104 mësimdhënës të arsimit fillor, nga 9 shkolla regjione, ku ka nxënës që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhë amtare.
Pra, mostrën e përbëjnë shkollat që kanë nxënës edhe të komuniteteve të tjera, si: turq, boshnjakë, romë, ashkalinj etj.
Hulumtimi ka qasje të kombinuar, sasiore dhe cilësore.
Përmes qasjes sasiore evidentuam të dhënat sasiore lidhur me punën praktike që realizohet në klasë, si: numri i nxënësve në klasë, karakteristikat e grupit, mosha, klasa, etnia, gjuha e folur etj.
, ndërsa përmes qasjes cilësore mblodhëm, analizuam dhe interpretuam të dhëna cilësore, si: analizën e formave specifike të organizimit dhe realizimit të procesit mësimor, metodologjitë e përdorura gjatë mësimdhënies, sfidat, mundësitë e mësimdhënësve për punën praktike me grupet heterogjene.
Për mbledhjen e të dhënave u shërbyem me pyetësorë, të cilët përfshijnë të dhënat demografike, të dhënat lidhur me metodologjitë e përdorura gjatë procesit mësimor, si dhe të dhënat që identifikojnë mundësitë apo sfidat e mësimdhënësve gjatë punës me nxënës të cilët flasin dy e më shumë gjuhë.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se sistemi arsimor në Kosovë përkrah shumëgjuhësinë, duke ofruar mësim në gjuhën amtare të komuniteteve të ndryshme, si dhe mundësinë e mësimit të dy e më shumë gjuhëve në shkollë.
Po ashtu, shumëgjuhësia nga mësimdhënësit kosovarë perceptohet si mundësi, sepse ndihmon nxënësit në marrjen e informatave nga burime të shumta, njohjen e kulturave të ndryshme nga perspektiva të ndryshme, zhvillimin e aftësive në komunikim dhe përdorimin e gjuhëve të ndryshme.
Në anën tjetër, mësimdhënësit ballafaqohen edhe me sfida, si në komunikimin me nxënës ashtu edhe në mungesën e burimeve, mjeteve e materialeve mësimore në gjuhën amtare.

Related Results

Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga an...
Për kulturën leksikore
Për kulturën leksikore
Kultura leksikore vjen nga metagjuha leksikore. Metagjuha leksikore është tërësia e termave të leksikologjisë dhe të leksikografisë (le të themi, leksik, frazeologji etj.). Janë te...
Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame
Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame
Të mësuarit përgjatë gjithë jetës është prej parimeve të fesë Islame. Nëse i japim një vështrim Kuranit Famëlartë këtë do ta hasim në shumë ajete të tij, siç janë: “O Zoti im shtom...
Disleksia, vështirësia në të nxënë
Disleksia, vështirësia në të nxënë
Disleksia është një term që tregon një paaftësi të veçantë të procesit të leximit. Nga ana mjekësore, përkufizohet si një gjendje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose...
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin p...
Motivimi i nxënësve për të nxënë përmes lojërave kompjuterike
Motivimi i nxënësve për të nxënë përmes lojërave kompjuterike
Studimi eksploron ndikimin e lojërave kompjuterike në rritjen e motivimit të nxënësve për të të nxënë. Përmes një shqyrtimi sistematik të literaturës së përzgjedhur, ky punim anali...

Back to Top