Javascript must be enabled to continue!
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
View through CrossRef
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga ana e mësimdhënësve, largimi i të gjithë mësimdhënësve nga puna, lëshimin e dëftesave Republika e Kosovës (RKS) nga ana e shkollave, mësimi në shtëpi private, improvizimi i ditarëve, puna e mësimdhënësve pa pagesë dhe instalimi i sistemit të pagesës etj. Orientimi kryesor i studimit, është shpalosja e elementeve bazë që karakterizojnë këtë periudhë, duke përdorur një metodologji të qartë shkencore, kryesisht të metodës së analogjisë, me ç’rast do shpalosim edhe burime të ndryshme arkivore, që përçojnë me këtë periudhë. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shpalosja e burimeve arkivore e periudhës së arsimit shqip në Ferizaj, gjatë viteve të ‘90-ta dhe interpretimi i tyre. Orientimi bazë i temës është të shpalosim elementët thelbësorë, nga periudha e helmimeve në Ferizaj, ku do përdorim dokumente të ndryshme arkivore të kohës, procesverbale etj., si dhe situatën e arsimit në komunën e Ferizajt ngaqë mësimdhënësit refuzuan punën me plan-programin serb, ku kjo ndikoi që të reflektohej si shenjë hakmarrjeje kur edhefilloi ndalja e pagave për mësimdhënësit dhe më pas dëbimi nga shkollat. Po ashtu kemi edhe punën e mësimdhënësve pa pagesë dhe fillimin e sistemit për pagesë nga kontributet e qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës, mësimi nëpër shtëpi private, etj. Në fund të punimit, do
arrihet një pasqyrim i përgjithshëm mbi gjendjen e arsimit në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve të ‘90-ta.
Title: Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Description:
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga ana e mësimdhënësve, largimi i të gjithë mësimdhënësve nga puna, lëshimin e dëftesave Republika e Kosovës (RKS) nga ana e shkollave, mësimi në shtëpi private, improvizimi i ditarëve, puna e mësimdhënësve pa pagesë dhe instalimi i sistemit të pagesës etj.
Orientimi kryesor i studimit, është shpalosja e elementeve bazë që karakterizojnë këtë periudhë, duke përdorur një metodologji të qartë shkencore, kryesisht të metodës së analogjisë, me ç’rast do shpalosim edhe burime të ndryshme arkivore, që përçojnë me këtë periudhë.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është shpalosja e burimeve arkivore e periudhës së arsimit shqip në Ferizaj, gjatë viteve të ‘90-ta dhe interpretimi i tyre.
Orientimi bazë i temës është të shpalosim elementët thelbësorë, nga periudha e helmimeve në Ferizaj, ku do përdorim dokumente të ndryshme arkivore të kohës, procesverbale etj.
, si dhe situatën e arsimit në komunën e Ferizajt ngaqë mësimdhënësit refuzuan punën me plan-programin serb, ku kjo ndikoi që të reflektohej si shenjë hakmarrjeje kur edhefilloi ndalja e pagave për mësimdhënësit dhe më pas dëbimi nga shkollat.
Po ashtu kemi edhe punën e mësimdhënësve pa pagesë dhe fillimin e sistemit për pagesë nga kontributet e qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës, mësimi nëpër shtëpi private, etj.
Në fund të punimit, do
arrihet një pasqyrim i përgjithshëm mbi gjendjen e arsimit në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve të ‘90-ta.
Related Results
Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa...
United States Relations with Chiang Kai-Shek, 1937-1949
United States Relations with Chiang Kai-Shek, 1937-1949
Chinese-American diplomatic relations for the period 1937-1949 developed into a very controversial subject. In considering this fact the questions arose as to what the American pol...
Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (XI-XV)
Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (XI-XV)
Studimi monografik “Arbërit dhe Bizanti gjatë mesjetës (shek. XIXV)”, i autorit prof. asoc. dr. Muhamet Qerimi është një ndihmesë e re
kushtuar historisë së mesjetës. Në këtë vepë...
A Salute to Ben Shek/ Hommage à B.-Z. Shek
A Salute to Ben Shek/ Hommage à B.-Z. Shek
This special issue of University of Toronto Quarterly, with contributors who span several generations and represent some of the main critical trends in Quebec cultural studies over...
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme britanike në periudhën midis dy luftërave botërore ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit politik në Evropë, si domos në Bal...
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Ky punim, për nga struktura organizative dhe përmbajtjesore, është konceptuar në dy pjesë, të cilat janë të ndërvarur me njëra-tjetrën, por që kanë edhe specifikat e tyre. Në pjesë...
Fishta në Kosovë: ndërmjet adhurimit letrar dhe performancës narrative
Fishta në Kosovë: ndërmjet adhurimit letrar dhe performancës narrative
"Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 51/2021" "Objekt i këtij studimi është prania, reflektimi dhe perceptimi i veprës së Gjergj Fishtës në Kosovë gjatë gjithë shekullit X...
Roli i kancelarit gjerman Otto von Bismarck gjatë krizës lindore 1875–1878 sipas historiografisë anglofone
Roli i kancelarit gjerman Otto von Bismarck gjatë krizës lindore 1875–1878 sipas historiografisë anglofone
Në vitet 70 të shek. XIX në diplomacinë evropiane figurë kyçe ishte kancelari gjerman Otto von Bismarck. Pasi që kishte arritur të bashkonte Gjermaninë, tashmë i duhej që këtë bash...

