Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Fishta në Kosovë: ndërmjet adhurimit letrar dhe performancës narrative

View through CrossRef
"Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 51/2021" "Objekt i këtij studimi është prania, reflektimi dhe perceptimi i veprës së Gjergj Fishtës në Kosovë gjatë gjithë shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Do të sillen fillimisht të dhëna për njohjen e kri- jimtarisë së tij në vitet ’30 dhe më tej do të ndalemi te një përpjekje e qeverisë jugosllave gjatë fillimit të viteve ’50 për të identifikuar heronjtë dhe familjet e këngëve të trimërisë për qëllimet e tyre e ku mbledhësit, madje gjatë regjis- trimit, identifikojnë edhe këngët e Lahutës së Malcis. Brenda kësaj periudhe do të sjellim edhe dëshminë e Prof. Alois Shmaus-it për praninë e teksteve të La- hutës brenda repertoarit të bardëve të eposit të kreshnikëve dhe këngëve të trimërisë në Kosovë. Këtë hulumtim do ta vazhdojmë me një kërkim të realizuar në terren, përgjithësisht gjatë dekadës së fundit të këtij shekulli, përmes intervistash me këngëtarët dhe tregimtarët e eposit, të moshës mbi 60 vjeç, të cilët rrëfejnë për praninë e këngëve të Lahutës së Malcis në jetën kombëtare të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi, deri në vitin 1990. Kohë më parë është realizuar një hulumtim mbi ndikimin e eposit në jetën kombëtare në Kosovë, brenda të cilit kam vënë re edhe praninë e eposit letrar të Gjergj Fishtës, herë si tekst poetik dhe herë si kontekst narrativ, nga përpunimi i të cilit kam sjellё dhe disa të veçanta, me qëllim të përmbylljes së qarkut të pranisë, ndalimit apo përjashtimit të Gjergj Fishtës në një periudhë prej gjysmë shekulli në Kosovën e okupuar."
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Fishta në Kosovë: ndërmjet adhurimit letrar dhe performancës narrative
Description:
"Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 51/2021" "Objekt i këtij studimi është prania, reflektimi dhe perceptimi i veprës së Gjergj Fishtës në Kosovë gjatë gjithë shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.
Do të sillen fillimisht të dhëna për njohjen e kri- jimtarisë së tij në vitet ’30 dhe më tej do të ndalemi te një përpjekje e qeverisë jugosllave gjatë fillimit të viteve ’50 për të identifikuar heronjtë dhe familjet e këngëve të trimërisë për qëllimet e tyre e ku mbledhësit, madje gjatë regjis- trimit, identifikojnë edhe këngët e Lahutës së Malcis.
Brenda kësaj periudhe do të sjellim edhe dëshminë e Prof.
Alois Shmaus-it për praninë e teksteve të La- hutës brenda repertoarit të bardëve të eposit të kreshnikëve dhe këngëve të trimërisë në Kosovë.
Këtë hulumtim do ta vazhdojmë me një kërkim të realizuar në terren, përgjithësisht gjatë dekadës së fundit të këtij shekulli, përmes intervistash me këngëtarët dhe tregimtarët e eposit, të moshës mbi 60 vjeç, të cilët rrëfejnë për praninë e këngëve të Lahutës së Malcis në jetën kombëtare të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi, deri në vitin 1990.
Kohë më parë është realizuar një hulumtim mbi ndikimin e eposit në jetën kombëtare në Kosovë, brenda të cilit kam vënë re edhe praninë e eposit letrar të Gjergj Fishtës, herë si tekst poetik dhe herë si kontekst narrativ, nga përpunimi i të cilit kam sjellё dhe disa të veçanta, me qëllim të përmbylljes së qarkut të pranisë, ndalimit apo përjashtimit të Gjergj Fishtës në një periudhë prej gjysmë shekulli në Kosovën e okupuar.
".

Related Results

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin ...
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Edukimi dhe Emancipimi i Femrës në Kosovë (1945-1975): Politikat arsimore dhe sfidat shoqërore
Edukimi dhe Emancipimi i Femrës në Kosovë (1945-1975): Politikat arsimore dhe sfidat shoqërore
Qëllimi i këtij studimi është të krijojë mekanizma për ndikimin e reformave rregullatore dhe ligjore dhe iniciativave arsimore në transformimin e statusit shoqëror të grave shqipta...

Back to Top