Javascript must be enabled to continue!
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
View through CrossRef
Ky punim, për nga struktura organizative dhe përmbajtjesore, është konceptuar në dy pjesë, të cilat janë të ndërvarur me njëra-tjetrën, por që kanë edhe specifikat e tyre. Në pjesën e parë kemi trajtuar çështjen e rrethanave politike në Ferizaj dhe rrethinë ndërmjet dy Luftërave Botërore. Gjithsesi, në këtë pjesë është trajtuar Reforma Agrare dhe kolonizimi, të cilat janë nga ngjarjet më të tmerrshme që kanë përjetuar shqiptarët në Mbretërinë SKS, gjatë kësaj periudhe dhe jo vetëm. Ndërsa, në pjesën e dytë janë trajtuar çështjet rreth zhvillimeve me karakter ekonomik, kulturor dhe arsimor, që për nga volumi dhe rëndësia që iu është kushtuar në këtë punim nuk mbesin mbrapa çështjeve të trajtuara në pjesën e parë. Sa i përket anës përmbajtjesore, mund të themi se historia e Ferizajt dhe rrethinës së tij ndërmjet dy Luftërave Botërore, është e pandashme me historinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare që mbetën jashtë Shtetit Shqiptar më 1913, e të cilat pa dëshirën e shqiptarëve u bënë më 1918 pjesë e mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS). Ndërsa, sa i përket qasjes ndaj kësaj problematike dhe metodologjisë së punës, janë ndjekur kryesisht metodat analitike krahasimtare dhe kuantitative. Nga kjo sa u tha më lartë del se edhe në këtë trevë të Shqipërisë etnike, rrethanat politike ishin të disfavorshme për shqiptarët, ngase kjo mbretëri kishte një qëllim: shpërnguljen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike dhe zëvendësimin me kolonët sllavë. Kjo bëhej për të ndërruar strukturën etnike në Kosovë dhe viset e tjera. Andaj, mbretëria SKS me të gjitha mekanizmat shtetërorë dhe institucionalë zhvilloi procesin e Reformës Agrare, nëpërmjet të cilit shpronësonte shqiptarët dhe tokat e tyre iu jepeshin kolonëve të ardhur nga viset e tjera të mbretërisë. Si pasojë e këtij diskursi politik që ndiqte borgjezia serbe karshi shqiptarëve rrjedhin edhe zhvillimet e tjera me karakter ekonomik, kulturor e arsimor, zhvillime të cilat mbetën disa herë mbrapa me vendet e tjera të SKS-së dhe më gjerë. Fjalë kyçe: Rrethanat politike në Ferizaj, reformat agrare, mbretëria serbo-kroate-sllovene.
Title: Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Description:
Ky punim, për nga struktura organizative dhe përmbajtjesore, është konceptuar në dy pjesë, të cilat janë të ndërvarur me njëra-tjetrën, por që kanë edhe specifikat e tyre.
Në pjesën e parë kemi trajtuar çështjen e rrethanave politike në Ferizaj dhe rrethinë ndërmjet dy Luftërave Botërore.
Gjithsesi, në këtë pjesë është trajtuar Reforma Agrare dhe kolonizimi, të cilat janë nga ngjarjet më të tmerrshme që kanë përjetuar shqiptarët në Mbretërinë SKS, gjatë kësaj periudhe dhe jo vetëm.
Ndërsa, në pjesën e dytë janë trajtuar çështjet rreth zhvillimeve me karakter ekonomik, kulturor dhe arsimor, që për nga volumi dhe rëndësia që iu është kushtuar në këtë punim nuk mbesin mbrapa çështjeve të trajtuara në pjesën e parë.
Sa i përket anës përmbajtjesore, mund të themi se historia e Ferizajt dhe rrethinës së tij ndërmjet dy Luftërave Botërore, është e pandashme me historinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare që mbetën jashtë Shtetit Shqiptar më 1913, e të cilat pa dëshirën e shqiptarëve u bënë më 1918 pjesë e mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS).
Ndërsa, sa i përket qasjes ndaj kësaj problematike dhe metodologjisë së punës, janë ndjekur kryesisht metodat analitike krahasimtare dhe kuantitative.
Nga kjo sa u tha më lartë del se edhe në këtë trevë të Shqipërisë etnike, rrethanat politike ishin të disfavorshme për shqiptarët, ngase kjo mbretëri kishte një qëllim: shpërnguljen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike dhe zëvendësimin me kolonët sllavë.
Kjo bëhej për të ndërruar strukturën etnike në Kosovë dhe viset e tjera.
Andaj, mbretëria SKS me të gjitha mekanizmat shtetërorë dhe institucionalë zhvilloi procesin e Reformës Agrare, nëpërmjet të cilit shpronësonte shqiptarët dhe tokat e tyre iu jepeshin kolonëve të ardhur nga viset e tjera të mbretërisë.
Si pasojë e këtij diskursi politik që ndiqte borgjezia serbe karshi shqiptarëve rrjedhin edhe zhvillimet e tjera me karakter ekonomik, kulturor e arsimor, zhvillime të cilat mbetën disa herë mbrapa me vendet e tjera të SKS-së dhe më gjerë.
Fjalë kyçe: Rrethanat politike në Ferizaj, reformat agrare, mbretëria serbo-kroate-sllovene.
Related Results
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme britanike në periudhën midis dy luftërave botërore ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit politik në Evropë, si domos në Bal...
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga an...
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksion...
Biography pages of Juozas Albinas Lukša-Daumantas 1940–1941
Biography pages of Juozas Albinas Lukša-Daumantas 1940–1941
The article examines some pages of the life history of the famous post-war partisan Juozas Albinas Lukša Daumantas (10 August 1921 – 4 September 1951) from 1940 through 1941 that h...
POLITIČKA OČEKIVANJA OD OBRAZOVANJA I PEDAGOŠKA OČEKIVANJA OD POLITIKE: IZ UGLA HANE ARENT
POLITIČKA OČEKIVANJA OD OBRAZOVANJA I PEDAGOŠKA OČEKIVANJA OD POLITIKE: IZ UGLA HANE ARENT
U cilju razmatranja odnosa između koncepta politike i obrazovanja iz „arentovske“ perspektive, fokus je na distinktivnim karakteristikama i uzajamnim očekivanjima. Egzistencijalist...
Kmetijska politika
Kmetijska politika
Uveljavljen vsebinski pristop v tej knjigi ponuja jasno razumevanje teoretskih sklopov, ki tvorijo znanstveno disciplino kmetijske politike. Rdeča nit je predstavitev kompleksnosti...
IZAZOVI SEKTORA POLJOPRIVREDE I RURALNOG RAZVOJA BOSNE I HERCEGOVINE U PROCESIMA EU INTEGRACIJA
IZAZOVI SEKTORA POLJOPRIVREDE I RURALNOG RAZVOJA BOSNE I HERCEGOVINE U PROCESIMA EU INTEGRACIJA
Poljoprivredni sektor Bosne i Hercegovine (BiH) nalazi se pred brojnim izazovima
uzrokovanim sve izraženijim geopolitičkim tenzijama, unutrašnjim političkim
problemima, negativnim ...
Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy ...

