Javascript must be enabled to continue!
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
View through CrossRef
Një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme britanike në periudhën midis dy luftërave botërore ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit politik në Evropë, si domos në Ballkanin Juglindor, ku paqëndrueshmëria politike e Shqipërisë e gërshetuar nga ambiciet hegjemoniste të fqinjëve të saj do të mund të shndërroheshin në një konflikt të shkallës së gjerë, duke i përfshirë edhe shtetet tjera evropiane. Prandaj, në vazhdën e ndjekjes së një politike të ekuilibrit politik në Ballkan, Britania e Madhe i kushtoi një rëndësi të madhe Shqipërisë, sidomos në vitet e para të pasluftës. Konsujt britanikë të akredituar në Shqipëri me kujdes i vëzhgonin gjitha zhvillimet politike në vend, madje duke mos hezituar as të jepnin këshilla të nevojshme apo edhe të përfshiheshin direkt në fashitjen e krizave të brendshme politike në Shqipëri. Si rezultat i një kujdesi të tillë politik , diplomacia britanike i kushtoi një vëmendje edhe qëndrimit të shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. Prandaj, punimi “Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919-1939” pretendon të paraqesë qëndrimin e diplomacisë britanike në situata të caktuara politike, ku shteti shqiptar reagonte ndaj gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi, sikurse ishin masakrat e viteve 1919, roli i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në zhvillimet politike në Shqipëri, zonën neutrale të Junikut, reagimet ndaj politikës shtypëse serbe dhe planeve për dëbimin e shqiptarëve etj.
Title: Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Description:
Një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme britanike në periudhën midis dy luftërave botërore ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit politik në Evropë, si domos në Ballkanin Juglindor, ku paqëndrueshmëria politike e Shqipërisë e gërshetuar nga ambiciet hegjemoniste të fqinjëve të saj do të mund të shndërroheshin në një konflikt të shkallës së gjerë, duke i përfshirë edhe shtetet tjera evropiane.
Prandaj, në vazhdën e ndjekjes së një politike të ekuilibrit politik në Ballkan, Britania e Madhe i kushtoi një rëndësi të madhe Shqipërisë, sidomos në vitet e para të pasluftës.
Konsujt britanikë të akredituar në Shqipëri me kujdes i vëzhgonin gjitha zhvillimet politike në vend, madje duke mos hezituar as të jepnin këshilla të nevojshme apo edhe të përfshiheshin direkt në fashitjen e krizave të brendshme politike në Shqipëri.
Si rezultat i një kujdesi të tillë politik , diplomacia britanike i kushtoi një vëmendje edhe qëndrimit të shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve në Jugosllavi.
Prandaj, punimi “Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919-1939” pretendon të paraqesë qëndrimin e diplomacisë britanike në situata të caktuara politike, ku shteti shqiptar reagonte ndaj gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi, sikurse ishin masakrat e viteve 1919, roli i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në zhvillimet politike në Shqipëri, zonën neutrale të Junikut, reagimet ndaj politikës shtypëse serbe dhe planeve për dëbimin e shqiptarëve etj.
Related Results
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Artikulli trajton problemin e statusit politik të shtetit shqiptar të trajtuar në Li dhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Paris gjatë vitit 1921. Pranimi i Shqipëri...
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij q...
Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999
Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare kishte qenë një proces mjaftë i vështirë, në të cilën kishin ndikuar akterë nga më të ndryshëm. Sëpari duhet theksua...
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Ky punim, për nga struktura organizative dhe përmbajtjesore, është konceptuar në dy pjesë, të cilat janë të ndërvarur me njëra-tjetrën, por që kanë edhe specifikat e tyre. Në pjesë...
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga an...
ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES
ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES
Shqiptarët njihen si një ndër popujt më të vjetër të Evropës, megjithatë ata u çliruan më vonë nga të tjerët. Gjatë historisë, shqiptarët kontribuan në ruajtjen e identitetit kultu...

