Javascript must be enabled to continue!
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
View through CrossRef
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim. Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit vendas dhe të huaj janë përpjekur të trajtojnë e të hedhin dritë mbi disa nga veçoritë kryesore të luftërave, mësymjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme për pavarësi, integritet kulturor dhe territorial të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në arenën e konflikteve ballkanike të shfaqura kohë pas kohe në forma dhe situate nga më të ndryshmet. Duke e përqendruar objektin e trajtimit në suazën e zhvillimeve të fundit të shekullit XIX dhe fillimet e shekullit XX, mund të themi se roli i Mehmet Pashë Derallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912 përbën një rëndësi jetike për këtë hark kohor, i cili me të drejtë vlerësohet si nga me vendimtarët në luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme për pavarësi. Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish-qendrës së Vilajetit të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej mbizotërues. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishin, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh konsolidonin strategjinë e tyre, që kishte të bënte me mohimin e ekzistencës së kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin territoret e tyre. Gjenerali Deralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresësshekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. Në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 Nëntor 1912, Kuvendi i mbledhur në Vlorë në të cilin merrnin pjesë të gjitha viset shqiptare, në detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, u zgjodh Mehmet Pashë Deralla, i cili për vetë rolin dhe peshën që përfaqësonte aso kohe në këto zhvillime iu besua ky post nga më të rëndësishmit në atë kabinet qeverisës, për vijimësinë e shtetit të sapo formuar shqiptar.
Title: Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Description:
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e vazhdueshme për asimilim.
Në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm dhe të kudondodhur në Historinë Kombëtare, studiuesit vendas dhe të huaj janë përpjekur të trajtojnë e të hedhin dritë mbi disa nga veçoritë kryesore të luftërave, mësymjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme për pavarësi, integritet kulturor dhe territorial të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në arenën e konflikteve ballkanike të shfaqura kohë pas kohe në forma dhe situate nga më të ndryshmet.
Duke e përqendruar objektin e trajtimit në suazën e zhvillimeve të fundit të shekullit XIX dhe fillimet e shekullit XX, mund të themi se roli i Mehmet Pashë Derallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912 përbën një rëndësi jetike për këtë hark kohor, i cili me të drejtë vlerësohet si nga me vendimtarët në luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme për pavarësi.
Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish-qendrës së Vilajetit të Kosovës.
Kryengritësit shqiptarë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej mbizotërues.
Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishin, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh konsolidonin strategjinë e tyre, që kishte të bënte me mohimin e ekzistencës së kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin territoret e tyre.
Gjenerali Deralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresësshekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore.
Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.
Në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 Nëntor 1912, Kuvendi i mbledhur në Vlorë në të cilin merrnin pjesë të gjitha viset shqiptare, në detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, u zgjodh Mehmet Pashë Deralla, i cili për vetë rolin dhe peshën që përfaqësonte aso kohe në këto zhvillime iu besua ky post nga më të rëndësishmit në atë kabinet qeverisës, për vijimësinë e shtetit të sapo formuar shqiptar.
Related Results
Derallajt, rruga deri te pavarësia
Derallajt, rruga deri te pavarësia
Objekt studimi, i këtij punimi shkencor është veprimtaria politike-ushtarake e Derallëve – Mehmet Pashë Derallës, në valën e kryengritjes së përgjithshme shqiptare. Në këtë e për n...
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën...
Hysen Deralla, this distinguished anticommunist
Hysen Deralla, this distinguished anticommunist
he first days of November 1912, were the days when Albanian patriots of Kosovo and Macedonia were convinced that the Ottoman and the Serbian-Slav invaders needed to be forsaken for...
Abdulhamit Kirmizi, Ferid Pashë Vlora - Një jetë shtet
Abdulhamit Kirmizi, Ferid Pashë Vlora - Një jetë shtet
Libri i historianit turk Abdulhamit Kirmizi, mbi jetën dhe veprën e Ferid pashë Vlorës, është një vepër shkencore e klasit të parë dhe njëkohësisht tregimi më i detajuar dhe më i r...
Osmanlı’dan Cumhuriyet’e Tophaneli Hacı Mehmet Ağa Vakfı
Osmanlı’dan Cumhuriyet’e Tophaneli Hacı Mehmet Ağa Vakfı
Osmanlı döneminde Erzurum’un sayılı zenginlerinden olan Tophaneli Hacı Mehmet Ağa, 1719’da büyük bir vakıf kurmuştur. Sonraki yıllarda vakfını bir hayli genişletmiştir. Vakıf kapsa...
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...
Mahirî Dede Hayatı ve Şiirleri: Mehmet Mahir Özkolaçık [d. 1887-ö. 1952]
Mahirî Dede Hayatı ve Şiirleri: Mehmet Mahir Özkolaçık [d. 1887-ö. 1952]
Bu çalışma, Kolu Açık Hacım Sultan Ocağının 20. yüzyıldaki dedelerinden Mehmet Mahir Özkolaçık’ın hayatı ve şiirlerini konu edinmektedir. Mehmet Mahir Özkolaçık, Malatya Yazıhan Ka...
Seyyid Mehmet Ağa Vakfiyesinde Bulunan Yapıların 19. Yüzyılda Yaptırılma Süreçleri ve Günümüzdeki Durumları Hakkında Tespitler / An Evaluation of Construction Processes of the Buildings Which Existed in Sayyid Mehmet Aga's Foundations in the 19th Century
Seyyid Mehmet Ağa Vakfiyesinde Bulunan Yapıların 19. Yüzyılda Yaptırılma Süreçleri ve Günümüzdeki Durumları Hakkında Tespitler / An Evaluation of Construction Processes of the Buildings Which Existed in Sayyid Mehmet Aga's Foundations in the 19th Century
<p><strong>Abstract</strong></p><p>In this study, reconstruction activities in Cyprus were investigated according to the information given in the El-H...

