Javascript must be enabled to continue!
Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
View through CrossRef
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën e mendimit iluminist evropian, ai e kuptoi se emancipimi i kombit shqiptar nuk mund të arrihej pa arsimimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare. Naum Veqilharxhi në vitin 1844 botoi në Rumani një vepër të shkurtër, por me ndikim të madh në zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe: «Evëtorin”, abetaren e parë të gjuhës shqipe. Një vite me vonë, më 1845, ai publikoi abetaren e tij të dytë, të titulluar “Fari i Ri - Evëtar Shqip për Djelm Nismëtarë”, e cila përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt përhapjes së arsimit shqip dhe edukimit themelor të brezave të rinj në lexim dhe shkrim në gjuhën amtare. Veqilharxhi mbështeste idenë se çdo komb i lirë nis rrugëtimin e tij përmes vetëdijes kulturore, duke ruajtur dhe promovuar gjuhën, zakonet dhe traditat autoktone, si themel të ndërtimit të një identiteti kombëtare dhe të qëndrueshëm. Si iluminist, Naum Veqilharxhi përfaqësonte lidhjen ndërmjet ideve përparimtare evropiane dhe nevojës për zgjim kombëtar në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e vetëdijes kombëtare, të njohjes së historisë dhe kulturës së popullit shqiptar, si dhe të pavarësisë së mendimit intelektual e kulturor nga ndikimet e huaja. Në këtë mënyrë, ai hodhi themelet ideologjike të lëvizjes kombëtare, duke frymëzuar brezat pasues drejt përpjekjeve për arsimin, kulturën dhe mëvetësinë kombëtare.
Title: Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Description:
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare.
I for- muar intelektualisht në frymën e mendimit iluminist evropian, ai e kuptoi se emancipimi i kombit shqiptar nuk mund të arrihej pa arsimimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
Naum Veqilharxhi në vitin 1844 botoi në Rumani një vepër të shkurtër, por me ndikim të madh në zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe: «Evëtorin”, abetaren e parë të gjuhës shqipe.
Një vite me vonë, më 1845, ai publikoi abetaren e tij të dytë, të titulluar “Fari i Ri - Evëtar Shqip për Djelm Nismëtarë”, e cila përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt përhapjes së arsimit shqip dhe edukimit themelor të brezave të rinj në lexim dhe shkrim në gjuhën amtare.
Veqilharxhi mbështeste idenë se çdo komb i lirë nis rrugëtimin e tij përmes vetëdijes kulturore, duke ruajtur dhe promovuar gjuhën, zakonet dhe traditat autoktone, si themel të ndërtimit të një identiteti kombëtare dhe të qëndrueshëm.
Si iluminist, Naum Veqilharxhi përfaqësonte lidhjen ndërmjet ideve përparimtare evropiane dhe nevojës për zgjim kombëtar në Shqipëri.
Ai theksoi rëndësinë e vetëdijes kombëtare, të njohjes së historisë dhe kulturës së popullit shqiptar, si dhe të pavarësisë së mendimit intelektual e kulturor nga ndikimet e huaja.
Në këtë mënyrë, ai hodhi themelet ideologjike të lëvizjes kombëtare, duke frymëzuar brezat pasues drejt përpjekjeve për arsimin, kulturën dhe mëvetësinë kombëtare.
Related Results
Leximet e iluminizmit në europën lindore
Leximet e iluminizmit në europën lindore
Në botën e sotme, idetë qarkullojnë lirisht; një modernitet i marrë që prej shekullit të 18-të me lëvizjen Iluministe, lëvizje që u përqafua në Shqipëri nga Lëvizja Kombëtare e Ril...
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit
Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi k...
การศึกษาเปรียบเทียบ Naum Gabo and Vladimir Tatlin
การศึกษาเปรียบเทียบ Naum Gabo and Vladimir Tatlin
หลังการปฏิวัติรัสเซียกลุ่มศิลปินหัวก้าวหน้าได้เป็นส่วนหนึ่งของกลไกการขับเคลื่อนอุดมการณ์ คอมมิวนิสต์ จนเกิดการแบ่งแยกภายในกลุ่มของคอนสตรัคติวิสม์ (Constructivism) ในรัสเซียที่ ปรับ...
Traços de Max Beckmann e Naum Gabo na abertura da arte
Traços de Max Beckmann e Naum Gabo na abertura da arte
Interpretamos textos do artista germânico Max Beckmann (1884"1950) e dorusso Naum Gabo (1890"1977) com o intuito de estudar os possíveis desdobramentosde uma cultura que se cons...
Traducerea infidelă și scopurile traductive: Descoperirea Americii de Joachim Heinrich Campe, în versiune românească
Traducerea infidelă și scopurile traductive: Descoperirea Americii de Joachim Heinrich Campe, în versiune românească
Prezenta lucrare investighează scopul utilizării anumitor strategii traductive în varianta în limba română a romanului Die Entdekkung von Amerika (1781) de Joachim Heinrich Campe, ...
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja ...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

