Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar

View through CrossRef
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij qëllimi, kryesisht përmes kryengritjeve të armatosura dhe luftërave për çlirim kombëtar nga zgjedha e Perandorisë Osmane. Kombi shqiptar, i cili ishte ngritur ndër të parët në luftë kundër robërisë pesëshekullore, edhe pse organizoi kryengritjen e Dervish Carës, që në gjysmën e parë të shekullit XIX, e cila i parapriu periudhës së lavdishme të Rilindjes Kombëtare, përmes një vale të madhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme, nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe sidomos Kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910 dhe 1911, mezi arriti ta sigurojë mëvetësinë dhe ta shpall Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, më 1912. Mehmet Pashë Deralla ishte njëri nga prijësit e kryengritjeve të fundit për çlirim dhe bashkim kombëtar, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte personaliteti më i shquar i cili e trashëgoi flakadanin e luftës për liri kombëtare nga vendësi i tij Dervish Cara, i cili e tronditi diplomacinë e atëhershme evropiane, me kryengritjen e tij nga më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar, pas Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjenerali nga Tetova, Mehmet Pashë Derallla, u zgjodh Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, dhe njihet si themelues i Ushtrisë Shqiptare, si formacion i rregullt ushtarak në mbrojtje jo vetëm të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, por edhe të tërësisë territoriale ku jetonin shqiptarët si popull autokton dhe me shumicë në hapësirat gjeografike kompakte në Gadishullin Ilirik. Rrethanat e mëvonshme, Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, si dhe periudha e regjimit komunist në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën okupimin e mëtejmë të shteteve fqinje, dëshmuan se lufta e popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar do të vazhdojë edhe më tej, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, çlirimin e plotë të të gjitha territoreve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre kombëtar.
Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare e studime ballkanike
Title: Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Description:
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij qëllimi, kryesisht përmes kryengritjeve të armatosura dhe luftërave për çlirim kombëtar nga zgjedha e Perandorisë Osmane.
Kombi shqiptar, i cili ishte ngritur ndër të parët në luftë kundër robërisë pesëshekullore, edhe pse organizoi kryengritjen e Dervish Carës, që në gjysmën e parë të shekullit XIX, e cila i parapriu periudhës së lavdishme të Rilindjes Kombëtare, përmes një vale të madhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme, nga Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe sidomos Kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910 dhe 1911, mezi arriti ta sigurojë mëvetësinë dhe ta shpall Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, më 1912.
Mehmet Pashë Deralla ishte njëri nga prijësit e kryengritjeve të fundit për çlirim dhe bashkim kombëtar, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai ishte personaliteti më i shquar i cili e trashëgoi flakadanin e luftës për liri kombëtare nga vendësi i tij Dervish Cara, i cili e tronditi diplomacinë e atëhershme evropiane, me kryengritjen e tij nga më të mëdhatë në historinë e popullit shqiptar, pas Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Gjenerali nga Tetova, Mehmet Pashë Derallla, u zgjodh Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, dhe njihet si themelues i Ushtrisë Shqiptare, si formacion i rregullt ushtarak në mbrojtje jo vetëm të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, por edhe të tërësisë territoriale ku jetonin shqiptarët si popull autokton dhe me shumicë në hapësirat gjeografike kompakte në Gadishullin Ilirik.
Rrethanat e mëvonshme, Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, si dhe periudha e regjimit komunist në Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën okupimin e mëtejmë të shteteve fqinje, dëshmuan se lufta e popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar do të vazhdojë edhe më tej, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, çlirimin e plotë të të gjitha territoreve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu i shtetit të tyre kombëtar.

Related Results

Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...
Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë
Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë
Mehmet Deralla është gjenerali i parë në historinë e Ushtrisë Shqiptare dhe ministër i parë i Luftës në Qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit, detyrë e cila i ndihmoi atij të jet...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Derallajt, rruga deri te pavarësia
Derallajt, rruga deri te pavarësia
Objekt studimi, i këtij punimi shkencor është veprimtaria politike-ushtarake e Derallëve – Mehmet Pashë Derallës, në valën e kryengritjes së përgjithshme shqiptare. Në këtë e për n...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin ...

Back to Top