Javascript must be enabled to continue!
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
View through CrossRef
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. Ky ndryshim përvijohet në këto rrethana të reja favorizuese:
U prish Federata Komuniste Jugosllave, që kishte qenë burg i detyruar për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në ish-Jugosllavi. Kriza jugosllave hapi rrugën e pavarësimit të republikave dhe të popujve joserbë, e ndër to edhe për popullin shqiptar në ish - Jugosllavi, që ishte populli i tretë për nga numri i popullsisë në federatën që po shembej.
U shkri Bashkimi Sovjetik komunist si superfuqi, që kishte qenë mbështetja kryesore e Serbisë si sunduese e federatës jugosllave mbi popujt joserbë, përshirë shqiptarët.
U shemb regjimi komunist në Shqipëri, që krijoi faktorin e ri të shtetit shqiptar si mbështetës të luftës për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Rrethana e re evropiane dhe ndërkombëtare e fitores së revolucioneve demokratike antikomuniste vendosi në plan të parë të agjendës diplomatike çështjen e lirisë dhe të drejtave të popujve të shtypur nga regjimet komuniste, përfshirë edhe popullin shqiptar në ish - Jugosllavi.
Prirja dhe orientimi i kombit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë për lidhje dhe aleancë me Perëndimin u jetësua si një faktor i ri i hapur i mbështetjes diplomatike, propagandistike dhe morale të Perëndimit për çështjen shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan.
U krijua rrethana e re ndërkombëtare, kur çështja shqiptare u ndërkombëtarizua dhe u shtrua detyra historike e zgjidhjes së saj. Kjo
detyrë historike u konkretizua me aktin e madh historik të çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008. Ky ndryshim historik nuk mund të mendohej pa përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (North Atlantic Treaty Organization) (NATO).
Pavarësia e Kosovës hapi një kapitull të ri historik të çështjes shqiptare. Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 transformoi në planin diplomatik, si përmbajtjen, ashtu dhe objektivat e asaj, që është quajtur që nga koha e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 si “çështja shqiptare”.
Title: Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Description:
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare.
Ky ndryshim përvijohet në këto rrethana të reja favorizuese:
U prish Federata Komuniste Jugosllave, që kishte qenë burg i detyruar për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Kriza jugosllave hapi rrugën e pavarësimit të republikave dhe të popujve joserbë, e ndër to edhe për popullin shqiptar në ish - Jugosllavi, që ishte populli i tretë për nga numri i popullsisë në federatën që po shembej.
U shkri Bashkimi Sovjetik komunist si superfuqi, që kishte qenë mbështetja kryesore e Serbisë si sunduese e federatës jugosllave mbi popujt joserbë, përshirë shqiptarët.
U shemb regjimi komunist në Shqipëri, që krijoi faktorin e ri të shtetit shqiptar si mbështetës të luftës për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Rrethana e re evropiane dhe ndërkombëtare e fitores së revolucioneve demokratike antikomuniste vendosi në plan të parë të agjendës diplomatike çështjen e lirisë dhe të drejtave të popujve të shtypur nga regjimet komuniste, përfshirë edhe popullin shqiptar në ish - Jugosllavi.
Prirja dhe orientimi i kombit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë për lidhje dhe aleancë me Perëndimin u jetësua si një faktor i ri i hapur i mbështetjes diplomatike, propagandistike dhe morale të Perëndimit për çështjen shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan.
U krijua rrethana e re ndërkombëtare, kur çështja shqiptare u ndërkombëtarizua dhe u shtrua detyra historike e zgjidhjes së saj.
Kjo
detyrë historike u konkretizua me aktin e madh historik të çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008.
Ky ndryshim historik nuk mund të mendohej pa përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (North Atlantic Treaty Organization) (NATO).
Pavarësia e Kosovës hapi një kapitull të ri historik të çështjes shqiptare.
Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 transformoi në planin diplomatik, si përmbajtjen, ashtu dhe objektivat e asaj, që është quajtur që nga koha e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 si “çështja shqiptare”.
Related Results
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Në vitet e socializmit, pushteti popullor në Shqipëri, madje e gjithë shoqëria shqiptare, u jepnin rëndësi të posaçme dhe kishin, po kështu, edhe vlerësim t...
Derallajt, rruga deri te pavarësia
Derallajt, rruga deri te pavarësia
Objekt studimi, i këtij punimi shkencor është veprimtaria politike-ushtarake e Derallëve – Mehmet Pashë Derallës, në valën e kryengritjes së përgjithshme shqiptare. Në këtë e për n...
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksion...
Kontribut per bibliografine e folkloristikes shqiptare
Kontribut per bibliografine e folkloristikes shqiptare
Në kë të bibliografi janë përmbledhur materiale të folklorit gojor e muzikor, punime monografike, studime etj. të botuara nga autorë shqiptarë në vitet 1945-1968. Duke u nisur nga ...
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës s...
Një ngjitje e suksesshme
Një ngjitje e suksesshme
Vëllimi me tregime “Enigma e një nate” që ka për autor Avdulla Kënaçin, shënon në letërsinë shqipe dimensione të reja integruese, duke u bërë pjesë përbërëse e letërsisë bashkëkoho...
Kontributi i Medresesë “Alauddin” në strehimin e studentëve shqiptarë gjatë vitit 1990 pas dëbimit nga universiteti dhe konviktet nga regjimi Serb
Kontributi i Medresesë “Alauddin” në strehimin e studentëve shqiptarë gjatë vitit 1990 pas dëbimit nga universiteti dhe konviktet nga regjimi Serb
Medreseja e Ulët shqiptare (“Aluddin”) u hap dhe e filloi punën e saj edukativo-arsimore më 01.11.1951 në qytetin e Prishtinës. Medreseja e Ulët shqiptare funksiononte në kuadër të...

