Javascript must be enabled to continue!
Shqipja letrare si koine mbidialektore
View through CrossRef
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde. Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rrethanat jashtëgjuhësore (historike, fetare, arsimore-kulturore) dhe rrethanat gjuhësore që kanë përcaktuar ecurinë e zhvillimit të shqipes letrare. Lidhur me mbështetjen e shqipes standarde mbi variantin letrar të toskërishtes autori vlerëson dy arsye kryesore: nga njëra anë, një afri më e madhe e brendshme e të folmeve të saj (sidomos të toskërishtes së mirëfilltë), dhe nga ana tjetër, një epërsi e theksuar e trevave jugore nga pikëpamja e gjendjes kulturore-arsimore, që pati si pasojë edhe epërsinë e atyre trevave në jetën politike e intelektuale. Shqipja e sotme standarde përfaqëson një zhvillim organik të koinesë letrare toske, e cila përthithi elemente të rëndësishme heterodialektore, veçanërisht në vitet ’50–’60, duke u shndërruar nga një koine brenda dialektit të jugut, në një koine me elemente edhe prej dialektit të veriut.
Title: Shqipja letrare si koine mbidialektore
Description:
Në artikull diskutohet teza e prof.
A.
Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksionet e gjuhës standarde.
Autori pajtohet me këtë pikëpamje dhe përpiqet ta argumentojë më tej duke marrë në shqyrtim rrethanat jashtëgjuhësore (historike, fetare, arsimore-kulturore) dhe rrethanat gjuhësore që kanë përcaktuar ecurinë e zhvillimit të shqipes letrare.
Lidhur me mbështetjen e shqipes standarde mbi variantin letrar të toskërishtes autori vlerëson dy arsye kryesore: nga njëra anë, një afri më e madhe e brendshme e të folmeve të saj (sidomos të toskërishtes së mirëfilltë), dhe nga ana tjetër, një epërsi e theksuar e trevave jugore nga pikëpamja e gjendjes kulturore-arsimore, që pati si pasojë edhe epërsinë e atyre trevave në jetën politike e intelektuale.
Shqipja e sotme standarde përfaqëson një zhvillim organik të koinesë letrare toske, e cila përthithi elemente të rëndësishme heterodialektore, veçanërisht në vitet ’50–’60, duke u shndërruar nga një koine brenda dialektit të jugut, në një koine me elemente edhe prej dialektit të veriut.
Related Results
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësim...
Rreth problemeve të normes ne lëmin e fonetikes së shqipes së sotme letrare
Rreth problemeve të normes ne lëmin e fonetikes së shqipes së sotme letrare
Studimi i problemeve të gjuhës letrare, përcaktimi dhe argumen- timi teorik i normës letrare sot përbën një detyrë të ditës me rëndësi të madhe praktike, prandaj këtu është përqënd...
A NEW INTERACTIVE PARADIGM FOR THE STUDY OF ANCIENT CIVILIZATIONS
A NEW INTERACTIVE PARADIGM FOR THE STUDY OF ANCIENT CIVILIZATIONS
The study of the interaction among ancient civilizations with a special focus on the Archaic period has developed three paradigms, including a comparative approach, a regional appr...
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar...
Note su Koinè
Note su Koinè
This paper aims to outline the history of
koinè,
both as a concept and as a term. As far as the Italian language is concerned, the concept o...
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvi...
Rrënjët që fluturojnë
Rrënjët që fluturojnë
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së di...
Poezia për fëmijë e Anton Çettës
Poezia për fëmijë e Anton Çettës
Në punim bëhet fjalë për poezitë për fëmijë të shkruara nga Anton Çetta. Fillimisht theksohet se ai veprimtarinë e tij e kishte orientuar në mbledhjen, botimin dhe studimin e kriji...

