Javascript must be enabled to continue!
Rrënjët që fluturojnë
View through CrossRef
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së diasporës, është e një rëndësie të veçantë, për shkak të produkteve letrare, për shkak të tematikës si dhe për shkak të impaktit historik, politik e social që gjithnjë ka rrezatuar. Megjithatë, deri më sot, kjo çështje nuk është studiuar në mënyrë sistematike dhe nga rrafshe e pikëshikime të ndryshme. Andaj, sot, më parë se për rezultatet do të mund të diskutonim për konceptet iniciale, diferencimin e tyre si dhe për rolin e formësimit të një kulture të tillë të përgjithshme letrare në kontekstin tonë. Rruga më e mirë për t’iu qasur është këndvështrimi interdisiplinar dhe multidisiplinar: një vështrim nga konteksti historik, gjeografik, antropologjik, etnografik, politik e psikologjik.
Title: Rrënjët që fluturojnë
Description:
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së diasporës, është e një rëndësie të veçantë, për shkak të produkteve letrare, për shkak të tematikës si dhe për shkak të impaktit historik, politik e social që gjithnjë ka rrezatuar.
Megjithatë, deri më sot, kjo çështje nuk është studiuar në mënyrë sistematike dhe nga rrafshe e pikëshikime të ndryshme.
Andaj, sot, më parë se për rezultatet do të mund të diskutonim për konceptet iniciale, diferencimin e tyre si dhe për rolin e formësimit të një kulture të tillë të përgjithshme letrare në kontekstin tonë.
Rruga më e mirë për t’iu qasur është këndvështrimi interdisiplinar dhe multidisiplinar: një vështrim nga konteksti historik, gjeografik, antropologjik, etnografik, politik e psikologjik.

