Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Timologjia letrare e Bajram Krasniqit

View through CrossRef
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësimin dhe mendimin letrar shqiptar. Emri i Bajram Krasniqit vjen në letrat shqipe si një vetje premtuese, si një simbiozë që përbashkon në një talentin e rrallë interpretues me dijetarin e pajisur me njohuri të gjithanshme teorike e historiko-letrare që do t’i mundësojnë bërjen e sintezave mbi autorë, vepra, fenomene letrare, zhanre, mbi tipologjinë letrare dhe përgjithësisht mbi aspekte të kronologjisë zhvillimore të letërsisë shqipe. Përtej kësaj, faktet letrare shqipe, jo një herë, në studimet e tij, i vë në korrelacion me ato të letërsive të popujve përreth, madje edhe me vlera të përbotshme letrare. Që në veprën e tij të parë “Komunikime letrare” (Prishtinë, 1980) ai do të dëshmojë kapacitetet e tij aksiologjike nëpërmjet shenjave të qarta të formësimit të një timologjie vetjake letrare. Nuk është fjala vetëm për një lexim ndryshe të letërsisë, ngaqë Bajram Krasniqi, me vizionin e tij interpretues dhe njohës, ka ecur në rrugën e formësimit të një sistemi vetjak vlerësues. Kjo e bën që të veçohet si një kritik letrar dhe studiues letërsie me identitet të veçantë. Një autor që nuk ndoqi modele dhe që, fatkeqësisht, nuk u pasua si një model në kritikën tonë letrare dhe as në studimet tona letrare.
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Description:
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësimin dhe mendimin letrar shqiptar.
Emri i Bajram Krasniqit vjen në letrat shqipe si një vetje premtuese, si një simbiozë që përbashkon në një talentin e rrallë interpretues me dijetarin e pajisur me njohuri të gjithanshme teorike e historiko-letrare që do t’i mundësojnë bërjen e sintezave mbi autorë, vepra, fenomene letrare, zhanre, mbi tipologjinë letrare dhe përgjithësisht mbi aspekte të kronologjisë zhvillimore të letërsisë shqipe.
Përtej kësaj, faktet letrare shqipe, jo një herë, në studimet e tij, i vë në korrelacion me ato të letërsive të popujve përreth, madje edhe me vlera të përbotshme letrare.
Që në veprën e tij të parë “Komunikime letrare” (Prishtinë, 1980) ai do të dëshmojë kapacitetet e tij aksiologjike nëpërmjet shenjave të qarta të formësimit të një timologjie vetjake letrare.
Nuk është fjala vetëm për një lexim ndryshe të letërsisë, ngaqë Bajram Krasniqi, me vizionin e tij interpretues dhe njohës, ka ecur në rrugën e formësimit të një sistemi vetjak vlerësues.
Kjo e bën që të veçohet si një kritik letrar dhe studiues letërsie me identitet të veçantë.
Një autor që nuk ndoqi modele dhe që, fatkeqësisht, nuk u pasua si një model në kritikën tonë letrare dhe as në studimet tona letrare.

Related Results

Rreth problemeve të normes ne lëmin e fonetikes së shqipes së sotme letrare
Rreth problemeve të normes ne lëmin e fonetikes së shqipes së sotme letrare
Studimi i problemeve të gjuhës letrare, përcaktimi dhe argumen- timi teorik i normës letrare sot përbën një detyrë të ditës me rëndësi të madhe praktike, prandaj këtu është përqënd...
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar...
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvi...
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Shqipja letrare si koine mbidialektore
Në artikull diskutohet teza e prof. A. Kostallarit se shqipja standarde përfaqëson një koine letrare sui generis dhe jo një varietet letrar që në rrethana të caktuara mori funksion...
Rrënjët që fluturojnë
Rrënjët që fluturojnë
Për letërsinë shqiptare, për historinë e saj, për studimet letrare shqipe, vështruar në kontekstin diakronik e sinkronik, tema e migrimit, e diasporës letrare apo e letërsisë së di...
Poezia për fëmijë e Anton Çettës
Poezia për fëmijë e Anton Çettës
Në punim bëhet fjalë për poezitë për fëmijë të shkruara nga Anton Çetta. Fillimisht theksohet se ai veprimtarinë e tij e kishte orientuar në mbledhjen, botimin dhe studimin e kriji...
Portret jednog šejha: Hadži Bajram Veli
Portret jednog šejha: Hadži Bajram Veli
Šejh Hadži Bajram Veli, rođen i umro u Ankari u XV vijeku, bio je učitelj Akšemsuddinu koji se smatra duhovnim mentorom sultana Mehmeda Fatiha. Također, učitelj Hadži Bajrama Velij...
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
Kritika letrare shqiptare e ka trajtuar tradicionalisht gjuhën si mjet të rrëfimit, si sistem shenjash nëpërmjet të cilit autori transmeton tregimin dhe idetë e veta, duke lënë në ...

Back to Top