Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968

View through CrossRef
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”. Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi rrugë organizimit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në të cilin u vendosën rregullat drejtshkrimore. Në diskutimet e Konsultës shtroheshin dy aspekte të çështjes: njëri kishte të bënte me zgjedhjen e kodit, përkatësisht me mundësinë që dallimet midis dy varianteve gjuhësore të rrafshoheshin, ndërsa aspekti i dytë prekte drejtpërsëdrejti çështjen që shqiptarët duhet të kishin vetëm një gjuhë të shkruar. Mendohej se ekzistenca e dy varianteve të gjuhës letrare mund të kishte implikime shumë më të gjera nacionale-politike. Vendimi kryesor i Konsultës ishte pranimi i menjëhershëm i projektit të përmendur nga Tirana për një gjuhë të vetme letrare si gjuhë e shkrimit për shqiptarët e Jugosllavisë. Vërejtjet e shumta për detajet lidhur me kodin do të dërgoheshin më tej për shqyrtim. Rezoluta u mbështet publikisht nga kryetari i Kuvendit të Krahinës, Fadil Hoxha. Konsulta gjuhësore e Prishtinës në të vërtetë i dha fund zhvillimit paralel të dy gjuhëve të shkrimit. Kongresi i Drejtshkrimit katër vjet më vonë në Tiranë vetëm e vërtetonte këtë gjendje të krijuar. Akademik Idriz Ajeti është njeriu që ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe. Ai ishte një përkrahës i fuqishëm i gjuhës së njësuar. Me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare, Ajeti shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës 1968, “Një komb- një gjuhë letrare kombëtare”!
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Description:
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”.
Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi rrugë organizimit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në të cilin u vendosën rregullat drejtshkrimore.
Në diskutimet e Konsultës shtroheshin dy aspekte të çështjes: njëri kishte të bënte me zgjedhjen e kodit, përkatësisht me mundësinë që dallimet midis dy varianteve gjuhësore të rrafshoheshin, ndërsa aspekti i dytë prekte drejtpërsëdrejti çështjen që shqiptarët duhet të kishin vetëm një gjuhë të shkruar.
Mendohej se ekzistenca e dy varianteve të gjuhës letrare mund të kishte implikime shumë më të gjera nacionale-politike.
Vendimi kryesor i Konsultës ishte pranimi i menjëhershëm i projektit të përmendur nga Tirana për një gjuhë të vetme letrare si gjuhë e shkrimit për shqiptarët e Jugosllavisë.
Vërejtjet e shumta për detajet lidhur me kodin do të dërgoheshin më tej për shqyrtim.
Rezoluta u mbështet publikisht nga kryetari i Kuvendit të Krahinës, Fadil Hoxha.
Konsulta gjuhësore e Prishtinës në të vërtetë i dha fund zhvillimit paralel të dy gjuhëve të shkrimit.
Kongresi i Drejtshkrimit katër vjet më vonë në Tiranë vetëm e vërtetonte këtë gjendje të krijuar.
Akademik Idriz Ajeti është njeriu që ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe.
Ai ishte një përkrahës i fuqishëm i gjuhës së njësuar.
Me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare, Ajeti shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës 1968, “Një komb- një gjuhë letrare kombëtare”!.

Related Results

Performanca dhe politika gjuhësore për onomastikën – toponiminë
Performanca dhe politika gjuhësore për onomastikën – toponiminë
Studimi paraqet hulumtimin e bërë për një hark kohor prej 110 vjetësh tek emërvendet e një bashkësie gjuhësore, për rritjen e performancës në onomastikë. Ky studim i plotëson më te...
E folmja e Kudhësit
E folmja e Kudhësit
Kudhësi, është i vetmi fshat në krahinë, që ka qenë i “larguar” nga syri i udhëtarëve, ushtrive dhe vizitorëve. Gjashtë kilometra larg vijës bregdetare e kanë bërë të jetë mbështet...
Lokucione ndajfoljore me strukturë dyfjalëshe
Lokucione ndajfoljore me strukturë dyfjalëshe
Sot është i njohur kuptimi i termit “lokucion” si grup fjalësh me lidhje të qëndrueshme, i barazvlershëm me fjalën kuptimisht dhe gramatikisht, por jo i njëjtë me të.1 Duhet mbajtu...
Semantika dhe termat
Semantika dhe termat
Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendj...
In memoriam: Prof. dr. Liman Rushiti (1942-2024)
In memoriam: Prof. dr. Liman Rushiti (1942-2024)
Më 29 shtator 2024, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë prof. dr. Liman Rushiti. Liman Rushiti lindi më 25 qershor 1942 në fshatin Sazli të komunës së Ferizajt. Shkollën fillore e kr...
Prof.dr.Tahir Abdyli (1942-2015)
Prof.dr.Tahir Abdyli (1942-2015)
Me 14 shkurt 2015, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë në Prishtinë u shua Prof.dr.Tahir Abdyli, historiani i mirënjohur shqiptar dhe drejtori shumë vjeçar i Institutit të Histori...
Shefkije Islamaj, Gjergj Fishta - Gjuha dhe stili I, II
Shefkije Islamaj, Gjergj Fishta - Gjuha dhe stili I, II
Përurimi i monografisë së studiueses së mirënjohur prof. dr. Shefkije Islamaj “GJERGJ FISHTA – Gjuha dhe stili, në 2 vëllime”,në prag të jubileut të madh të 100-vjetorit të shtetit...
Kontributi i Zellig Sabbetai Harris për gjuhësinë (The Contribution of Zellig Sabbetai Harris for Linguistics)
Kontributi i Zellig Sabbetai Harris për gjuhësinë (The Contribution of Zellig Sabbetai Harris for Linguistics)
<b>Albanian Abstract:</b> Në vitet e ’30-ta (shek. XX) studiuesit që dhanë kontribut në fushën e gjuhësisë deskriptive ishin Leonard Bloomfield, Eduard Sapiri etj., mir...

Back to Top