Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Poezia për fëmijë e Anton Çettës

View through CrossRef
Në punim bëhet fjalë për poezitë për fëmijë të shkruara nga Anton Çetta. Fillimisht theksohet se ai veprimtarinë e tij e kishte orientuar në mbledhjen, botimin dhe studimin e krijimtarisë letrare gojore. Ai gjithashtu në fillimet e punës se tij krahas mbledhjes së folklorit ka shkruar poezi për fëmijë dhe është marrë edhe me përkthime nga frëngjishtja dhe italishtja. Si rezultat i punës në mbledhjen e krijimtarisë letrare gojore ka botuar disa vëllime me prozë dhe poezi. Në vitin 2020 u botua kompleti i veprimtarisë së tij, si mbledhës i folklorit, studiues, poet për fëmijë, dhe prijës i pajtimit të gjaqeve, në trembëdhjetë vëllime, botim i Institutit Albanologjik i përgatitur në përkujdesjen e punonjësve shkencorë të Degës së Folklorit. Në vëllimin e parë të këtij kompleti janë botuar vjershat për fëmijë që profesor Antoni i kishte botuar për herë të parë në vitin 1955, të cilat janë ribotuar disa herë në një vëllim të titulluar “ Në prehër të gjyshes” . Këto vjersha për fëmijë i ka krijuar duke e pasur si frymëzim krijimtarinë letrare gojore e sidomos përrallën, gojëdhënën, kallëzimin, anekdotën si dhe format e vogla të krijimtarisë letrare gojore siç janë: gjëegjëza, enigma, fjalët e urta etj. Profesor Antoni ka lënë në dorëshkrim edhe një tufë poezish për fëmijë, të cilat i kishte titulluar “Vjeti gazmuer”. Poezitë e titulluara “ Në prehër të gjyshes” janë botuar dhe ribotuar disa herë, ndërsa poezitë e vëllimit “ Vjeti gazmuer” si tërësi botohen për herë të parë. Të parat, duke qenë në qarkullim për një kohë të gjatë, janë mirëpritur nga lexuesit dhe kanë bërë ndikimin e tyre, ndërsa këto të dytat nuk janë botuar si tërësi në një vëllim të veçantë, me përjashtim të ndonjërës që ishte Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 50/2020 MYZAFERE MUSTAFA 28 botuar në gazetat apo revistat e kohës. Vjershat e vëllimit “ Në prehër të gjyshes” ndryshojnë nga tematika dhe subjekti i trajtuar nga vjershat e lëna në dorëshkrim , prandaj edhe janë analizuar ndaras.
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Poezia për fëmijë e Anton Çettës
Description:
Në punim bëhet fjalë për poezitë për fëmijë të shkruara nga Anton Çetta.
Fillimisht theksohet se ai veprimtarinë e tij e kishte orientuar në mbledhjen, botimin dhe studimin e krijimtarisë letrare gojore.
Ai gjithashtu në fillimet e punës se tij krahas mbledhjes së folklorit ka shkruar poezi për fëmijë dhe është marrë edhe me përkthime nga frëngjishtja dhe italishtja.
Si rezultat i punës në mbledhjen e krijimtarisë letrare gojore ka botuar disa vëllime me prozë dhe poezi.
Në vitin 2020 u botua kompleti i veprimtarisë së tij, si mbledhës i folklorit, studiues, poet për fëmijë, dhe prijës i pajtimit të gjaqeve, në trembëdhjetë vëllime, botim i Institutit Albanologjik i përgatitur në përkujdesjen e punonjësve shkencorë të Degës së Folklorit.
Në vëllimin e parë të këtij kompleti janë botuar vjershat për fëmijë që profesor Antoni i kishte botuar për herë të parë në vitin 1955, të cilat janë ribotuar disa herë në një vëllim të titulluar “ Në prehër të gjyshes” .
Këto vjersha për fëmijë i ka krijuar duke e pasur si frymëzim krijimtarinë letrare gojore e sidomos përrallën, gojëdhënën, kallëzimin, anekdotën si dhe format e vogla të krijimtarisë letrare gojore siç janë: gjëegjëza, enigma, fjalët e urta etj.
Profesor Antoni ka lënë në dorëshkrim edhe një tufë poezish për fëmijë, të cilat i kishte titulluar “Vjeti gazmuer”.
Poezitë e titulluara “ Në prehër të gjyshes” janë botuar dhe ribotuar disa herë, ndërsa poezitë e vëllimit “ Vjeti gazmuer” si tërësi botohen për herë të parë.
Të parat, duke qenë në qarkullim për një kohë të gjatë, janë mirëpritur nga lexuesit dhe kanë bërë ndikimin e tyre, ndërsa këto të dytat nuk janë botuar si tërësi në një vëllim të veçantë, me përjashtim të ndonjërës që ishte Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 50/2020 MYZAFERE MUSTAFA 28 botuar në gazetat apo revistat e kohës.
Vjershat e vëllimit “ Në prehër të gjyshes” ndryshojnë nga tematika dhe subjekti i trajtuar nga vjershat e lëna në dorëshkrim , prandaj edhe janë analizuar ndaras.

Related Results

British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
1. The Committee have received a request from the Tea and Coffee Division for advice as to appropriate standards for liquid “coffee essences” including coffee and chicory essences,...
Poet Sulejman Naibi
Poet Sulejman Naibi
Përhapja e islamit në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga problemet historike,  sociale  dhe  fetare  që  tërheq  vëmendjen e studiuesve. Debatet akademike ndahen në parashtrimin e ...
Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi
Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi
Ky punim trajton krijimtarinë për fëmijë të Adelina Mamaqit, me ç’rast analizohen veprat e saj të botuara deri në vitin 1990. Në qendër të punimit është mënyra se si autorja ndërth...
Antiepileptic Effects of a Calcium Antagonist (Nimodipine) on Cefazolin‐Induced Epileptogenic Foci in Rabbits
Antiepileptic Effects of a Calcium Antagonist (Nimodipine) on Cefazolin‐Induced Epileptogenic Foci in Rabbits
Summary: The epileptogenic properties of cefazolin (CFZ) were utilized to induce an electrophysiological pattern of epilepsy in the rabbit. CFZ, cortically applied in different co...
Psikoterapia mbështetëse në ndërveprimet prind-fëmijë me zhvillim atipik në Shqipëri
Psikoterapia mbështetëse në ndërveprimet prind-fëmijë me zhvillim atipik në Shqipëri
Objektivi i këtij punimi është të prezantojë Modelin e punës terapeutike SEAI dhe të identifikojë efektet e ndërveprimit diadik prind-fëmijë dhe efikasitetin e kësaj ndërhyrje në t...
Vlerësimi i komunikimit prind-fëmijë si ndërhyrje parandaluese për varësinë nga droga
Vlerësimi i komunikimit prind-fëmijë si ndërhyrje parandaluese për varësinë nga droga
Varësia dhe abuzimit me substanca përbëjne sot një sfidë për shëndetin publik por edhe për psikologet apo specialistet e angazhuar në cështje te ndryshme te shendetit mendor. Stati...
Poezia e burgut
Poezia e burgut
Përmbajtje e shkurtër. – Visar Zhiti, ashtu si edhe Arshi Pipa, Lazër Radi, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Maks Velo, Daut Gumeni etj., është poet që ka krijuar në burgje, po ai dallo...
Wyniki badań recydywistów alkoholików o początku przestępczości po ukończeniu 25 lat
Wyniki badań recydywistów alkoholików o początku przestępczości po ukończeniu 25 lat
In 1965 - 1966, when studying the data on the delinquency of 440 recidivists aged 26 - 35, who had been convicted many (at least 4) times, it was ascertained that only 50 of them (...

Back to Top