Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi

View through CrossRef
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin me eksponate të reja. Muzeu i Kosovës përkundër vështirësive, rrethanave dhe sfidave që ka kaluar gjatë veprimtarisë së tij, që nga themelimi në vitin 1949, ka arritur që t`i japë shumë fushës së kulturës. Duke filluar kështu me hulumtimet e para të mirëfillta në Kosovë në fushën e arkeologjisë, pastaj të etnologjisë, të na- tyrës, të historisë e të tjera. Ka arritur ta zbulojë thesarin arkeologjik dhe me dhjetëra lokalitete arkeologjike të Kosovës. Një numër i madh i eksponateve arkeologjike, etnologjike, historike, të natyrës, numizmatikës, pastaj doku- mente, fotografi, janë mbledhur dhe sjellë në muze nga punëtorët e tij, duke krijuar kështu koleksionet e para, të cilat tashmë janë të shumta, të peri- udhave dhe të fushave të ndryshme. Janë hapur institucione të reja kulturore në kuadër të Muzeut të Kosovës. Fondin e etnologjisë e përbëjnë disa mijëra eksponate, që prezantojnë kryesisht periudhën e shekujve XVIII-XX, dhe të cilat mund të klasifikohet sipas periudhave historike, përbërjes lëndore, përkatësive etnokulturore dhe strukturave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shoqërore. Vëmendja për këtë punim do të jetë te pjesa e historisë gojore, e kujtesës, e trashëgimisë familjare si dhe e vlerave kulturore, artistike, shpirtërore të eksponateve të mbledhura dhe të dhuruara nga qytetarët gjatë viteve të fundit. Janë gjithsej gjashtë bashkëbisedime të subjekteve të ndryshme, që janë përshkruar sipas eksponateve, të cilat i kanë dhuruar. Sfidë mbetet shka- tërrimi i qindra mijëra objekteve dhe shtëpive familjare bashkë me eks- ponate, gjatë luftës së fundit në Kosovë, mungesa e hulumtimeve kërkimore– mbledhëse dhe mosndarja e buxhetit për blerje të koleksioneve private. Gjithashtu zhvillimet e shpejta ekonomike, shoqërore dhe teknologjike dhe mënyra e jetesës në kohët moderne, duke detyruar familjet që të mos përdorin më gjëra të vjetra të trashëguara nga paraardhësit e tyre.
Instituti Albanologjik-Prishtinë
Title: Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Description:
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin me eksponate të reja.
Muzeu i Kosovës përkundër vështirësive, rrethanave dhe sfidave që ka kaluar gjatë veprimtarisë së tij, që nga themelimi në vitin 1949, ka arritur që t`i japë shumë fushës së kulturës.
Duke filluar kështu me hulumtimet e para të mirëfillta në Kosovë në fushën e arkeologjisë, pastaj të etnologjisë, të na- tyrës, të historisë e të tjera.
Ka arritur ta zbulojë thesarin arkeologjik dhe me dhjetëra lokalitete arkeologjike të Kosovës.
Një numër i madh i eksponateve arkeologjike, etnologjike, historike, të natyrës, numizmatikës, pastaj doku- mente, fotografi, janë mbledhur dhe sjellë në muze nga punëtorët e tij, duke krijuar kështu koleksionet e para, të cilat tashmë janë të shumta, të peri- udhave dhe të fushave të ndryshme.
Janë hapur institucione të reja kulturore në kuadër të Muzeut të Kosovës.
Fondin e etnologjisë e përbëjnë disa mijëra eksponate, që prezantojnë kryesisht periudhën e shekujve XVIII-XX, dhe të cilat mund të klasifikohet sipas periudhave historike, përbërjes lëndore, përkatësive etnokulturore dhe strukturave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shoqërore.
Vëmendja për këtë punim do të jetë te pjesa e historisë gojore, e kujtesës, e trashëgimisë familjare si dhe e vlerave kulturore, artistike, shpirtërore të eksponateve të mbledhura dhe të dhuruara nga qytetarët gjatë viteve të fundit.
Janë gjithsej gjashtë bashkëbisedime të subjekteve të ndryshme, që janë përshkruar sipas eksponateve, të cilat i kanë dhuruar.
Sfidë mbetet shka- tërrimi i qindra mijëra objekteve dhe shtëpive familjare bashkë me eks- ponate, gjatë luftës së fundit në Kosovë, mungesa e hulumtimeve kërkimore– mbledhëse dhe mosndarja e buxhetit për blerje të koleksioneve private.
Gjithashtu zhvillimet e shpejta ekonomike, shoqërore dhe teknologjike dhe mënyra e jetesës në kohët moderne, duke detyruar familjet që të mos përdorin më gjëra të vjetra të trashëguara nga paraardhësit e tyre.

Related Results

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit
Qytetërimi në thelb nuk është tjetër gjë, veçse aftësia e shoqërive njerëzore për t’i mbijetuar shuarjes biologjike të individëve që e përbëjnë atë, përmes transmetimit në brezat p...
Vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare
Vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare
Shqipëria, një vend i vogël, por me shumë pasuri natyrore, arkeologjike dhe kulturore, ka arritur të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore dhe të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...

Back to Top