Javascript must be enabled to continue!
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
View through CrossRef
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes leximit dhe zhvillimit në të gjitha shfaqjet e tij, duke përfshirë edhe anën ekonomike. Një shoqëri që lexon, nuk mund të jetë e varfër. Aty ku lexohet më shumë, aty jetohet më mirë, aty njeriu vetërealizohet më mirë, e përmbush misionin dhe funksionin e tij si qenie më mirë dhe më plotësisht sesa tjetërkund. Të para në këtë këndvështrim, problemet e botës sot, ashtu sikurse dje, nuk janë probleme të zhvillimit, por të leximit.
Bota e zhvilluar, në të vërtetë dhe në thelb, është botë e lexuar. Vendet e botës që vuajnë nga problemet e zhvillimit të ulët ekonomik, nuk mund të kapin ritmin e zhvillimit pa masivizuar kulturën e leximit. Raporti midis varfërisë dhe leximit është një lidhje e zhdrejtë, e përhershme, e dëshmuar dhe e vërtetuar historikisht. Afrika është pjesa e botës që e shembullon lidhjen që ekziston mes mungesës së leximit dhe mungesës së zhvillimit. Është kontinenti më i pasur në burime natyrore. Është po ashtu edhe kontinenti më i vjetër dhe djepi i njerëzimit. Është copëtoka me kushtet më të favorshme klimatike për mirëqenien e njeriut. Aty, në dallim nga të gjitha kontinentet e tjera, nuk ekziston dimri si stinë. Është pranverë dhe verë e përjetshme. Është edhe copëtoka më e qëndrueshme në pllakat tektonike të tokës. Aty ndodhin më pak tërmete, vullkane, uragane dhe fatkeqësi natyrore sesa në pjesët e tjera të botës. Edhe nëntoka e saj është më e pasura nga të gjitha kontinentet e tjera. Megjithatë është më pak i zhvilluari kontinent në rruzullin njerëzor. Nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e njerëzve nga ky kontinent për zhvillim e qytetërim. Ata janë ndërtuesit e mrekullive të qytetërimit Evropian dhe të Amerikës, përveçse ndërtuesit e qendrave të ndryshme të qytetërimit, nga më të pasurat dhe më të lashtat në historinë e njerëzimit. Asgjë nuk i mungon Afrikës së madhe dhe origjinale për të qenë e zhvilluar dhe e përparuar si zonat e tjera të botës, përveç leximit. Asgjë nuk u mungon as afrikave të vogla të shpërndara anekënd botës, përveçse kryefjalës dhe kryeçelësit të zhvillimit dhe përparimit: leximit.
Title: Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Description:
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor.
Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes leximit dhe zhvillimit në të gjitha shfaqjet e tij, duke përfshirë edhe anën ekonomike.
Një shoqëri që lexon, nuk mund të jetë e varfër.
Aty ku lexohet më shumë, aty jetohet më mirë, aty njeriu vetërealizohet më mirë, e përmbush misionin dhe funksionin e tij si qenie më mirë dhe më plotësisht sesa tjetërkund.
Të para në këtë këndvështrim, problemet e botës sot, ashtu sikurse dje, nuk janë probleme të zhvillimit, por të leximit.
Bota e zhvilluar, në të vërtetë dhe në thelb, është botë e lexuar.
Vendet e botës që vuajnë nga problemet e zhvillimit të ulët ekonomik, nuk mund të kapin ritmin e zhvillimit pa masivizuar kulturën e leximit.
Raporti midis varfërisë dhe leximit është një lidhje e zhdrejtë, e përhershme, e dëshmuar dhe e vërtetuar historikisht.
Afrika është pjesa e botës që e shembullon lidhjen që ekziston mes mungesës së leximit dhe mungesës së zhvillimit.
Është kontinenti më i pasur në burime natyrore.
Është po ashtu edhe kontinenti më i vjetër dhe djepi i njerëzimit.
Është copëtoka me kushtet më të favorshme klimatike për mirëqenien e njeriut.
Aty, në dallim nga të gjitha kontinentet e tjera, nuk ekziston dimri si stinë.
Është pranverë dhe verë e përjetshme.
Është edhe copëtoka më e qëndrueshme në pllakat tektonike të tokës.
Aty ndodhin më pak tërmete, vullkane, uragane dhe fatkeqësi natyrore sesa në pjesët e tjera të botës.
Edhe nëntoka e saj është më e pasura nga të gjitha kontinentet e tjera.
Megjithatë është më pak i zhvilluari kontinent në rruzullin njerëzor.
Nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e njerëzve nga ky kontinent për zhvillim e qytetërim.
Ata janë ndërtuesit e mrekullive të qytetërimit Evropian dhe të Amerikës, përveçse ndërtuesit e qendrave të ndryshme të qytetërimit, nga më të pasurat dhe më të lashtat në historinë e njerëzimit.
Asgjë nuk i mungon Afrikës së madhe dhe origjinale për të qenë e zhvilluar dhe e përparuar si zonat e tjera të botës, përveç leximit.
Asgjë nuk u mungon as afrikave të vogla të shpërndara anekënd botës, përveçse kryefjalës dhe kryeçelësit të zhvillimit dhe përparimit: leximit.
Related Results
Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panora...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

