Javascript must be enabled to continue!
Kritikë dhe bibliografi
View through CrossRef
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më të shquar austriak i kohëve të sotme, dhe si i tillë është pjesë dhe vazhdimësi e traditës së pasur të albanologjisë austro-gjermane. Studiuesi është njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, hapësirës dhe botës shqiptare në tërësi, po ashtu veprimtar aktiv përmes pjesëmarrjes nëpër konferenca shkencore dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore si në Vjenë, Grac, Munih, Regensburg, Tiranë, Shkodër, Prishtinë, Shkup e Tetovë etj., që kanë të bëjnë sidomos me këtë fushë dhe periudhë kohore që trajton monografia në fjalë. Kurt Gostentschnigg bashkëpunon ngushtë me studiuesit më me nam austro-gjermanë dhe me hulumtuesit shqiptarë nga të gjitha viset e botës shqiptare. Përshtypja e parë sapo ke në dorë këtë monografi, si për nga vëllimi me mbi 800 faqe, teksti i ngjeshur, ndërtimi, aparatura shkencore (me mbi 2500 fusnota), korpusi i pasur, literatura profesionale e shfrytëzuar mjaft e pasur, të bindin për peshën dhe vlerën që ka ky libër i rrallë në këtë fushë. Peshën ia shtojnë edhe temat e trajtuara dhe periudha e gjatë kohore, vendimtare për fillet dhe zhvillimin e albanologjisë austro-hungareze 1867-1918 dhe në përgjithësi albanologjisë si shkencë. Kjo monografi përbëhet prej gjithsej tetë pjesëve; nis me pjesën hyrëse, vijojnë pesë kapitujt kryesor konceptuar sipas fushave: shkencore, politike, ushtarake, fusha e austrofilëve dhe interakcioni i fushave, kapitulli i gjashtë jep konkluzionet dhe i shtati përmban shtojcën me bibliografi dhe literaturën e shfrytëzuar. Hyrja e monografisë trajton arsyet dhe stadin e hulumtimeve, mendimet teorike, qëllimet dhe çështjen e hulumtimit, metodën e studimit dhe teoritë mbi të cilat mbështetet studimi.
Title: Kritikë dhe bibliografi
Description:
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më të shquar austriak i kohëve të sotme, dhe si i tillë është pjesë dhe vazhdimësi e traditës së pasur të albanologjisë austro-gjermane.
Studiuesi është njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, hapësirës dhe botës shqiptare në tërësi, po ashtu veprimtar aktiv përmes pjesëmarrjes nëpër konferenca shkencore dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore si në Vjenë, Grac, Munih, Regensburg, Tiranë, Shkodër, Prishtinë, Shkup e Tetovë etj.
, që kanë të bëjnë sidomos me këtë fushë dhe periudhë kohore që trajton monografia në fjalë.
Kurt Gostentschnigg bashkëpunon ngushtë me studiuesit më me nam austro-gjermanë dhe me hulumtuesit shqiptarë nga të gjitha viset e botës shqiptare.
Përshtypja e parë sapo ke në dorë këtë monografi, si për nga vëllimi me mbi 800 faqe, teksti i ngjeshur, ndërtimi, aparatura shkencore (me mbi 2500 fusnota), korpusi i pasur, literatura profesionale e shfrytëzuar mjaft e pasur, të bindin për peshën dhe vlerën që ka ky libër i rrallë në këtë fushë.
Peshën ia shtojnë edhe temat e trajtuara dhe periudha e gjatë kohore, vendimtare për fillet dhe zhvillimin e albanologjisë austro-hungareze 1867-1918 dhe në përgjithësi albanologjisë si shkencë.
Kjo monografi përbëhet prej gjithsej tetë pjesëve; nis me pjesën hyrëse, vijojnë pesë kapitujt kryesor konceptuar sipas fushave: shkencore, politike, ushtarake, fusha e austrofilëve dhe interakcioni i fushave, kapitulli i gjashtë jep konkluzionet dhe i shtati përmban shtojcën me bibliografi dhe literaturën e shfrytëzuar.
Hyrja e monografisë trajton arsyet dhe stadin e hulumtimeve, mendimet teorike, qëllimet dhe çështjen e hulumtimit, metodën e studimit dhe teoritë mbi të cilat mbështetet studimi.
Related Results
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
NUTRACEUTIKËT DHE USHQIMET FUNKSIONALE
Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë p...

