Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal

View through CrossRef
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panoramë shkencore kaq e gjerë dhe shumëformëshe kërkon një fragmentim të dijeve disiplinore dhe secila prej tyre parashikon thellime sektoriale dhe specifike. Është mjaft e qartë se komunikimi joverbal merr pjesë në mënyrë aktive dhe autonome, së bashku me sistemin gjuhësor, në gjenerimin dhe prodhimin e kuptimit të çdo akti komunikativ. Komunikimi joverbal paraqet një nivel të kufizuar të konvencionalitetit (duke përjashtuar gjuhën e shurdhmemecëve dhe emblemat). Mesazhet joverbale janë një përbërës thelbësor i komunikimit në procesin e mësimdhënies. Qeniet njerëzore komunikojnë nëpërmjet shumë kanaleve, por vetëm njëri prej tyre është ai akustik. Në specien tonë, komunikimi akustik mund të jetë verbal dhe zanor, gjë që ndodh kur flasim. Megjithatë, gjuhët e ashtuquajtura të shenjave alternative për të komunikuar në rrethana të veçanta ose në periudha në të cilat të folurit është ndaluar ose penguar nga kushte të ndryshme, mbizotërojnë në përgjithësi komunikimet verbale, por jo me zanore. Gjestet e pashoqëruara nga zëri janë më të lehta për t’u përdorur, kur ekziston nevoja për të ruajtur sekrete, apo për t’u kuptuar në mënyrë të fshehtë, për shembull, kur një pritës do t’ia mbajë të fshehtë gjuajtësit goditjen e ardhshme (në sportin e baseball-it), ose kur një kriminel ka ndërmend t’i fshehë dëshmitarëve disa mesazhe. Kur komunikimi verbal dhe ai joverbal kryqëzohen, ndodh diçka e çuditshme, është rasti i të ashtuquajturit komunikim paradoksal. Ai është aq shumë i përhapur, por kaq i panjohur për publikun e gjerë, dhe ndodh kur gjuha verbale dhe ajo joverbale kundërshtojnë njëra-tjetrën duke krijuar një konflikt, një kontradiktë.
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal
Description:
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre.
Sigurisht që një panoramë shkencore kaq e gjerë dhe shumëformëshe kërkon një fragmentim të dijeve disiplinore dhe secila prej tyre parashikon thellime sektoriale dhe specifike.
Është mjaft e qartë se komunikimi joverbal merr pjesë në mënyrë aktive dhe autonome, së bashku me sistemin gjuhësor, në gjenerimin dhe prodhimin e kuptimit të çdo akti komunikativ.
Komunikimi joverbal paraqet një nivel të kufizuar të konvencionalitetit (duke përjashtuar gjuhën e shurdhmemecëve dhe emblemat).
Mesazhet joverbale janë një përbërës thelbësor i komunikimit në procesin e mësimdhënies.
Qeniet njerëzore komunikojnë nëpërmjet shumë kanaleve, por vetëm njëri prej tyre është ai akustik.
Në specien tonë, komunikimi akustik mund të jetë verbal dhe zanor, gjë që ndodh kur flasim.
Megjithatë, gjuhët e ashtuquajtura të shenjave alternative për të komunikuar në rrethana të veçanta ose në periudha në të cilat të folurit është ndaluar ose penguar nga kushte të ndryshme, mbizotërojnë në përgjithësi komunikimet verbale, por jo me zanore.
Gjestet e pashoqëruara nga zëri janë më të lehta për t’u përdorur, kur ekziston nevoja për të ruajtur sekrete, apo për t’u kuptuar në mënyrë të fshehtë, për shembull, kur një pritës do t’ia mbajë të fshehtë gjuajtësit goditjen e ardhshme (në sportin e baseball-it), ose kur një kriminel ka ndërmend t’i fshehë dëshmitarëve disa mesazhe.
Kur komunikimi verbal dhe ai joverbal kryqëzohen, ndodh diçka e çuditshme, është rasti i të ashtuquajturit komunikim paradoksal.
Ai është aq shumë i përhapur, por kaq i panjohur për publikun e gjerë, dhe ndodh kur gjuha verbale dhe ajo joverbale kundërshtojnë njëra-tjetrën duke krijuar një konflikt, një kontradiktë.

Related Results

Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit
Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit
Termi “globalizëm” është përdorur që në vitet ‘60-të, por mori përmasa më të mëdha pas viteve ‘90, pas shembjes së murit të Berlinit. Në fillim, ky term u përdor në fushën e ekonom...

Back to Top