Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit

View through CrossRef
Termi “globalizëm” është përdorur që në vitet ‘60-të, por mori përmasa më të mëdha pas viteve ‘90, pas shembjes së murit të Berlinit. Në fillim, ky term u përdor në fushën e ekonomisë dhe të ndërmarrjeve, por në vitin 1990 u shtri edhe në fusha të tjera, duke përfshirë gjerësisht edhe masmedian. Procesi i globalizmit konsiderohet si një integrim i të gjithë popujve të rruzullit tokësor në një organizëm, i cili ka hedhur matanë pengesat e lëvizjes së mallrave, tregtisë, teknologjisë, komunikimit ndërnjerëzor, njohurive, kulturave, gjuhëve etj. Ky proces, për një pjesë të njerëzve, ka sjellë vetëm të mira, në të gjitha nivelet e shoqërisë së çdo shteti të globit. Sikundër ka edhe nga ata që nuk i japin vlera të tilla pozitive. Situata e krijuar në planetin tonë shtron para të gjitha shteteve mjaft çështje që kërkojnë zgjidhje, si: A duhet të vazhdojë të jetë modeli amerikan apo perëndimor i zhvillimit dhe konsumit, i vetmi model dominues në shekullin XXI?! A është normale që vetëm një grup vendesh apo institucionesh ndërkombëtare të vendosin për gjithçka në zhvillimin ekonomiko-social të botës?! Një tjetër pyetje mund të shtrohet se si mund të qeveriset globalizmi. Këtë aspekt në vija të përgjithshme e ndjekin mjaft institucione të nivelit botëror, të cilat konsiderohen si përgjegjëset kryesore të menaxhimit të globalizmit. Në fillim të vitit 2020, në tërësinë e planetit tonë u përhap një virus i cili pati shtrirje shumë herë më të madhe sesa elementet e tjera të globalizmit. Duke e parë çështjen me syrin optimist, mund të thuhet se kjo pandemi, mund të bëhet shkaku i prodhimit të disa rezultateve pozitive në politikë. Ajo i dha popujve një përvojë të re menaxhuese, për ta njohur dhe njëherësh për ta menaxhuar këtë të keqe. Specialistët e mjekësisë bënë me të vërtetë një hap të rëndësishëm përpara, duke kaluar në një profesionalizëm mjaft cilësor, sikundër u zbuluan edhe mjaft mangësi menaxhuese. Kjo krizë shtroi nevojën e bashkëpunimit institucional jo vetëm brenda vendeve, por edhe ndërmjet vendeve të ndryshme.
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: Globalizmi dhe pandemia e Koronavirusit
Description:
Termi “globalizëm” është përdorur që në vitet ‘60-të, por mori përmasa më të mëdha pas viteve ‘90, pas shembjes së murit të Berlinit.
Në fillim, ky term u përdor në fushën e ekonomisë dhe të ndërmarrjeve, por në vitin 1990 u shtri edhe në fusha të tjera, duke përfshirë gjerësisht edhe masmedian.
Procesi i globalizmit konsiderohet si një integrim i të gjithë popujve të rruzullit tokësor në një organizëm, i cili ka hedhur matanë pengesat e lëvizjes së mallrave, tregtisë, teknologjisë, komunikimit ndërnjerëzor, njohurive, kulturave, gjuhëve etj.
Ky proces, për një pjesë të njerëzve, ka sjellë vetëm të mira, në të gjitha nivelet e shoqërisë së çdo shteti të globit.
Sikundër ka edhe nga ata që nuk i japin vlera të tilla pozitive.
Situata e krijuar në planetin tonë shtron para të gjitha shteteve mjaft çështje që kërkojnë zgjidhje, si: A duhet të vazhdojë të jetë modeli amerikan apo perëndimor i zhvillimit dhe konsumit, i vetmi model dominues në shekullin XXI?! A është normale që vetëm një grup vendesh apo institucionesh ndërkombëtare të vendosin për gjithçka në zhvillimin ekonomiko-social të botës?! Një tjetër pyetje mund të shtrohet se si mund të qeveriset globalizmi.
Këtë aspekt në vija të përgjithshme e ndjekin mjaft institucione të nivelit botëror, të cilat konsiderohen si përgjegjëset kryesore të menaxhimit të globalizmit.
Në fillim të vitit 2020, në tërësinë e planetit tonë u përhap një virus i cili pati shtrirje shumë herë më të madhe sesa elementet e tjera të globalizmit.
Duke e parë çështjen me syrin optimist, mund të thuhet se kjo pandemi, mund të bëhet shkaku i prodhimit të disa rezultateve pozitive në politikë.
Ajo i dha popujve një përvojë të re menaxhuese, për ta njohur dhe njëherësh për ta menaxhuar këtë të keqe.
Specialistët e mjekësisë bënë me të vërtetë një hap të rëndësishëm përpara, duke kaluar në një profesionalizëm mjaft cilësor, sikundër u zbuluan edhe mjaft mangësi menaxhuese.
Kjo krizë shtroi nevojën e bashkëpunimit institucional jo vetëm brenda vendeve, por edhe ndërmjet vendeve të ndryshme.

Related Results

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

Back to Top