Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES

View through CrossRef
Shqiptarët njihen si një ndër popujt më të vjetër të Evropës, megjithatë ata u çliruan më vonë nga të tjerët. Gjatë historisë, shqiptarët kontribuan në ruajtjen e identitetit kulturor dhe politik të Evropës, por Fuqitë Evropiane, nuk i morën parasysh lutjet dhe kërkesat e shqiptarëve, as në Berlin (1878), as në Londër (1913) dhe as në Paris (1919). Shqiptarët me përpjekjet e veta e realizuan unifikimin kulturor, por nuk arritën ta vëjnë edhe unifikimin politik, sepse kjo nuk varej vetëm prej tyre, kështu mbetën të copëzuar politikisht pa formuar asnjë qendër të fuqishme administrative, politike, diplomatike, ekonomike dhe kulturore, me të cilën do të identifikohej i tërë kombi. Për këtë çështe ka shkruar mjaft në veprat e tij Akademik Rexhep Qosja, që midis tjerash thotë: “E kemi mbijetuar marshin vrastar të historisë, por ka mbetur muri tragjik që e ka ndarë përgjysmë popullin tonë”. Fatet e popujve të vegjël, gjithnjë, i kanë përcaktuar “të mëdhenjtë”. Kështu ka ndodhur edhe me fatin e popullit shqiptar, ku padrejtësia ka qenë shumë e madhe, aq sa nikoqiri i konferencës së ambasadorëve në Londër, Eduard Grej, më 12 gusht 1913, duke dashur të arsyetohet para gjykimit të historisë, deklaron: “Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”. Eduard Grej, nga varri ku pushon, duhet t’i përgjigjet historisë: A u ruajt paqja në Evropë nga sakrifikimi i shqiptarëve?
Title: ARDHMËRIA E KOMBIT SHQIPTAR SIPAS AKADEMIK REXHEP QOSJES
Description:
Shqiptarët njihen si një ndër popujt më të vjetër të Evropës, megjithatë ata u çliruan më vonë nga të tjerët.
Gjatë historisë, shqiptarët kontribuan në ruajtjen e identitetit kulturor dhe politik të Evropës, por Fuqitë Evropiane, nuk i morën parasysh lutjet dhe kërkesat e shqiptarëve, as në Berlin (1878), as në Londër (1913) dhe as në Paris (1919).
Shqiptarët me përpjekjet e veta e realizuan unifikimin kulturor, por nuk arritën ta vëjnë edhe unifikimin politik, sepse kjo nuk varej vetëm prej tyre, kështu mbetën të copëzuar politikisht pa formuar asnjë qendër të fuqishme administrative, politike, diplomatike, ekonomike dhe kulturore, me të cilën do të identifikohej i tërë kombi.
Për këtë çështe ka shkruar mjaft në veprat e tij Akademik Rexhep Qosja, që midis tjerash thotë: “E kemi mbijetuar marshin vrastar të historisë, por ka mbetur muri tragjik që e ka ndarë përgjysmë popullin tonë”.
Fatet e popujve të vegjël, gjithnjë, i kanë përcaktuar “të mëdhenjtë”.
Kështu ka ndodhur edhe me fatin e popullit shqiptar, ku padrejtësia ka qenë shumë e madhe, aq sa nikoqiri i konferencës së ambasadorëve në Londër, Eduard Grej, më 12 gusht 1913, duke dashur të arsyetohet para gjykimit të historisë, deklaron: “Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale.
Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës”.
Eduard Grej, nga varri ku pushon, duhet t’i përgjigjet historisë: A u ruajt paqja në Evropë nga sakrifikimi i shqiptarëve?.

Related Results

Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve
Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulum...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Artikulli trajton problemin e statusit politik të shtetit shqiptar të trajtuar në Li dhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Paris gjatë vitit 1921. Pranimi i Shqipëri...
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij q...
Kecerdasan Emosi dan Resiliensi Akademik Sebagai Prediktor Prestasi Akademik Mahasiswa
Kecerdasan Emosi dan Resiliensi Akademik Sebagai Prediktor Prestasi Akademik Mahasiswa
Dalam konteks pendidikan tinggi di Indonesia, Indeks Prestasi Kumulatif (IPK) menjadi indikator utama dalam menilai keberhasilan akademik. Namun, tidak semua mahasiswa mampu mencap...
Profil Self-awareness Remaja
Profil Self-awareness Remaja
Academic integrity is the most important thing in realizing educational goals. Every student, educator, and school staff are required to uphold the values of academic integrity. Ac...
Hubungan Prokrastinasi Akademik dengan Stres Akademik Pada Mahasiswa Pekerja Paruh Waktu
Hubungan Prokrastinasi Akademik dengan Stres Akademik Pada Mahasiswa Pekerja Paruh Waktu
Mahasiswa pekerja paruh waktu memiliki kerentanan psikologis yang lebih tinggi dibandingkan mahasiswa non-pekerja karena harus menjalankan peran ganda sebagai mahasiswa dan pekerja...

Back to Top