Javascript must be enabled to continue!
Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
View through CrossRef
Artikulli trajton problemin e statusit politik të shtetit shqiptar të trajtuar në Li dhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Paris gjatë vitit 1921. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të vitit 1920 nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen e njohjes ndërkombëtare të shtetit shqi ptar. Protokolli i nënshkruar në Londër, në prill 1915, vazhdonte të mbetej nj ë shqetësim permanent për drejtuesit e shtetit shqiptar. Fan Noli e kundërshtoi kërkesën e përfaqësuesve të shteteve fqinje që mbështetej edhe nga drejtuesit e qeverisë britanike, të cilët ishin të mendimit se çështja shqiptare nuk mund të trajtohej nga Lidhja e Kombeve, por ajo duhej t’i kalonte Konferencës së Ambasadorëve. Qeveria italiane ishte për ruajtjen e kufijve politikë të Shqipërisë të vitit 1913, por ajo kërkonte që në lidhje me statusin e ardhshëm politik të këtij vendi Italia të fitonte të drejta speciale në Shqipëri. Drejtuesit e qeverisë britanike mendonin se Shqipëria duhej të ekzistonte si një shtet plotësisht i pavarur, por ata kishin rezervën që kufijtë e shtetit shqiptar duhej t’i pësonin disa ndryshime të vogla. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, i datës 9 nëntor 1921, njohu pavarësinë e shtetit shqiptar, por konfirmoi në njëfarë mase “të drejtat speciale” të Italisë në Shqipëri si dhe disa “rektifikime” në kufijtë e saj me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.
Title: Çështja e statusit politik të shtetit shqiptar gjatë vitit 1921
Description:
Artikulli trajton problemin e statusit politik të shtetit shqiptar të trajtuar në Li dhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Paris gjatë vitit 1921.
Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në dhjetor të vitit 1920 nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen e njohjes ndërkombëtare të shtetit shqi ptar.
Protokolli i nënshkruar në Londër, në prill 1915, vazhdonte të mbetej nj ë shqetësim permanent për drejtuesit e shtetit shqiptar.
Fan Noli e kundërshtoi kërkesën e përfaqësuesve të shteteve fqinje që mbështetej edhe nga drejtuesit e qeverisë britanike, të cilët ishin të mendimit se çështja shqiptare nuk mund të trajtohej nga Lidhja e Kombeve, por ajo duhej t’i kalonte Konferencës së Ambasadorëve.
Qeveria italiane ishte për ruajtjen e kufijve politikë të Shqipërisë të vitit 1913, por ajo kërkonte që në lidhje me statusin e ardhshëm politik të këtij vendi Italia të fitonte të drejta speciale në Shqipëri.
Drejtuesit e qeverisë britanike mendonin se Shqipëria duhej të ekzistonte si një shtet plotësisht i pavarur, por ata kishin rezervën që kufijtë e shtetit shqiptar duhej t’i pësonin disa ndryshime të vogla.
Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, i datës 9 nëntor 1921, njohu pavarësinë e shtetit shqiptar, por konfirmoi në njëfarë mase “të drejtat speciale” të Italisë në Shqipëri si dhe disa “rektifikime” në kufijtë e saj me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.
Related Results
Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar
Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar
Ferexheja është një mbulesë, me anën e së cilës femrat muslimane mbulojnë fytyrën dhe trupin kur dalin nga shtëpia. Veshja e ferexhesë nuk është detyrim nga Kurani, por një metodë ...
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Reagimi britanik ndaj interesimit të shtetit shqiptar për shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1919–1939
Një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme britanike në periudhën midis dy luftërave botërore ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit politik në Evropë, si domos në Bal...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij q...
PENGATURAN PARTAI POLITIK DI INDONESIA
PENGATURAN PARTAI POLITIK DI INDONESIA
Partai politik adalah organisasi yang bersifat nasional dan dibentuk oleh sekelompok warga Negara Indonesia secara sukarela atas dasar kesamaan kehendak dan cita-cita untuk memperj...
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...
UAS ILMU POLITIK DAN PENDIDIKAN IPS
UAS ILMU POLITIK DAN PENDIDIKAN IPS
Ilmu Politik dan Pendidikan IPS merupakan dua bidang studi yang penting dalam memahami dan mempengaruhi dinamika politik dan partisipasi warga negara dalam suatu masyarakat. Mata k...
Reaktualisasi Pendidikan Politik dalam Menghadapi Politik Uang Melalui Gerakan Desa Anti Politik Uang
Reaktualisasi Pendidikan Politik dalam Menghadapi Politik Uang Melalui Gerakan Desa Anti Politik Uang
Pilkada di Indonesia masih menghadapi permasalahan besar terkait fenomena politik uang sehingga keberadaannya sulit dihentikan sehingga telah dibudayakan di masyarakat. Kajian ini ...

