Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999

View through CrossRef
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare kishte qenë një proces mjaftë i vështirë, në të cilën kishin ndikuar akterë nga më të ndryshëm. Sëpari duhet theksuar që nga vitet 1990 politika paqësore e ndjekur nga shqiptarët në krye me liderin historik Ibrahim Rugovën në fillimet e saj ishte parë e domosdoshme. Kjo domosdoshmëri u cilësua si e drejt deri në vitet 1995, kur edhe ishte mbajtur Konferenca e Dejtonit. Pas mbajtjes së Konferencës së Dejtonit shqiptarët ishin ndjerë të përjashtuar dhe çështja e tyre nuk ishte diskutuar fare në këtë Konferencë, kjo mendohej se ishte një porosi e qartë për shqiptarët nga faktori ndërkombëtar. Bile në këtë konferencë kishte pasur diplomat që si përgjigje ndaj shqiptarëve se pse nuk ishte diskutuar çështja e tyre në Konferencën e Rambujesë, ai kishte thënë që në Rambuje ishin ftuar ata që kishin luftuar. Pra duhej të mendohej për radikalizimin e lëvizjes dhe veprimeve të shqiptarëve në raport me dhunën dhe gjenocidin që po vazhdonte të ndodhte ndaj tyre në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit. Kështu pas masakrave që filluan të ndodhnin në Qirezë e Likoshan e Prekaz, shihej qartë që vetëm me luftë të armatosur ndoshta shqiptarët mund të trajtoheshin në nivele më të larta të diplomacisë ndërkombëtare dhe mund të bëheshin pjesë e Konferencave ndërkombëtare si ajo e Rambujesë. Rambuje ishte cilësuar me plotë të drejt si niveli më i lartë i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, kjo fal edhe luftës çlirimtare të UÇK-së që kishin filluar shqiptarët. Pra pa këtë luftë vështirë që do të organizohej një konferencë e nivelit të tillë ndërkombëtare dhe që do të trajtohej çështja e Kosovës në mënyrë kaq serioze nga Bashkësia Ndërkombëtare. Prandaj mendoj që Konferenca e Rambujesë ishte një fillim i një kapitulli të ri për Kosovën dhe shqiptarët, kapitull i cili do të kulmoj me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe pavarësinë e saj në vitin 2008.
Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare e studime ballkanike
Title: Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999
Description:
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare kishte qenë një proces mjaftë i vështirë, në të cilën kishin ndikuar akterë nga më të ndryshëm.
Sëpari duhet theksuar që nga vitet 1990 politika paqësore e ndjekur nga shqiptarët në krye me liderin historik Ibrahim Rugovën në fillimet e saj ishte parë e domosdoshme.
Kjo domosdoshmëri u cilësua si e drejt deri në vitet 1995, kur edhe ishte mbajtur Konferenca e Dejtonit.
Pas mbajtjes së Konferencës së Dejtonit shqiptarët ishin ndjerë të përjashtuar dhe çështja e tyre nuk ishte diskutuar fare në këtë Konferencë, kjo mendohej se ishte një porosi e qartë për shqiptarët nga faktori ndërkombëtar.
Bile në këtë konferencë kishte pasur diplomat që si përgjigje ndaj shqiptarëve se pse nuk ishte diskutuar çështja e tyre në Konferencën e Rambujesë, ai kishte thënë që në Rambuje ishin ftuar ata që kishin luftuar.
Pra duhej të mendohej për radikalizimin e lëvizjes dhe veprimeve të shqiptarëve në raport me dhunën dhe gjenocidin që po vazhdonte të ndodhte ndaj tyre në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.
Kështu pas masakrave që filluan të ndodhnin në Qirezë e Likoshan e Prekaz, shihej qartë që vetëm me luftë të armatosur ndoshta shqiptarët mund të trajtoheshin në nivele më të larta të diplomacisë ndërkombëtare dhe mund të bëheshin pjesë e Konferencave ndërkombëtare si ajo e Rambujesë.
Rambuje ishte cilësuar me plotë të drejt si niveli më i lartë i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, kjo fal edhe luftës çlirimtare të UÇK-së që kishin filluar shqiptarët.
Pra pa këtë luftë vështirë që do të organizohej një konferencë e nivelit të tillë ndërkombëtare dhe që do të trajtohej çështja e Kosovës në mënyrë kaq serioze nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Prandaj mendoj që Konferenca e Rambujesë ishte një fillim i një kapitulli të ri për Kosovën dhe shqiptarët, kapitull i cili do të kulmoj me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe pavarësinë e saj në vitin 2008.

Related Results

Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...

Back to Top