Javascript must be enabled to continue!
Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
View through CrossRef
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe të elitës politike shqiptare në fillim të shekullit XX, ata zhvilluan një aktivitet paralel, shpeshherë konkurrues dhe në disa momente kundërshtare, për orientimin e lëvizjes kombëtare drejt zgjidhjes politike dhe organizimin e një Kuvendi Kombëtar. Studimi analizon rolin e Syrja bej Vlorës në krijimin e kontakteve diplomatike me Austro–Hungarinë, duke u përpjekur të siguronte mbështetjen e Vjenës për autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, ose për pavarësinë e saj në rast të kolapsit të shtetit osman nën presionin e Luftës së Parë Ballkanike. Përmes burimeve të ndryshme punimi nxjerr në pah rolin e tij në nxitjen e parisë shqiptare që të organizonte një kuvend kombëtar në një nga qytetet, Vlorë, Durrës apo Elbasan, me synim koordinimin e reagimit politik shqiptar ndaj kërcënimit të copëtimit territorial nga shtetet fqinje ballkanike. Syrja beu kishte krijuar kontakte të rëndësishme diplomatike për organizimin e një mbledhjeje të madhe me përfaqësues të popullit dhe krerëve shqiptarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku do të vendosej për qëndrimin që do të mbahej gjatë ngjarjeve të pritshme të vjeshtës së vitit 1912.
Institute of History "Ali Hadri" Prishtina
Title: Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
Description:
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora.
Duke qenë dy personalitete kyçe të elitës politike shqiptare në fillim të shekullit XX, ata zhvilluan një aktivitet paralel, shpeshherë konkurrues dhe në disa momente kundërshtare, për orientimin e lëvizjes kombëtare drejt zgjidhjes politike dhe organizimin e një Kuvendi Kombëtar.
Studimi analizon rolin e Syrja bej Vlorës në krijimin e kontakteve diplomatike me Austro–Hungarinë, duke u përpjekur të siguronte mbështetjen e Vjenës për autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, ose për pavarësinë e saj në rast të kolapsit të shtetit osman nën presionin e Luftës së Parë Ballkanike.
Përmes burimeve të ndryshme punimi nxjerr në pah rolin e tij në nxitjen e parisë shqiptare që të organizonte një kuvend kombëtar në një nga qytetet, Vlorë, Durrës apo Elbasan, me synim koordinimin e reagimit politik shqiptar ndaj kërcënimit të copëtimit territorial nga shtetet fqinje ballkanike.
Syrja beu kishte krijuar kontakte të rëndësishme diplomatike për organizimin e një mbledhjeje të madhe me përfaqësues të popullit dhe krerëve shqiptarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku do të vendosej për qëndrimin që do të mbahej gjatë ngjarjeve të pritshme të vjeshtës së vitit 1912.
Related Results
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Rrethanat politike-shoqërore në Ferizaj 1918-1941
Ky punim, për nga struktura organizative dhe përmbajtjesore, është konceptuar në dy pjesë, të cilat janë të ndërvarur me njëra-tjetrën, por që kanë edhe specifikat e tyre. Në pjesë...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё
Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononi...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij q...
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Mehmet Pashë Deralla, misionar në mbrojtje të çështjes kombëtare
Gjatë gjithë procesit historik të ekzistencës së tyre, shqiptarëve nuk u është dashur të përballen vetëm më dukuritë natyrore, por mbi të gjitha me natyrën njerëzore dhe prirjen e ...

