Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës

View through CrossRef
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa vende të tjera të Unionit Evropian. Objekt i analizës është struktura e sistemit arsimor parauniversitar të këtyre vendeve, me qëllim që të jepen informata themelore, të argumentuara, për strukturën dhe mënyrën e organizimit të sistemit arsimor. Të dhënat për arsimin parauniversitar janë marrë nga ato shtete që kanë traditë në shkollim në Evropë dhe që kanë reforma të suksesshme. Struktura e sistemit arsimor është organizuar sipas Standardit Ndërkombëtar të Klasifikimit në Arsim (SNKA). Arsimi parauniversitar në Kosovë përfshin fëmijët e moshës prej 6 deri në 18 vjeç, të cilët i vijojnë mësimet në këto niveleve arsimore. Niveli më i ulët (0) përfshin fëmijët e moshës parashkollore (1 - 6 vjeç), niveli 1 arsimi fillor (klasat 1-5), niveli 2 - arsimi i mesëm e ulët (klasat 6-9) kurse niveli 3 – arsimi i mesëm e lartë (klasat 10-12/13). Të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar organizohen në institucione publike dhe private. Gjatë analizës kemi vërejtur se në disa vende struktura arsimore në nivelin parashkollor, fillor dhe të mesëm të ulët, nuk përputhet me SNKA-në. Ndryshon mosha e fillimit të nivelit, kohëzgjatja e tij, kohëzgjatja e arsimit të detyrueshëm, numri i ditëve të mësimit etj. Përderisa në Estoni e Finlandë, p.sh., mësimi i detyrueshëm fillon në moshën 7-vjeçare, në Irlandën e Veriut fillon në moshën 4-vjeçare. Në Gjermani arsimi fillor në disa krahina zgjat katër vjet, kurse në të tjerat pesë ose gjashtë vjet. Në Francë struktura e arsimit është 5+4+3/4, në Itali 5+3+3, në Austri 5+4+4, në Slloveni 9+4, në Danimarkë 9+3, sikurse edhe në Finlandë. Norvegjia, Portugalia dhe Greqia e zbatojnë sistemin 6+3+3.
Kosovo Pedagogical Institute
Title: Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
Description:
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa vende të tjera të Unionit Evropian.
Objekt i analizës është struktura e sistemit arsimor parauniversitar të këtyre vendeve, me qëllim që të jepen informata themelore, të argumentuara, për strukturën dhe mënyrën e organizimit të sistemit arsimor.
Të dhënat për arsimin parauniversitar janë marrë nga ato shtete që kanë traditë në shkollim në Evropë dhe që kanë reforma të suksesshme.
Struktura e sistemit arsimor është organizuar sipas Standardit Ndërkombëtar të Klasifikimit në Arsim (SNKA).
Arsimi parauniversitar në Kosovë përfshin fëmijët e moshës prej 6 deri në 18 vjeç, të cilët i vijojnë mësimet në këto niveleve arsimore.
Niveli më i ulët (0) përfshin fëmijët e moshës parashkollore (1 - 6 vjeç), niveli 1 arsimi fillor (klasat 1-5), niveli 2 - arsimi i mesëm e ulët (klasat 6-9) kurse niveli 3 – arsimi i mesëm e lartë (klasat 10-12/13).
Të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar organizohen në institucione publike dhe private.
Gjatë analizës kemi vërejtur se në disa vende struktura arsimore në nivelin parashkollor, fillor dhe të mesëm të ulët, nuk përputhet me SNKA-në.
Ndryshon mosha e fillimit të nivelit, kohëzgjatja e tij, kohëzgjatja e arsimit të detyrueshëm, numri i ditëve të mësimit etj.
Përderisa në Estoni e Finlandë, p.
sh.
, mësimi i detyrueshëm fillon në moshën 7-vjeçare, në Irlandën e Veriut fillon në moshën 4-vjeçare.
Në Gjermani arsimi fillor në disa krahina zgjat katër vjet, kurse në të tjerat pesë ose gjashtë vjet.
Në Francë struktura e arsimit është 5+4+3/4, në Itali 5+3+3, në Austri 5+4+4, në Slloveni 9+4, në Danimarkë 9+3, sikurse edhe në Finlandë.
Norvegjia, Portugalia dhe Greqia e zbatojnë sistemin 6+3+3.

Related Results

Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qël...
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Sfida tё psikoterapisё (Rasti i Shqipёrisё)
Sfida tё psikoterapisё (Rasti i Shqipёrisё)
Psikoterapia është një formë e ndryshme dhe bashkëkohore e trajtimit për çrregullimet mendore dhe shqetësimet klinike psikologjike. Një numër i pafund sfidash përballen nga profesi...

Back to Top