Javascript must be enabled to continue!
Disleksia, vështirësia në të nxënë
View through CrossRef
Disleksia është një term që tregon një paaftësi të veçantë të procesit të leximit. Nga ana mjekësore, përkufizohet si një gjendje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose të pjekurisë. Disleksia është një çrregullim i manifestuar nga vështirësitë që hasen, kur fëmijët mësojnë të lexojnë dhe lidhet me vështirësinë që ka individi për të lexuar, apo për të perceptuar shkronjat. Kryesisht, kjo vështirësi shfaqet për ato shkronja që kanë nga ana pamore karakteristika të përafërta, siç mund të jenë shkronjat e vogla “p” me “q”, ose “b” me “d”, pavarësisht mësimit konvencional, inteligjencës personale të individit apo mundësive social-kulturore.
Disleksia është rezultat i dështimit/i paaftësisë së njërës nga dy hemisferat e trurit për të dominuar zhvillimin e gjuhës. Fillimisht, studiuesit kërkonin një shkak të vetëm të disleksisë, por tani të gjithë besojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në të. Disa mendojnë se shkaktohet nga defektet vizuale dhe motorike, si p.sh. ndjekja me sy ose lëvizja e syve. Të dy problemet, si ai pamor, edhe mungesa e dominancës (ekuilibrit) cerebrale konsiderohen si shkaqe të mundshme të disleksisë. Disa studiues të tjerë mendojnë se ajo shkaktohet nga ndryshimet në pjesë të veçanta të trurit. Të dhënat tregojnë se njerëzit me disleksi kanë një prapambetje në maturimin e trurit dhe një shkallë të lartë të përdorimit të dorës së majtë, pra shfaqet më shumë te mëngjarashët. Këto dukuri mund të tregojnë ndryshime në funksionimin e trurit. Me të gjithë këta nxënës kam pasur rezultat, pasi me këta fëmijë duhet kurajë, mosdiskriminim dhe punë e palodhur, por, në fund, ia arrihet edhe me nxënësit disleksikë. Mësimi me nxënësit disleksikë duhet zhvilluar në mënyrë rutinore, me qëllim që ata të dinë se ç'do të vijojë më tej. Po ashtu, është e rëndësishme që këta nxënës të mbahen ulur pranë mësuesit, me qëllim që të mos shpërqendrohen nga gjërat e tjera në klasë.
Title: Disleksia, vështirësia në të nxënë
Description:
Disleksia është një term që tregon një paaftësi të veçantë të procesit të leximit.
Nga ana mjekësore, përkufizohet si një gjendje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose të pjekurisë.
Disleksia është një çrregullim i manifestuar nga vështirësitë që hasen, kur fëmijët mësojnë të lexojnë dhe lidhet me vështirësinë që ka individi për të lexuar, apo për të perceptuar shkronjat.
Kryesisht, kjo vështirësi shfaqet për ato shkronja që kanë nga ana pamore karakteristika të përafërta, siç mund të jenë shkronjat e vogla “p” me “q”, ose “b” me “d”, pavarësisht mësimit konvencional, inteligjencës personale të individit apo mundësive social-kulturore.
Disleksia është rezultat i dështimit/i paaftësisë së njërës nga dy hemisferat e trurit për të dominuar zhvillimin e gjuhës.
Fillimisht, studiuesit kërkonin një shkak të vetëm të disleksisë, por tani të gjithë besojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në të.
Disa mendojnë se shkaktohet nga defektet vizuale dhe motorike, si p.
sh.
ndjekja me sy ose lëvizja e syve.
Të dy problemet, si ai pamor, edhe mungesa e dominancës (ekuilibrit) cerebrale konsiderohen si shkaqe të mundshme të disleksisë.
Disa studiues të tjerë mendojnë se ajo shkaktohet nga ndryshimet në pjesë të veçanta të trurit.
Të dhënat tregojnë se njerëzit me disleksi kanë një prapambetje në maturimin e trurit dhe një shkallë të lartë të përdorimit të dorës së majtë, pra shfaqet më shumë te mëngjarashët.
Këto dukuri mund të tregojnë ndryshime në funksionimin e trurit.
Me të gjithë këta nxënës kam pasur rezultat, pasi me këta fëmijë duhet kurajë, mosdiskriminim dhe punë e palodhur, por, në fund, ia arrihet edhe me nxënësit disleksikë.
Mësimi me nxënësit disleksikë duhet zhvilluar në mënyrë rutinore, me qëllim që ata të dinë se ç'do të vijojë më tej.
Po ashtu, është e rëndësishme që këta nxënës të mbahen ulur pranë mësuesit, me qëllim që të mos shpërqendrohen nga gjërat e tjera në klasë.
Related Results
Kesalahan Bacaan dalam Bahasa Melayu oleh Murid Disleksia Berdasarkan Perspektif Teori Levinson
Kesalahan Bacaan dalam Bahasa Melayu oleh Murid Disleksia Berdasarkan Perspektif Teori Levinson
Kajian ini dijalankan untuk mengkaji kesalahan bacaan bahasa Melayu dalam kalangan murid disleksia. Sampel kajian terdiri daripada 100 kanak-kanak disleksia yang dipilih daripada 1...
Enhancing Quality of Experience in Malay Language Dyslexia Screening Test
Enhancing Quality of Experience in Malay Language Dyslexia Screening Test
Identifying dyslexia among Malaysian citizens, especially children nowadays is a prominent issue. The usual practice of dyslexia screening tests in the Malaysian school system is b...
Strategi Coping Pada Remaja Dengan Disleksia
Strategi Coping Pada Remaja Dengan Disleksia
Penelitian ini adalah penelitian kualitatif fenomenologi yang bertujuan untuk mengetahui gambaran secara mendalam tentang fenomena penggunaan strategi coping yang dilakukan oleh r...
Analisis Penanganan Anak Cerdas Istimewa Dan Specific Learning Disability ( Diskalkulia, Disgrafia, Disleksia)
Analisis Penanganan Anak Cerdas Istimewa Dan Specific Learning Disability ( Diskalkulia, Disgrafia, Disleksia)
Exceptionally gifted children possess extraordinary potential; however, addressing their needs optimally often presents a challenge. On the other hand, specific learning disabiliti...
PENGEMBANGAN KREATIVITAS MELUKIS DITOPI UNTUK ANAK BERKESULITAN BELAJAR SEKOLAH TALENTA JAKARTA
PENGEMBANGAN KREATIVITAS MELUKIS DITOPI UNTUK ANAK BERKESULITAN BELAJAR SEKOLAH TALENTA JAKARTA
Yayasan Peduli Anak Spesial (YPAS) mendirikan Sekolah Talenta untuk anak berkesulitan belajar, yang memiliki kesulitan pada kegiatan belajar seperti membaca (disleksia), menulis (d...
STRATEGI GURU DALAM MENGATASI KESULITAN BELAJAR DI SEKOLAH DASAR (STUDI LITERATUR)
STRATEGI GURU DALAM MENGATASI KESULITAN BELAJAR DI SEKOLAH DASAR (STUDI LITERATUR)
Latar Belakang : Pendidikan dasar merupakan fondasi penting bagi perkembangan akademik siswa. Namun, banyak siswa menghadapi kesulitan belajar yang dapat menghambat pencapaian mere...
PERAN MEDIA KOMUNIKASI PEMBELAJARAN BAGI ANAK PENYANDANG DISLEKSIA
PERAN MEDIA KOMUNIKASI PEMBELAJARAN BAGI ANAK PENYANDANG DISLEKSIA
The success of the learning process is when students are able to absorb and understand the information provided by educators. However, not all children have normal conditions that ...
Ragam Anak Berkebutuhan Khusus
Ragam Anak Berkebutuhan Khusus
Penelitian ini bertujuan untuk mengetahui pengertian Anak Berkebutuhan Khusus dan Ragam Anak Berkebutuhan Khusus. Dalam artikel ini menjelaskan tentang Ragam Anak Berkebutuhan Khus...

