Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Motivimi i nxënësve për të nxënë përmes lojërave kompjuterike

View through CrossRef
Studimi eksploron ndikimin e lojërave kompjuterike në rritjen e motivimit të nxënësve për të të nxënë. Përmes një shqyrtimi sistematik të literaturës së përzgjedhur, ky punim analizon mënyrat se si elementet unike të lojërave kompjuterike, si sfidat, shpërblimet dhe progresi i dukshëm, nxisin angazhimin dhe motivimin për të nxënë. Literatura tregon se lojërat kompjuterike ofrojnë një qasje më tërheqëse për nxënësit, duke krijuar një ndjenjë arritjeje dhe kënaqësie në procesin e të nxënit. Përmes ndërveprimeve dinamike dhe objektivave të qarta, lojërat kompjuterike ndihmojnë në ndërtimin e motivimit të brendshëm, i cili është i lidhur me një angazhim më të qëndrueshëm dhe të vetëdrejtuar në procesin edukativ. Metodologjia e këtij disertacioni përfshin hulumtimin empirik me nxënësit rreth asaj se sa kanë arritur nxënësit të motivohen dhe të kenë rezultate më të larta. Dizajni i zgjedhur është metoda kuazi eksperimentale me qëllim të vlerësimit të ndikimit shkakor të ndërhyrjes. Mostra për këtë hulumtim përfaqësohet nga rreth 229 nxënës, të cilët janë përzgjedhur nga 12 shkolla të mesme të ulëta në Kosovë. Metoda e përzgjedhjes së mostrës ka qenë ajo joprobabël, me një qasje të qëllimshme. Në kuadër të këtij hulumtimi, janë përdorur një sërë instrumentesh për mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, duke përfshirë testet e njohurive, pyetësorët dhe intervistat gjysmë të strukturuara. Përfundimet mund të ndihmojnë edukatorët dhe zhvilluesit e teknologjive edukative në hartimin e strategjive që shfrytëzojnë potencialin e lojërave për të nxitur motivimin në mjediset mësimore.
Title: Motivimi i nxënësve për të nxënë përmes lojërave kompjuterike
Description:
Studimi eksploron ndikimin e lojërave kompjuterike në rritjen e motivimit të nxënësve për të të nxënë.
Përmes një shqyrtimi sistematik të literaturës së përzgjedhur, ky punim analizon mënyrat se si elementet unike të lojërave kompjuterike, si sfidat, shpërblimet dhe progresi i dukshëm, nxisin angazhimin dhe motivimin për të nxënë.
Literatura tregon se lojërat kompjuterike ofrojnë një qasje më tërheqëse për nxënësit, duke krijuar një ndjenjë arritjeje dhe kënaqësie në procesin e të nxënit.
Përmes ndërveprimeve dinamike dhe objektivave të qarta, lojërat kompjuterike ndihmojnë në ndërtimin e motivimit të brendshëm, i cili është i lidhur me një angazhim më të qëndrueshëm dhe të vetëdrejtuar në procesin edukativ.
Metodologjia e këtij disertacioni përfshin hulumtimin empirik me nxënësit rreth asaj se sa kanë arritur nxënësit të motivohen dhe të kenë rezultate më të larta.
Dizajni i zgjedhur është metoda kuazi eksperimentale me qëllim të vlerësimit të ndikimit shkakor të ndërhyrjes.
Mostra për këtë hulumtim përfaqësohet nga rreth 229 nxënës, të cilët janë përzgjedhur nga 12 shkolla të mesme të ulëta në Kosovë.
Metoda e përzgjedhjes së mostrës ka qenë ajo joprobabël, me një qasje të qëllimshme.
Në kuadër të këtij hulumtimi, janë përdorur një sërë instrumentesh për mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore, duke përfshirë testet e njohurive, pyetësorët dhe intervistat gjysmë të strukturuara.
Përfundimet mund të ndihmojnë edukatorët dhe zhvilluesit e teknologjive edukative në hartimin e strategjive që shfrytëzojnë potencialin e lojërave për të nxitur motivimin në mjediset mësimore.

Related Results

Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Trokitje në dyert e dijes
Trokitje në dyert e dijes
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për z...
The diversity of dinoflagellates belonging to the gymnodiniales from the catalan coast (NW Mediterranean Sea)
The diversity of dinoflagellates belonging to the gymnodiniales from the catalan coast (NW Mediterranean Sea)
Dinoflagellates are one of the most abundant and diverse groups of microalgae. Many dinoflagellates are covered with cellulose plates, whereas others lack these plates and are henc...
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Praktikat e mësimdhënësve kosovarë me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qël...
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
British Food Journal Volume 46 Issue 12 1944
1. The Committee have received a request from the Tea and Coffee Division for advice as to appropriate standards for liquid “coffee essences” including coffee and chicory essences,...
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. ...
Nous entorns interactius de realitat virtual immersiva aplicats a la neurorehabilitació de funcions cognitives i sensoriomotores
Nous entorns interactius de realitat virtual immersiva aplicats a la neurorehabilitació de funcions cognitives i sensoriomotores
(English) Recovery following an acquired brain injury (ABI) represents a major challenge with significant implications for health, quality of life, and socioeconomic burden. Advanc...

Back to Top