Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176

View through CrossRef
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmërinë në vënien skenike dhe me personazhin kryesor, Vanin, të interpretuar mjeshtërisht nga Roland Trebicka. Vani, një marifetçi simpatik, aspiron postin e magazinierit jo për përgjegjësitë, por për rehatinë dhe pushtetin që sjell. Edhe pse teknikisht i punësuar, refuzimi i punës fizike dhe kërkimi i pushtetit e vendosin atë në kushtet e një aspiranti parazit: një figurë që përkon me ankthin ideologjik të regjimit ndaj dembelizmit dhe privilegjit burokratik. Përmes Vanit, shfaqja sjell një komedi thyerjesh: ai sajon fejesa, përhap thashetheme dhe shkruan një letër anonime. Kjo përkon me konceptin e Michel Serres-it për parazitin, jo si një përfitues pasiv, por si një ndërhyrës në sistem, që prodhon ndryshim përmes zhurmës dhe prishjes së rendit. “Dënimi” i tij përfundimtar, riedukim vullnetar në një fshat të largët, shfaqet si mbyllje ideologjike, por në thelb është një fitore ironike: një njeri i dëbuar nga sistemi që rihyn në të përmes lidhjeve familjare dhe marifeteve. Duke e vendosur Vanin në kontekstin e ligjshmërisë shqiptare për “parazitin” të viteve 1973 dhe 1976, si dhe duke e krahasuar me ligjshmëri të ngjashme në Bashkimin Sovjetik dhe në Republikën Demokratike të Gjermanisë, punimi argumenton se paraziti ishte një figurë dyplanëshe: sa e padobishme, aq edhe thelbësore për shpërbërjen e rendit socialist. Pallati 176 përfaqëson kështu një shembull se si teatri i socializmit të vonë mund të fshihte kritikën pas së qeshurës, duke mishëruar rezistencën jo përmes protestës së hapur, por përmes artit komik të mbijetesës, ndonëse i prodhuar në një nivel të pavetëdijshëm.
Academy of Sciences of Albania
Title: Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176
Description:
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar.
Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmërinë në vënien skenike dhe me personazhin kryesor, Vanin, të interpretuar mjeshtërisht nga Roland Trebicka.
Vani, një marifetçi simpatik, aspiron postin e magazinierit jo për përgjegjësitë, por për rehatinë dhe pushtetin që sjell.
Edhe pse teknikisht i punësuar, refuzimi i punës fizike dhe kërkimi i pushtetit e vendosin atë në kushtet e një aspiranti parazit: një figurë që përkon me ankthin ideologjik të regjimit ndaj dembelizmit dhe privilegjit burokratik.
Përmes Vanit, shfaqja sjell një komedi thyerjesh: ai sajon fejesa, përhap thashetheme dhe shkruan një letër anonime.
Kjo përkon me konceptin e Michel Serres-it për parazitin, jo si një përfitues pasiv, por si një ndërhyrës në sistem, që prodhon ndryshim përmes zhurmës dhe prishjes së rendit.
“Dënimi” i tij përfundimtar, riedukim vullnetar në një fshat të largët, shfaqet si mbyllje ideologjike, por në thelb është një fitore ironike: një njeri i dëbuar nga sistemi që rihyn në të përmes lidhjeve familjare dhe marifeteve.
Duke e vendosur Vanin në kontekstin e ligjshmërisë shqiptare për “parazitin” të viteve 1973 dhe 1976, si dhe duke e krahasuar me ligjshmëri të ngjashme në Bashkimin Sovjetik dhe në Republikën Demokratike të Gjermanisë, punimi argumenton se paraziti ishte një figurë dyplanëshe: sa e padobishme, aq edhe thelbësore për shpërbërjen e rendit socialist.
Pallati 176 përfaqëson kështu një shembull se si teatri i socializmit të vonë mund të fshihte kritikën pas së qeshurës, duke mishëruar rezistencën jo përmes protestës së hapur, por përmes artit komik të mbijetesës, ndonëse i prodhuar në një nivel të pavetëdijshëm.

Related Results

Interannual Variability in Arctic Surface Energy Fluxes and their Drivers
Interannual Variability in Arctic Surface Energy Fluxes and their Drivers
<div> <p>The Arctic is undergoing amplified climate warming, and temperature and precipitation are predicted to increase even more in the future. Increa...
Mini-RF Bistatic Observations of South Polar Craters on the Moon
Mini-RF Bistatic Observations of South Polar Craters on the Moon
<p><strong>Introduction:</strong> NASA’s Mini-RF instrument on the Lunar Reconnaissance Orbiter (LRO) is currently operating...
Atmospheric water collection across diverse climates along the Chilean coast: unraveling synoptic to local drivers of fog harvesting
Atmospheric water collection across diverse climates along the Chilean coast: unraveling synoptic to local drivers of fog harvesting
The 3000 km long coast of Chile, characterized by a steep mountain range, interacts almost everywhere with the Southeast Pacific stratocumulus (Sc) low clouds deck, producing narro...
Recurring and Co-Occurring Climate Extremes in Eastern Africa. A Normalcy?
Recurring and Co-Occurring Climate Extremes in Eastern Africa. A Normalcy?
Recurring and co-occurring extreme climate events exacerbate adverse effects on human livelihoods, regional and local economy, and the environment. Previous studies have extensivel...
Illumination conditions on Phobos for the MMX rover mission
Illumination conditions on Phobos for the MMX rover mission
IntroductionIn preparation of the Phobos Rover experiment as part of JAXA’s Mars Moon eXplorer (MMX) mission, we study the illumination conditions on the Martian moon, fo...
Rock Strata Inclination: Insights into the Paleo-Coastal Marine Environment at the Zhurong Landing Zone
Rock Strata Inclination: Insights into the Paleo-Coastal Marine Environment at the Zhurong Landing Zone
Evidence from instruments in Mars orbit and from the Zhurong rover suggests that oceans may have existed in the northern plains of Mars. Sedimentary stratification is a key indicat...
Exploring the Role of Urban Green Spaces in Microclimate Modeling: Insights from ENVI-met Simulations in Augsburg, Germany
Exploring the Role of Urban Green Spaces in Microclimate Modeling: Insights from ENVI-met Simulations in Augsburg, Germany
Microclimate modeling serves as an indispensable tool for fostering sustainable urban development by quantifying the benefits of green and blue infrastructures. Urban green spaces ...

Back to Top