Javascript must be enabled to continue!
Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
View through CrossRef
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë. Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të Kinës, sidomos në të shkuarën, kur imazhet lëvizëse e madje dhe elektrifikimi përbënin risi. Kinemaja e hapur shëtitëse paraqiste një eksperiencë magjepsëse për popullatën rurale dhe qe pikërisht në këtë kontekst që ajo u shndërrua në një instrument të fuqishëm kulturor e politik për partinë-shtet gjatë periudhës socialiste, që nga themelimi i Republikës Popullore më 1949 e deri te mbërritja e ekonomisë së përzier të tregut nga fundi i viteve ’70. Po çfarë do të thotë të projektosh dhe të shikosh filma propagandistikë në një ambient të hapur në Kinën e shekullit të njëzetenjëtë, një shoqëri konsumi e informatizuar, e cila nuk pushon për asnjë çast, ku dhe valuta digjitale është shndërruar në diçka krejt të zakonshme. A është ky një rast ku sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më tepër mbeten të njëjta apo, anasjellas, një rast ku gjërat sa më shumë mbeten të njëjta, aq më shumë ndryshojnë? Këto pyetje zënë një vend qendror në kërkimin tim mbi tranzicionin e Kinës gjatë periudhës post-socialiste.3 Siç ndodh me shumë aspekte të Kinës bashkëkohore, nuk ka një shpjegim të thjeshtë apo unifrom për këtë paradoks. Megjithatë, kjo sprovë skicon një pamje të përgjithshme gjenealogjike të këtij tranzicioni, duke e shqyrtuar çështjen e “revizionizmit” brenda kontekstit të shfaqjeve të kinemasë shëtitëse.
Title: Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital
Description:
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë.
Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të Kinës, sidomos në të shkuarën, kur imazhet lëvizëse e madje dhe elektrifikimi përbënin risi.
Kinemaja e hapur shëtitëse paraqiste një eksperiencë magjepsëse për popullatën rurale dhe qe pikërisht në këtë kontekst që ajo u shndërrua në një instrument të fuqishëm kulturor e politik për partinë-shtet gjatë periudhës socialiste, që nga themelimi i Republikës Popullore më 1949 e deri te mbërritja e ekonomisë së përzier të tregut nga fundi i viteve ’70.
Po çfarë do të thotë të projektosh dhe të shikosh filma propagandistikë në një ambient të hapur në Kinën e shekullit të njëzetenjëtë, një shoqëri konsumi e informatizuar, e cila nuk pushon për asnjë çast, ku dhe valuta digjitale është shndërruar në diçka krejt të zakonshme.
A është ky një rast ku sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më tepër mbeten të njëjta apo, anasjellas, një rast ku gjërat sa më shumë mbeten të njëjta, aq më shumë ndryshojnë? Këto pyetje zënë një vend qendror në kërkimin tim mbi tranzicionin e Kinës gjatë periudhës post-socialiste.
3 Siç ndodh me shumë aspekte të Kinës bashkëkohore, nuk ka një shpjegim të thjeshtë apo unifrom për këtë paradoks.
Megjithatë, kjo sprovë skicon një pamje të përgjithshme gjenealogjike të këtij tranzicioni, duke e shqyrtuar çështjen e “revizionizmit” brenda kontekstit të shfaqjeve të kinemasë shëtitëse.
Related Results
Data Resources for NGA-Subduction Project
Data Resources for NGA-Subduction Project
The NGA-Subduction (NGA-Sub) project is one in a series of Next Generation Attenuation (NGA) projects directed towards database and ground-motion model development for applications...
Te kākahu whakataratara o Ngāi Tūhoe: Ko te reo ōkawa, ko te reo o te marae
Te kākahu whakataratara o Ngāi Tūhoe: Ko te reo ōkawa, ko te reo o te marae
Ko te reo ōkawa ara ko te reo o te marae, he reo hōhonu. Ka mutu, he tapu katoa ōna āhuatanga katoa. E rua ngā kōrero whakatau o runga i te marae. Ko te karanga me te whaikōrero. K...
Hāwatewate
Hāwatewate
He whakaeke apakura tēnei hai whakamaumaharatanga ki te kotahi rau e rima tekau tau mai i te murunga whenua o Te Whakatōhea. Ka tangihia te tāwharonanga harakoretanga o Mokomoko ti...
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Mehmet Pashë Deralla dhe misioni i papërfunduar i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar
Shekulli XIX karakterizohet me ndërgjegjësimin e kombeve të Gadishullit Ilirik për krijimin e shteteve të tyre kombëtare, të cilët, kush më herët e kush më vonë, ia arritën këtij q...
NGÃ VÀ MỘT SỐ YẾU TỐ LIÊN QUAN TRÊN BỆNH NHÂN CAO TUỔI CÓ LOÃNG XƯƠNG
NGÃ VÀ MỘT SỐ YẾU TỐ LIÊN QUAN TRÊN BỆNH NHÂN CAO TUỔI CÓ LOÃNG XƯƠNG
Mục tiêu: xác định tỷ lệ ngã và một số yếu tố liên quan ở người cao tuổi có loãng xương. Phương pháp: nghiên cứu mô tả cắt ngang trên 140 người cao tuổi có loãng xương khám và điều...
Te reo hoahoanga
Te reo hoahoanga
Ka whakatakoto tēnei tuhinga i ngā tukanga rangahau o tēnei kaupapa rangahau ki te hanga i tētahi papakupu hoahoanga. Ka whakamatau te rangahau ki te whakawhiri i ngā mea e rua – n...
Ngā kaiako mō āpōpō: Waiho mā te iwi e kōrero
Ngā kaiako mō āpōpō: Waiho mā te iwi e kōrero
He huarahi whakapiringa te rangahau o Te Puni Rumaki, e pā ana ki te kaupapa arareo Māori ki roto i ngā hōtaka mātauranga kaiwhakaako tuatahi. He rangahau whakahono i ngā kaupapa w...

