Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe

View through CrossRef
Neologjizmat janë një nga treguesit më të dukshëm të zhvillimit leksikor. Ky punim trajton rëndësinë e neologjizmave, duke u përqendruar në identifikimin, stabilizimin dhe institucionalizimin e tyre në burimet normative dhe leksikografike të shqipes. Studimi ndërthur trajtimin teorik me disa vëzhgime korpusore për të shqyrtuar marrëdhënien ndërmjet përdorimit real të gjuhës dhe planifikimit leksikografik. Në punim shqyrtohen qasjet kryesore teorike mbi neologjizmat, duke përfshirë dallimin ndërmjet neologjizmave leksikorë dhe semantikë, si edhe modelet e leksikalizimit dhe institucionalizimit në literaturën bashkëkohore. Vëmendje u kushtohet kritereve për vlerësimin e tyre, si nevoja komunikative, transparenca semantike, integrimi morfologjik, frekuenca dhe përhapja në ligjërime të ndryshme, si dhe sfidave metodologjike të identifikimit të neologjizmave, sidomos në kushtet e zhvillimeve në përpunimin e gjuhës natyrore. Në korpusin sqTenTen (Sketch Engine) është kryer një vëzhgim mbi një neologjizëm leksikor dhe një semantik. Të dhënat e nxjerra mund të shërbejnë si tregues të rëndësishëm për vlerësimin e shkallës së institucionalizimit të njësive të reja dhe përfshirjen e tyre në fjalorët bashkëkohorë të shqipes. Punimi nxjerr në pah se shqipja ende nuk ka struktura të qëndrueshme për monitorimin sistematik të neologjizmave. Zhvillimi i korpuseve kombëtare, i burimeve digjitale dhe i metodave të përpunimit të gjuhës natyrore paraqitet si një hap i rëndësishëm drejt një modeli më të mbështetur në të dhëna empirike për planifikimin leksikografik. Në përfundim, theksohet nevoja për një qasje më sistematike ndaj vëzhgimit, vlerësimit dhe trajtimit të neologjizmave në gjuhën shqipe.
Academy of Sciences of Albania
Title: Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe
Description:
Neologjizmat janë një nga treguesit më të dukshëm të zhvillimit leksikor.
Ky punim trajton rëndësinë e neologjizmave, duke u përqendruar në identifikimin, stabilizimin dhe institucionalizimin e tyre në burimet normative dhe leksikografike të shqipes.
Studimi ndërthur trajtimin teorik me disa vëzhgime korpusore për të shqyrtuar marrëdhënien ndërmjet përdorimit real të gjuhës dhe planifikimit leksikografik.
Në punim shqyrtohen qasjet kryesore teorike mbi neologjizmat, duke përfshirë dallimin ndërmjet neologjizmave leksikorë dhe semantikë, si edhe modelet e leksikalizimit dhe institucionalizimit në literaturën bashkëkohore.
Vëmendje u kushtohet kritereve për vlerësimin e tyre, si nevoja komunikative, transparenca semantike, integrimi morfologjik, frekuenca dhe përhapja në ligjërime të ndryshme, si dhe sfidave metodologjike të identifikimit të neologjizmave, sidomos në kushtet e zhvillimeve në përpunimin e gjuhës natyrore.
Në korpusin sqTenTen (Sketch Engine) është kryer një vëzhgim mbi një neologjizëm leksikor dhe një semantik.
Të dhënat e nxjerra mund të shërbejnë si tregues të rëndësishëm për vlerësimin e shkallës së institucionalizimit të njësive të reja dhe përfshirjen e tyre në fjalorët bashkëkohorë të shqipes.
Punimi nxjerr në pah se shqipja ende nuk ka struktura të qëndrueshme për monitorimin sistematik të neologjizmave.
Zhvillimi i korpuseve kombëtare, i burimeve digjitale dhe i metodave të përpunimit të gjuhës natyrore paraqitet si një hap i rëndësishëm drejt një modeli më të mbështetur në të dhëna empirike për planifikimin leksikografik.
Në përfundim, theksohet nevoja për një qasje më sistematike ndaj vëzhgimit, vlerësimit dhe trajtimit të neologjizmave në gjuhën shqipe.

Related Results

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Ludmill Stankov
Ludmill Stankov
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pe...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...

Back to Top