Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Ludmill Stankov

View through CrossRef
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pedagog i gjuhës shqipe, thuhet ndër të tjera: “Me gjithë vullnetin e optimizmin e tij, me gjithë përkrahjen dhe ngrohtësinë shpirtërore të njerëzve të tij të dashur e të kolegëve, me gjithë përpjekjet e pareshtura dhe intensive të mjekëve që nga data 11 nëntor e deri në ditën e fundit të jetës, kolegu ynë i dashur e i vyer nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm. Ludmill Stankovi albanologjinë e kishte vokacion, e kishte mision dhe përkushtim. Janë të rrallë njerëzit që mund të bëjnë kaq shumë studime, të botojnë kaq libra të vlefshëm, të krijojnë kaq shumë lidhje kolegjiale, pa asnjë aspirim material, vetëm sepse kështu e do shpirti, zemra dhe intelekti. Albanologjia është shkencë e veçantë që mund të tërheqë në gjirin e vet njerëz unikë si Ludmilli.” Ludmill Stankov kishte kryer studimet në degën e gjuhës dhe të letësisë franceze në Universitetin e Sofjes. Atje kishte marrë disa njohuri për gjuhën shqipe në kuadrin e lëndës së gjuhësisë së përgjithshme. Për herë të parë u njoh me gjuhën shqipe të sotme falë tekstit mësimor të gjuhës shqipe të botuar në Sofje nga Thoma Kacorri dhe ndoqi për dy vjet mësimet në kursin fakultativ të gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes. Pas diplomimit hyri në shërbimin diplomatik dhe punoi në ambasadën e Bullgarisë në Tiranë për tri mandate: 1988–1990, 1993–1997 dhe 2001–2004. Duke përfituar nga qëndrimi në Shqipëri, L. Stankov arriti ta zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe mblodhi materiale gramatikore të ndryshme lidhur me strukturën e gjuhës shqipe. Kështu i lindi ideja që të hartonte një gramatikë të gjuhës shqipe për bullgarët.
Academy of Sciences of Albania
Title: Ludmill Stankov
Description:
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov.
Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pedagog i gjuhës shqipe, thuhet ndër të tjera: “Me gjithë vullnetin e optimizmin e tij, me gjithë përkrahjen dhe ngrohtësinë shpirtërore të njerëzve të tij të dashur e të kolegëve, me gjithë përpjekjet e pareshtura dhe intensive të mjekëve që nga data 11 nëntor e deri në ditën e fundit të jetës, kolegu ynë i dashur e i vyer nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm.
Ludmill Stankovi albanologjinë e kishte vokacion, e kishte mision dhe përkushtim.
Janë të rrallë njerëzit që mund të bëjnë kaq shumë studime, të botojnë kaq libra të vlefshëm, të krijojnë kaq shumë lidhje kolegjiale, pa asnjë aspirim material, vetëm sepse kështu e do shpirti, zemra dhe intelekti.
Albanologjia është shkencë e veçantë që mund të tërheqë në gjirin e vet njerëz unikë si Ludmilli.
” Ludmill Stankov kishte kryer studimet në degën e gjuhës dhe të letësisë franceze në Universitetin e Sofjes.
Atje kishte marrë disa njohuri për gjuhën shqipe në kuadrin e lëndës së gjuhësisë së përgjithshme.
Për herë të parë u njoh me gjuhën shqipe të sotme falë tekstit mësimor të gjuhës shqipe të botuar në Sofje nga Thoma Kacorri dhe ndoqi për dy vjet mësimet në kursin fakultativ të gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes.
Pas diplomimit hyri në shërbimin diplomatik dhe punoi në ambasadën e Bullgarisë në Tiranë për tri mandate: 1988–1990, 1993–1997 dhe 2001–2004.
Duke përfituar nga qëndrimi në Shqipëri, L.
Stankov arriti ta zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe mblodhi materiale gramatikore të ndryshme lidhur me strukturën e gjuhës shqipe.
Kështu i lindi ideja që të hartonte një gramatikë të gjuhës shqipe për bullgarët.

Related Results

Genetic and Epigenetic Drug Targets in Myelodysplastic Syndromes
Genetic and Epigenetic Drug Targets in Myelodysplastic Syndromes
Background: Myelodysplastic syndromes (MDS) represent a heterogeneous group of clonal disorders of hematopoietic system, characterized by genetic, epigenetic or microenvironmental ...
THE FACULTY OF MATHEMATICS AND INFORMATICS AND ITS PROFESSIONAL FIELDS AT THE UNIVERSITY OF SHUMENS OVER THE YEARS
THE FACULTY OF MATHEMATICS AND INFORMATICS AND ITS PROFESSIONAL FIELDS AT THE UNIVERSITY OF SHUMENS OVER THE YEARS
The present work is an attempt to write a history of the creation, development and establishment of the Faculty of Mathematics and Informatics (FMI), as one of the main structural ...
Side branch interventions late after MFM implantation
Side branch interventions late after MFM implantation
Abstract Background MFM prostheses were developed for the endovascular treatment of aortic and great vessel aneurysms. Implanted...
Hemodynamics in mitral regurgitation – before and after correction with MitraClip
Hemodynamics in mitral regurgitation – before and after correction with MitraClip
Haemodynamic changes in mitral regurgitation underlie triggering of patient’s symptoms and development of heart failure. A number of endovascular methods for the correcti...
ScholarOne - THE IMPORTANCE OF DEFENSE DIPLOMACY FOR ARMED CONFLICT RESOLUTION
ScholarOne - THE IMPORTANCE OF DEFENSE DIPLOMACY FOR ARMED CONFLICT RESOLUTION
<div>This paper highlights the importance of defense diplomacy as a peaceful and non-violent instrument for crisis prevention and armed conflict resolution, which is crucial ...
Phase Delay in Grating-Pair Pulse Compressors
Phase Delay in Grating-Pair Pulse Compressors
Compressors based on a pair of identical parallel gratings are widely used for stretching, compressing and shaping ultrashort light pulses. The basic parameters of a light pulse co...

Back to Top