Javascript must be enabled to continue!
Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe
View through CrossRef
Shtruarja dhe zgjidhja e problemeve të një teme të tillë për gjuhën shqipe, mbështetur në materiale të gjëra, është me një interes të madh në thellimin e studimit të kësaj kategorie. Ky studim besojmë se do të ndihmojë në qartësimin e mëtejshëm të problemeve, të cilat kanë mbe- tur ende të pazgjidhura në një mënyrë të kënaqshme. Ndajfolja është bërë objekt studimi sintetik në çdo gramatikë shkollore e joshkollore. Nuk kemi veç një artikull *, që merret me pro- blemin e ndajfoljeve në veçanti, në të cilin autori trajton origjinën dhe formimin e tyre. Probiemet që dalin në studimin e kësaj terne jemi munduar t’i vështrojmë jo shkëputurazi po në bashkësynim me kategoritë, me të cilat ajo ka afëri. Duke u thelluar në materialet e shumta të nxjerra nga letërsia artistike e gjinive të ndryshme si dhe nga folklori, të tër- heqin vëmendjen mjaft çështje të rëndësishme për t’u trajtuar rreth ndajfoljeve. Të tilla janë: problemi i klasifikimit të ndajfoljeve në klasa të veçanta e përcaktimi i kufijve të këtyre klasave, problemi i shka- llëve të ndajfoljeve, përcaktimi i ndajfoljeve të thjeshta dhe lokucio- neve ndajfoljore që përdoren në shkallë të ndryshme dhe i atyre që nuk formojnë shkallë, duke mos lënë jashtë këtu edhe afëritë që vihen re në këtë pikë me mbiemrat. Problemet që lidhen me origjinën dhe formimin e ndajfoljeve janë të shumta dhe të ndryshme, me çështje mjaft herë të vështira për t’u dhënë një zgjidhje të prerë. Mund të përmenden këtu ndajfoljet që vijnë nga rasat e ndryshme të emrit, ndajfoljet përemërore, lidhëzore, ndajfoljet e ndërtuara me formante të ndryshme e. në mënyrë të veçantë, lokucionet ndajfoljore.
Title: Ndajfolja në gjuhën e sotme shqipe
Description:
Shtruarja dhe zgjidhja e problemeve të një teme të tillë për gjuhën shqipe, mbështetur në materiale të gjëra, është me një interes të madh në thellimin e studimit të kësaj kategorie.
Ky studim besojmë se do të ndihmojë në qartësimin e mëtejshëm të problemeve, të cilat kanë mbe- tur ende të pazgjidhura në një mënyrë të kënaqshme.
Ndajfolja është bërë objekt studimi sintetik në çdo gramatikë shkollore e joshkollore.
Nuk kemi veç një artikull *, që merret me pro- blemin e ndajfoljeve në veçanti, në të cilin autori trajton origjinën dhe formimin e tyre.
Probiemet që dalin në studimin e kësaj terne jemi munduar t’i vështrojmë jo shkëputurazi po në bashkësynim me kategoritë, me të cilat ajo ka afëri.
Duke u thelluar në materialet e shumta të nxjerra nga letërsia artistike e gjinive të ndryshme si dhe nga folklori, të tër- heqin vëmendjen mjaft çështje të rëndësishme për t’u trajtuar rreth ndajfoljeve.
Të tilla janë: problemi i klasifikimit të ndajfoljeve në klasa të veçanta e përcaktimi i kufijve të këtyre klasave, problemi i shka- llëve të ndajfoljeve, përcaktimi i ndajfoljeve të thjeshta dhe lokucio- neve ndajfoljore që përdoren në shkallë të ndryshme dhe i atyre që nuk formojnë shkallë, duke mos lënë jashtë këtu edhe afëritë që vihen re në këtë pikë me mbiemrat.
Problemet që lidhen me origjinën dhe formimin e ndajfoljeve janë të shumta dhe të ndryshme, me çështje mjaft herë të vështira për t’u dhënë një zgjidhje të prerë.
Mund të përmenden këtu ndajfoljet që vijnë nga rasat e ndryshme të emrit, ndajfoljet përemërore, lidhëzore, ndajfoljet e ndërtuara me formante të ndryshme e.
në mënyrë të veçantë, lokucionet ndajfoljore.
Related Results
Ludmill Stankov
Ludmill Stankov
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pe...
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, n...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës s...
Robert Elsie dhe gjuha shqipe
Robert Elsie dhe gjuha shqipe
Në një intervistë të zhvilluar më 2008 e të botuar në gazetën “Shqip”1, pyetjes së bashkëbisedueses se “shumë lexues do të ishin kuriozë të dinin si ndodhi që një anglez si ju, të ...
Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe
Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe
Në ka ndonjë element të gjuhës që i jep asaj gjerësinë e plotë, ai është intonacioni. Intonacioni i jep gjuhës modalitetin e thënies, segmentimin diskursiv, gjymtyrëzimin pragmatik...
Kolec Topalli (1938-2018)
Kolec Topalli (1938-2018)
Në datën 24 maj të vitit 2018 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë profesor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shke...
Hyrje e veprës “vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime
Hyrje e veprës “vëzhgime, kërkime dhe studime në lëmin e gjuhës shqipe” në 10 vëllime
Vëllimi i nëntë përmban tri pjesë. E para titullohet “Për gjuhën shqipe standard”. Për këtë problem i kemi shprehur mendimet tona ndër katër vëllime të Studimeve gjuhësore (VII, VI...

