Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe

View through CrossRef
Në ka ndonjë element të gjuhës që i jep asaj gjerësinë e plotë, ai është intonacioni. Intonacioni i jep gjuhës modalitetin e thënies, segmentimin diskursiv, gjymtyrëzimin pragmatik e aktual, si edhe mbështjelljen emocionore që ofron folësi. Intonacioni në shqipe është studiuar shumë pak, për të mos thënë aspak. Dallon këtu mbi të gjitha puna e veçantë që ka bërë studiuesja Lumnije Boriçi (1987) për intonacionin dhe funksionet e tij në gjuhën shqipe, punë e cila ka hedhur themelet e para të njohjes së rolit që ka intonacioni në përçimin e thënies në kontekste të caktuara kuptimore e sintaksore. Në këtë hulli, por në terma më të përgjithshëm, është shprehur edhe Beci (2004) tek teksti i tij Fonetika e Shqipes. Beci paraqet disa lakore të vizatuara me dorë mbi tonalitetet që ka intonacioni në shqipe në kontekste të caktuara sintaksore, si në fjalitë dëftore, pyetëse, etj., sipas perceptimit të tij. Këto lakore janë përmirësuar në botime të mëtejshme (shih Memushaj, 2010 për shembull) ku gjejmë lakore të fjalive sipas tipave të kumtimit, të bëra me programin Praat. Nga studimi ynë, i cili trajton marrëdhënien që gjymtyrëzimi aktual i shqipes ka me intonacionin, do të veçojmë për këtë artikull zbardhjen e lakoreve intonacionore të elementeve përbërëse të gjymtyrëzimit aktual, d.m.th. të temës, remës dhe të kontrastit, duke sjellë kështu jo vetëm të dhëna të reja mbi intonacionin e këtyre konstrukteve sintaksore, por edhe prova që rema dhe kontrasti janë konstrukte të veçanta jo vetëm sintaksore, siç jemi shprehur më parë (Kapia, 2010, 2013), por edhe konstrukte të mëvetësishme akustike.
Instituti Gjuhësi e Letërsi
Title: Vëzhgime akustike të gjymtyrëzimit aktual në shqipe
Description:
Në ka ndonjë element të gjuhës që i jep asaj gjerësinë e plotë, ai është intonacioni.
Intonacioni i jep gjuhës modalitetin e thënies, segmentimin diskursiv, gjymtyrëzimin pragmatik e aktual, si edhe mbështjelljen emocionore që ofron folësi.
Intonacioni në shqipe është studiuar shumë pak, për të mos thënë aspak.
Dallon këtu mbi të gjitha puna e veçantë që ka bërë studiuesja Lumnije Boriçi (1987) për intonacionin dhe funksionet e tij në gjuhën shqipe, punë e cila ka hedhur themelet e para të njohjes së rolit që ka intonacioni në përçimin e thënies në kontekste të caktuara kuptimore e sintaksore.
Në këtë hulli, por në terma më të përgjithshëm, është shprehur edhe Beci (2004) tek teksti i tij Fonetika e Shqipes.
Beci paraqet disa lakore të vizatuara me dorë mbi tonalitetet që ka intonacioni në shqipe në kontekste të caktuara sintaksore, si në fjalitë dëftore, pyetëse, etj.
, sipas perceptimit të tij.
Këto lakore janë përmirësuar në botime të mëtejshme (shih Memushaj, 2010 për shembull) ku gjejmë lakore të fjalive sipas tipave të kumtimit, të bëra me programin Praat.
Nga studimi ynë, i cili trajton marrëdhënien që gjymtyrëzimi aktual i shqipes ka me intonacionin, do të veçojmë për këtë artikull zbardhjen e lakoreve intonacionore të elementeve përbërëse të gjymtyrëzimit aktual, d.
m.
th.
të temës, remës dhe të kontrastit, duke sjellë kështu jo vetëm të dhëna të reja mbi intonacionin e këtyre konstrukteve sintaksore, por edhe prova që rema dhe kontrasti janë konstrukte të veçanta jo vetëm sintaksore, siç jemi shprehur më parë (Kapia, 2010, 2013), por edhe konstrukte të mëvetësishme akustike.

Related Results

Ludmill Stankov
Ludmill Stankov
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pe...
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, n...
Kolec Topalli (1938-2018)
Kolec Topalli (1938-2018)
Në datën 24 maj të vitit 2018 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë profesor Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shke...
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Profesor Pavli Haxhillazi dhe studimet e tij gjuhësore e kulturore për fjalën shqipe
Prof. em. dr. Pavli Haxhillazi, i lindur në Elbasan më 7 shkurt 1941, pasi kreu shkollën e mesme pedagogjike në atë qytet, ndoqi studimet universitare në Tiranë në degën e gjuhës s...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Timologjia letrare e Bajram Krasniqit
Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësim...
Kajian Ekonomi Pengupasan Overburden Berdasarkan Evaluasi Cost Control Penambangan Batubara
Kajian Ekonomi Pengupasan Overburden Berdasarkan Evaluasi Cost Control Penambangan Batubara
Abstract. PT Long Daliq Primacoal is a coal mining contractor operating at PT Banjarsari Asli's IUP, located in East Merapi District, Lahat Regency, South Sumatra Province. This re...

Back to Top