Javascript must be enabled to continue!
Robert Elsie dhe gjuha shqipe
View through CrossRef
Në një intervistë të zhvilluar më 2008 e të botuar në gazetën “Shqip”1, pyetjes së bashkëbisedueses se “shumë lexues do të ishin kuriozë të dinin si ndodhi që një anglez si ju, të bëhej një nga përkthyesit më të njohur të shqipes”2, Robert Elsie i përgjigjet: “Nuk e mendoja kurrë që shqipja do të bëhej pasioni im”. Megjithëse nëntë vite para se të ndahej nga jeta kishte pohuar kështu, Robert Elsie i ishte drejtuar herët Shqipërisë, me kureshtjen e një të posadiplomuari të shkëlqyer, me dëshirën e një të riu për të vëzhguar e për të gjurmuar dhe me pasionin e një studiuesi që ngarend pas së panjohurës.
Kur Robert Elsie erdhi për herë të parë në Shqipëri, më 19783, për qëllime studimore, ai ishte asokohe 28-vjeçar dhe e dinte gjuhën shqipe, e kishte mësuar në mënyrë autodidakte. Ky vit mund të quhet si viti i fillimit të lidhjes së tij të përjetshme me shqiptarët, me gjuhën shqipe, me letërsinë, me historinë, me kulturën shqiptare. Ata që e kanë njohur asokohe thonë se që atëherë ai “fliste shqip me një fjalor jo shumë të pasur, por i shqiptonte shumë saktë të gjitha zanoret e bashkëtingëlloret e gjuhës sonë dhe nuk mund ta dalloje se cila ishte gjuha e tij amtare”4. Ai njihte mirë, pos gjuhës se tij amtare, gjermanishtes, edhe gjuhë të tjera, si anglishten, frëngjishten, keltishten, italishten, serbishten etj.
Title: Robert Elsie dhe gjuha shqipe
Description:
Në një intervistë të zhvilluar më 2008 e të botuar në gazetën “Shqip”1, pyetjes së bashkëbisedueses se “shumë lexues do të ishin kuriozë të dinin si ndodhi që një anglez si ju, të bëhej një nga përkthyesit më të njohur të shqipes”2, Robert Elsie i përgjigjet: “Nuk e mendoja kurrë që shqipja do të bëhej pasioni im”.
Megjithëse nëntë vite para se të ndahej nga jeta kishte pohuar kështu, Robert Elsie i ishte drejtuar herët Shqipërisë, me kureshtjen e një të posadiplomuari të shkëlqyer, me dëshirën e një të riu për të vëzhguar e për të gjurmuar dhe me pasionin e një studiuesi që ngarend pas së panjohurës.
Kur Robert Elsie erdhi për herë të parë në Shqipëri, më 19783, për qëllime studimore, ai ishte asokohe 28-vjeçar dhe e dinte gjuhën shqipe, e kishte mësuar në mënyrë autodidakte.
Ky vit mund të quhet si viti i fillimit të lidhjes së tij të përjetshme me shqiptarët, me gjuhën shqipe, me letërsinë, me historinë, me kulturën shqiptare.
Ata që e kanë njohur asokohe thonë se që atëherë ai “fliste shqip me një fjalor jo shumë të pasur, por i shqiptonte shumë saktë të gjitha zanoret e bashkëtingëlloret e gjuhës sonë dhe nuk mund ta dalloje se cila ishte gjuha e tij amtare”4.
Ai njihte mirë, pos gjuhës se tij amtare, gjermanishtes, edhe gjuhë të tjera, si anglishten, frëngjishten, keltishten, italishten, serbishten etj.
Related Results
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
RRËFIMI SI GJUHË, GJUHA SI UNIVERS KRIJIMI: DIMENSIONET NARRATIVE TË FJALËS NË „GJUMI MBI BORË“, RIDVAN DIBRA
Kritika letrare shqiptare e ka trajtuar tradicionalisht gjuhën si mjet të rrëfimit, si sistem shenjash nëpërmjet të cilit autori transmeton tregimin dhe idetë e veta, duke lënë në ...
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njer...
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare
Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i s...
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Ludmill Stankov
Ludmill Stankov
Më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu i njohur bullgar Ludmill Stankov. Në njoftimin e Katedrës së gjuhësisë së përgjithshme të Universitetit të Sofjes, ku punonte i ndjeri si pe...
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...

