Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare

View through CrossRef
Shqipëria, një vend i vogël, por me shumë pasuri natyrore, arkeologjike dhe kulturore, ka arritur të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore dhe të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve kudo në botë. Trashëgimia përfshin pasuri të prekshme dhe të paprekshme, natyrore dhe kulturore, të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe dokumente të trashëguara nga e kaluara dhe të përçuara te brezat e ardhshëm, që të përfitojnë dhe të mësojnë nga trashëgimia e së kaluarës. Si burim identiteti, trashëgimia jonë kombëtare luan një rol madhor në njohjen, vlerësimin dhe ruajtjen e saj në nivel kombëtar e botëror. Përfshirja e vlerave materiale dhe jomateriale të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,UNESCO, i ka fillesat që në vitin 1992, me futjen e Butrintit në listën e trashëgimisë botërore. Butrinti u cilësua asokohe, si një ‘vlerë ejashtëzakonshme universale’, me një atmosferë të veçantë, e krijuar nga një ndërthurje e arkeologjisë, monumenteve dhe natyrës në Mesdhe. Brendësia e tij përbën një peizazh të jashtëzakonshëm kulturor, i cili është zhvilluar organikisht gjatë shumë shekujve. Si një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, Butrinti paraqet ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon, që nga Lufta e Parë e Peloponezit, në shekullin e V p.e.s., deri në luftërat e Napoleonit, në shekullin e XIX. Rrënojat e tij 2500-vjeçare brenda një parku madhështor të gjelbër, me një hapësirë prej 30 km, janë disa nga më të bukurat e të mirëmbajturat në Europë.
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: Vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare
Description:
Shqipëria, një vend i vogël, por me shumë pasuri natyrore, arkeologjike dhe kulturore, ka arritur të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore dhe të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve kudo në botë.
Trashëgimia përfshin pasuri të prekshme dhe të paprekshme, natyrore dhe kulturore, të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe dokumente të trashëguara nga e kaluara dhe të përçuara te brezat e ardhshëm, që të përfitojnë dhe të mësojnë nga trashëgimia e së kaluarës.
Si burim identiteti, trashëgimia jonë kombëtare luan një rol madhor në njohjen, vlerësimin dhe ruajtjen e saj në nivel kombëtar e botëror.
 Përfshirja e vlerave materiale dhe jomateriale të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,UNESCO, i ka fillesat që në vitin 1992, me futjen e Butrintit në listën e trashëgimisë botërore.
Butrinti u cilësua asokohe, si një ‘vlerë ejashtëzakonshme universale’, me një atmosferë të veçantë, e krijuar nga një ndërthurje e arkeologjisë, monumenteve dhe natyrës në Mesdhe.
Brendësia e tij përbën një peizazh të jashtëzakonshëm kulturor, i cili është zhvilluar organikisht gjatë shumë shekujve.
Si një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, Butrinti paraqet ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon, që nga Lufta e Parë e Peloponezit, në shekullin e V p.
e.
s.
, deri në luftërat e Napoleonit, në shekullin e XIX.
Rrënojat e tij 2500-vjeçare brenda një parku madhështor të gjelbër, me një hapësirë prej 30 km, janë disa nga më të bukurat e të mirëmbajturat në Europë.

Related Results

Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit
Qytetërimi në thelb nuk është tjetër gjë, veçse aftësia e shoqërive njerëzore për t’i mbijetuar shuarjes biologjike të individëve që e përbëjnë atë, përmes transmetimit në brezat p...
Modernizimi urban me tipare socialiste i qyteteve tradicionale shqiptare
Modernizimi urban me tipare socialiste i qyteteve tradicionale shqiptare
Në këtë tekst, vëmendje studimore do të marrë periudha e modernizimit socialist të Shqipërisë, dhe pikërisht një nga dukuritë më përfaqësuese të saj, siç qe ajo e trajtimit të tras...
ARSIMI NË SHKODËR I SUBVENCIONUAR NGA PERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZE GJATË PERIUDHËS 1908-1912
ARSIMI NË SHKODËR I SUBVENCIONUAR NGA PERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZE GJATË PERIUDHËS 1908-1912
Revolucioni Xhonturk i vitit 1908 solli një riorientim të politikave osmane ndaj popujve jomyslimanë në Ballkan. Në këtë kontekst, Perandoria Austro-Hungareze intensifikoi ndikimin...
Edukimi dhe Emancipimi i Femrës në Kosovë (1945-1975): Politikat arsimore dhe sfidat shoqërore
Edukimi dhe Emancipimi i Femrës në Kosovë (1945-1975): Politikat arsimore dhe sfidat shoqërore
Qëllimi i këtij studimi është të krijojë mekanizma për ndikimin e reformave rregullatore dhe ligjore dhe iniciativave arsimore në transformimin e statusit shoqëror të grave shqipta...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë
Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë
Mehmet Deralla është gjenerali i parë në historinë e Ushtrisë Shqiptare dhe ministër i parë i Luftës në Qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit, detyrë e cila i ndihmoi atij të jet...
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Monumentet e natyrës dhe të kulturës në vitet e socializmit
Në vitet e socializmit, pushteti popullor në Shqipëri, madje e gjithë shoqëria shqiptare, u jepnin rëndësi të posaçme dhe kishin, po kështu, edhe vlerësim t...

Back to Top