Javascript must be enabled to continue!
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit
View through CrossRef
Qytetërimi në thelb nuk është tjetër gjë, veçse aftësia e shoqërive njerëzore për t’i mbijetuar shuarjes biologjike të individëve që e përbëjnë atë, përmes transmetimit në brezat pasardhës të vlerave, virtyteve e praktikave të dëshmuara si më të mirat nga brezat aktualë dhe paraprirës. Pra, qytetërimi është trashëgimi. Është gjurma e vazhdueshme që njerëzimi skalit në botën që e rrethon. Qytetërimi njerëzor nuk është vetëm fryt i bashkëveprimit të individëve në një shoqëri të caktuar, në një vend të caktuar dhe në një kohë të caktuar, por është para së gjithash bashkëveprimi i shoqërive të kaluara me njëra-tjetrën dhe me shoqëritë tona aktuale. Pa trashëgimi nuk ka qytetërim. Në këtë kuptim, trashëgimia nuk i përket një shoqërie apo një brezi, por të gjithë brezave. Trashëgimia që na kanë lënë brezat para nesh nuk është aspak e jona, por është e të gjithë brezave, e atyre që nuk janë më, e jona dhe e atyre që do të jenë. Përvetësimi i trashëgimisë kulturore të lënë nga brezat e mëparshëm nga një brez i caktuar është njëlloj i padrejtë dhe i paligjshëm sikurse përvetësimi i pasurisë publike nga një individ i caktuar. Asnjë brez nuk mund ta ketë të drejtën e aq më pak monopolin e gjykimit të trashëgimisë që na kanë lënë brezat. Nuk mundet e përkohshmja të gjykojë të përhershmen, moda të bukurën dhe as shoqëria e sotme të gjykojë trashëgiminë e brezave të mëparshëm. Kjo trashëgimi nuk është për t’u gjykuar, por për t’u kuptuar, për t’u vlerësuar dhe përçuar te brezat e ardhshëm.
Ne mund ta pasurojmë këtë trashëgimi me gjurmën e kohës sonë, por nuk e kemi të drejtën që t’i fshijmë gjurmët e të parëve. Trashëgimia kulturore nuk mund të rikrijohet, në dallim nga historia që mund dhe duhet të rishkruhet.
Title: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit
Description:
Qytetërimi në thelb nuk është tjetër gjë, veçse aftësia e shoqërive njerëzore për t’i mbijetuar shuarjes biologjike të individëve që e përbëjnë atë, përmes transmetimit në brezat pasardhës të vlerave, virtyteve e praktikave të dëshmuara si më të mirat nga brezat aktualë dhe paraprirës.
Pra, qytetërimi është trashëgimi.
Është gjurma e vazhdueshme që njerëzimi skalit në botën që e rrethon.
Qytetërimi njerëzor nuk është vetëm fryt i bashkëveprimit të individëve në një shoqëri të caktuar, në një vend të caktuar dhe në një kohë të caktuar, por është para së gjithash bashkëveprimi i shoqërive të kaluara me njëra-tjetrën dhe me shoqëritë tona aktuale.
Pa trashëgimi nuk ka qytetërim.
Në këtë kuptim, trashëgimia nuk i përket një shoqërie apo një brezi, por të gjithë brezave.
Trashëgimia që na kanë lënë brezat para nesh nuk është aspak e jona, por është e të gjithë brezave, e atyre që nuk janë më, e jona dhe e atyre që do të jenë.
Përvetësimi i trashëgimisë kulturore të lënë nga brezat e mëparshëm nga një brez i caktuar është njëlloj i padrejtë dhe i paligjshëm sikurse përvetësimi i pasurisë publike nga një individ i caktuar.
Asnjë brez nuk mund ta ketë të drejtën e aq më pak monopolin e gjykimit të trashëgimisë që na kanë lënë brezat.
Nuk mundet e përkohshmja të gjykojë të përhershmen, moda të bukurën dhe as shoqëria e sotme të gjykojë trashëgiminë e brezave të mëparshëm.
Kjo trashëgimi nuk është për t’u gjykuar, por për t’u kuptuar, për t’u vlerësuar dhe përçuar te brezat e ardhshëm.
Ne mund ta pasurojmë këtë trashëgimi me gjurmën e kohës sonë, por nuk e kemi të drejtën që t’i fshijmë gjurmët e të parëve.
Trashëgimia kulturore nuk mund të rikrijohet, në dallim nga historia që mund dhe duhet të rishkruhet.
Related Results
Vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare
Vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare
Shqipëria, një vend i vogël, por me shumë pasuri natyrore, arkeologjike dhe kulturore, ka arritur të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore dhe të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve...
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Sulejman Pashë Vërlaci një figurë elitare kulturore kombëtare
Në shekullin XVIII, në skenën politike shqiptare dolën një seri figurash të spikatura politike e shoqërore, një pjesë e mirë me prejardhje nga dyer të mëdha fisnike shqiptare; disa...
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Shqiptarët dhe çështja fetare
Shqiptarët dhe çështja fetare
Feja ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit dhe shqiptarët, si popullatë e qytetëruar kanë treguar respekt të veçantë ndaj besimeve fetare. Bashkëe...
Etnomuzikologia daneze Birthe Traerup dhe hulumtimet e saj në Kosovë: një letërkëmbim profesional e miqësor me Anton Çettën
Etnomuzikologia daneze Birthe Traerup dhe hulumtimet e saj në Kosovë: një letërkëmbim profesional e miqësor me Anton Çettën
Birthe Traerup (1930 – 2022) ishte etnomuzikologe daneze që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për studimin dhe dokumentimin e folklorit dhe muzikës tradicionale në Kosovë, ...
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Ekspozantet dhe muzeu – pasuri, histori, trashëgimi
Në këtë punim do të trajtojmë një pjesë të vogël të historisë dhe të kontributit të Muzeut të Kosovës, si dhe mbledhjen e koleksionit muzeal të fushës së etnologjisë dhe pasurimin ...
Tuzi përgjatë shekujve osmanë
Tuzi përgjatë shekujve osmanë
Zona e Tuzit (ashtu si i gjithë rajoni përreth) dhe treva e Ulqinit, ku kemi bërë studime, bart vlera të jashtëzakonshme të një trashëgimie kulturore autoktone. E gjithë kjo hapësi...
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Pëlhurat tregojnë histori të ndryshme: Një alegori iluministe në një veshje tradicionale Shkodrane
Veshjet tradicionale dhe pëlhurat me të cilat janë realizuar këto veshje janë një dëshmi e kontakteve e konflikteve kulturore të një shoqërie. Në periudhën paraindustriale, veshja ...

