Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Interpretimi i kontratës

View through CrossRef
Interpretimi i kontratës përbën një nga çështjet më të ndërlikuara të së drejtës kontraktore për të cilat ka patur debate të vazhdueshme, si në aspektin doktrinar ashtu edhe në praktikën gjyqësore. Kur flasim për interpretimin e kontratës është e nevojshme që të mbajmë parasysh faktin që një pjesë e madhe e juristëve kanë një mendim jo të saktë, sipas të cilit kjo çështje është atribut ekskluziv vetëm i gjykatës. Në fakt një qëndrim i tillë nuk është aspak i vertetë. Kjo sepse me problemet e interpretimit të kontratës ndeshen, në radhë të parë palët kontraktore që e kanë lidhur atë, pavarsisht nga fakti nëse kanë njohuritë e nevojshme juridike. Më pas me këto probleme merren avokatët dhe përfaqësuesit e palëve kur ndërmjet tyre lind ndonjë mosmarrëveshje dhe së fundi, me intepretimin e kontratës merret gjykata kur ajo vendos zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje që është paraqitur para saj. Ky artikull do të përbëhet nga dy çështje kryesore. Në çështjen e parë do të trajtohen disa rregulla të përgjithshme që zbatohen për interpretimin e kontratës në doktrinën e të drejtës kontraktore, ku përfshihet edhe e drejta kontraktore shqiptare. Një pjesë e këtyre rregullave e kanë origjinën e tyre që nga e drejta romake dhe gjejnë zbatim deri në ditët tona, ndërsa disa prej tyre janë karakteristike për të drejtën kontraktore bashkëkohore. Në çështjen e dytë do të trajtohen dispozitat ligjore që parashikohen legjislacioni ynë civil në fuqi për interpretimin e kontratës. Këtu do të ndalemi për të trajtuar rregullat më të rëndësishme që zbatohen sot në këtë fushë, si dhe disa nga problemet që kanë dalë në praktikë për kuptimin e saj dhe të drejtë të tyre. Po ashtu, do të konstatojmë se një pjesë e dispozitave ligjore të Kodit tonë Civil, në fuqi, janë marrë nga Kodi Civil i Republikës së Italisë, si dhe një pjesë e dispozitave bazohen që në parimet e të drejtës romake për interpretimin e kontratës. Në fund të punimit do të jepen edhe konkluzionet dhe bibliografia ku ajo është bazuar.
Albanian University
Title: Interpretimi i kontratës
Description:
Interpretimi i kontratës përbën një nga çështjet më të ndërlikuara të së drejtës kontraktore për të cilat ka patur debate të vazhdueshme, si në aspektin doktrinar ashtu edhe në praktikën gjyqësore.
Kur flasim për interpretimin e kontratës është e nevojshme që të mbajmë parasysh faktin që një pjesë e madhe e juristëve kanë një mendim jo të saktë, sipas të cilit kjo çështje është atribut ekskluziv vetëm i gjykatës.
Në fakt një qëndrim i tillë nuk është aspak i vertetë.
Kjo sepse me problemet e interpretimit të kontratës ndeshen, në radhë të parë palët kontraktore që e kanë lidhur atë, pavarsisht nga fakti nëse kanë njohuritë e nevojshme juridike.
Më pas me këto probleme merren avokatët dhe përfaqësuesit e palëve kur ndërmjet tyre lind ndonjë mosmarrëveshje dhe së fundi, me intepretimin e kontratës merret gjykata kur ajo vendos zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje që është paraqitur para saj.
Ky artikull do të përbëhet nga dy çështje kryesore.
Në çështjen e parë do të trajtohen disa rregulla të përgjithshme që zbatohen për interpretimin e kontratës në doktrinën e të drejtës kontraktore, ku përfshihet edhe e drejta kontraktore shqiptare.
Një pjesë e këtyre rregullave e kanë origjinën e tyre që nga e drejta romake dhe gjejnë zbatim deri në ditët tona, ndërsa disa prej tyre janë karakteristike për të drejtën kontraktore bashkëkohore.
Në çështjen e dytë do të trajtohen dispozitat ligjore që parashikohen legjislacioni ynë civil në fuqi për interpretimin e kontratës.
Këtu do të ndalemi për të trajtuar rregullat më të rëndësishme që zbatohen sot në këtë fushë, si dhe disa nga problemet që kanë dalë në praktikë për kuptimin e saj dhe të drejtë të tyre.
Po ashtu, do të konstatojmë se një pjesë e dispozitave ligjore të Kodit tonë Civil, në fuqi, janë marrë nga Kodi Civil i Republikës së Italisë, si dhe një pjesë e dispozitave bazohen që në parimet e të drejtës romake për interpretimin e kontratës.
Në fund të punimit do të jepen edhe konkluzionet dhe bibliografia ku ajo është bazuar.

Back to Top