Javascript must be enabled to continue!
Etëhem Haxhiademi vëzhguar përmes parathanëjeve të tij
View through CrossRef
Mes autorëve shqiptarë të viteve ’30-të të shekullit të kaluar, Etëhem Haxhiademi është ndër të rrallët që i pajis me Parathanëje të gjitha veprat e tij. Përveç heptalogjisë tragjike, e cila shoqërohet e gjitha me Parathanëje, me të tilla tekste ndërmjetësuese shoqërohet edhe përkthimi i Bukolikeve të Virgjilit, sikurse dhe Lyra, i vetmi vëllim poetik i Haxhiademit, e ka një Parathanëje si tekst paraprijës në lexim. Fakti i pajisjes së çdo vepre të Etëhem Haxhiademit me një Parathanëje të veçantë paraqitet si një rast përjashtimor brenda letërsisë shqiptare të cilin, më fort se një akt formal, e cilësojmë çështje të vetëdijes artistike dhe kulturore të këtij autori. Prej këtej jepet shtysa që interpretimi i kësaj trashëgimie letrare të kryhet nën poetikën e paratekstit, sugjeruar fillimisht nga Gérard Genette1, me qëllim që vepra e një autori të përveçëm klasik, si Etëhem Haxhiademi, të lexohet në mënyrë kritike edhe nën dritën e teorive moderne, duke u trajtuar si elemente peritekstuale dhe epitekstuale. Falë këtyre interpretimeve, që burojnë e rrjedhin prej teorisë së paratekstualitetit, dukuri të tilla si ndërveprimi mes “tekstit qendror” dhe “teksteve të jashtëm” mund të qëmtohen edhe në veprën e Haxhiademit. Përtej këtyre, aty mund të vëzhgohen edhe elemente të tjera, si vendi që zënë dhe rolet që luajnë Parathanëjet kundrejt konteksteve të veprës letrare, që prej kohës së botimit a vënies së tyre në skenë e deri te riaktualizimi i sotëm i tyre.
Title: Etëhem Haxhiademi vëzhguar përmes parathanëjeve të tij
Description:
Mes autorëve shqiptarë të viteve ’30-të të shekullit të kaluar, Etëhem Haxhiademi është ndër të rrallët që i pajis me Parathanëje të gjitha veprat e tij.
Përveç heptalogjisë tragjike, e cila shoqërohet e gjitha me Parathanëje, me të tilla tekste ndërmjetësuese shoqërohet edhe përkthimi i Bukolikeve të Virgjilit, sikurse dhe Lyra, i vetmi vëllim poetik i Haxhiademit, e ka një Parathanëje si tekst paraprijës në lexim.
Fakti i pajisjes së çdo vepre të Etëhem Haxhiademit me një Parathanëje të veçantë paraqitet si një rast përjashtimor brenda letërsisë shqiptare të cilin, më fort se një akt formal, e cilësojmë çështje të vetëdijes artistike dhe kulturore të këtij autori.
Prej këtej jepet shtysa që interpretimi i kësaj trashëgimie letrare të kryhet nën poetikën e paratekstit, sugjeruar fillimisht nga Gérard Genette1, me qëllim që vepra e një autori të përveçëm klasik, si Etëhem Haxhiademi, të lexohet në mënyrë kritike edhe nën dritën e teorive moderne, duke u trajtuar si elemente peritekstuale dhe epitekstuale.
Falë këtyre interpretimeve, që burojnë e rrjedhin prej teorisë së paratekstualitetit, dukuri të tilla si ndërveprimi mes “tekstit qendror” dhe “teksteve të jashtëm” mund të qëmtohen edhe në veprën e Haxhiademit.
Përtej këtyre, aty mund të vëzhgohen edhe elemente të tjera, si vendi që zënë dhe rolet që luajnë Parathanëjet kundrejt konteksteve të veprës letrare, që prej kohës së botimit a vënies së tyre në skenë e deri te riaktualizimi i sotëm i tyre.
Related Results
Pendampingan Perancangan Gudang Material dan Cutting pada Perusahaan Tas TIJ
Pendampingan Perancangan Gudang Material dan Cutting pada Perusahaan Tas TIJ
Top Intera Jaya (TIJ) is a company that focuses on designing and producing high-quality leather bags, wallets, and accessories. TIJ has a monthly production capacity of 50,000 pcs ...
The diversity of dinoflagellates belonging to the gymnodiniales from the catalan coast (NW Mediterranean Sea)
The diversity of dinoflagellates belonging to the gymnodiniales from the catalan coast (NW Mediterranean Sea)
Dinoflagellates are one of the most abundant and diverse groups of microalgae. Many dinoflagellates are covered with cellulose plates, whereas others lack these plates and are henc...
Pulsatory Mixing of Laminar Flow Using Bubble-Driven Micro-Pumps
Pulsatory Mixing of Laminar Flow Using Bubble-Driven Micro-Pumps
Y-shaped microfluidic channels have been built with Computer Numerical Control (CNC) and laser cutting manufacturing techniques. Fluid is delivered to each port via external syring...
Marrëdhënia e fesë me shkencën
Marrëdhënia e fesë me shkencën
Shpallja Hyjnore e sheh marrëdhënien e fesë me shkencën si marrëdhënie të dyanshme. Feja që e ka burimin te Shpallja Hyjnore, është udhëndriçuese për njohjen e Zotit, kurse dijet s...
Kontributi atdhetar i Esat Myftarit
Kontributi atdhetar i Esat Myftarit
Esat Myftari është një qytetar pejan, i lindur më 1940, në një familje të vjetër të këtij qyteti. Veprimtaria e tij letrare u shqua qysh në
bankat sa ishte gjimnazist si dhe më vo...
Simulasi Perbaikan Tata Letak Lantai Produksi Untuk Meningkatkan Output Produksi Tas pada PT. TIJ
Simulasi Perbaikan Tata Letak Lantai Produksi Untuk Meningkatkan Output Produksi Tas pada PT. TIJ
Intisari— PT. TIJ adalah perusahaan yang memproduksi tas wanita. Salah satu hasil produksi dengan permintaan yang tinggi adalah tas yang dipasarkan dengan merk jual LC. Permasalaha...
Host-parasite interactions : the Parvilucifera sinerae model in marine microalgae
Host-parasite interactions : the Parvilucifera sinerae model in marine microalgae
Parasitism is a widespread interaction that has evolved practically in all branches of the tree of life. It has historically been neglected in studies of marine microbial systems, ...
Dr. Rolf Ködderitzsch
Dr. Rolf Ködderitzsch
Më 11 gusht 2020 u nda papritmas nga jeta si pasojë e një infarkti të zemrës Dr. Rolf Ködderitzsch, gjuhëtar gjerman indoeuropianist, i njohur për publikun shqiptar edhe studiues i...

