Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Marrëdhënia e fesë me shkencën

View through CrossRef
Shpallja Hyjnore e sheh marrëdhënien e fesë me shkencën si marrëdhënie të dyanshme. Feja që e ka burimin te Shpallja Hyjnore, është udhëndriçuese për njohjen e Zotit, kurse dijet shkencore argumentojnë se jeta dhe i gjithë universi ka një shpikës, krijues fillestar, superinteligjent, me dituri të pakufizuara që njihet me emrin “Zot”. Pra, feja islame e konsideron shkencën si mjetin real për të kuptuar më mirë udhëzimet e Shpalljes Hyjnore, nga ku e merr burimin feja. Duke e parë në këtë këndvështrim, këto të dyja duhet të jenë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën, por jo gjithmonë ndodh kështu, si në rastin e teorisë së evolucionit nga Çarls Darvin, apo teoritë e disa filozofëve të shekujve XIX-XX, që mbështeten në filozofinë materialiste. Por, ka dhe shkencëtarë të tjerë, që mbështeten në origjinën hyjnore të jetës. Në qoftë se njeriu nuk beson, atëherë në trurin e tij ka reflekse negative që e çojnë në vepra të këqija, madje deri në ato kriminale. Ndërsa, kur beson te Zoti, motivi për jetën është i qartë, pozitiv dhe ndikon tërësisht në shëndetin mendor dhe fizik të tij. Kjo do të thotë se sjellja e njeriut që e ka mbushur ndërgjegjen e tij me besimin te Zoti, në marrëdhëniet ndërnjerëzore, është shumë e mirë. Kjo për faktin, se ai në ndërgjegjen e vet frenon çdo pasion negativ, duke treguar një moral të lartë të besimit të tij, të frymëzuar nga Shpallja Hyjnore. Energjitë që jep besimi në Zot, e bëjnë trupin e tij të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht, duke i siguruar qëllimin bazë të mobilizuar, për të cilin ai u krijua. Asnjë njeri që niset nga motive të pandershme në jetë dhe që për ta ndërtuar atë bën veprime që janë të ndaluara nga ligjet e Shpalljes Hyjnore dhe nga ato të shtetit në të cilin jeton, nuk do të triumfojë. Përkundrazi, këto motive do të bëhen faktorë për shkatërrimin e tij si njeri. Prandaj duhen edukuar brezat e rinj me ndjenjën e besimit, që i përgatit të gjitha dëshirat për jetën në drejtimin pozitiv dhe jo negativ. Besimi forcon dinjitetin dhe vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë që iu del njerëzve përpara gjatë rrjedhës së jetës.
Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization
Title: Marrëdhënia e fesë me shkencën
Description:
Shpallja Hyjnore e sheh marrëdhënien e fesë me shkencën si marrëdhënie të dyanshme.
Feja që e ka burimin te Shpallja Hyjnore, është udhëndriçuese për njohjen e Zotit, kurse dijet shkencore argumentojnë se jeta dhe i gjithë universi ka një shpikës, krijues fillestar, superinteligjent, me dituri të pakufizuara që njihet me emrin “Zot”.
 Pra, feja islame e konsideron shkencën si mjetin real për të kuptuar më mirë udhëzimet e Shpalljes Hyjnore, nga ku e merr burimin feja.
Duke e parë në këtë këndvështrim, këto të dyja duhet të jenë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën, por jo gjithmonë ndodh kështu, si në rastin e teorisë së evolucionit nga Çarls Darvin, apo teoritë e disa filozofëve të shekujve XIX-XX, që mbështeten në filozofinë materialiste.
Por, ka dhe shkencëtarë të tjerë, që mbështeten në origjinën hyjnore të jetës.
Në qoftë se njeriu nuk beson, atëherë në trurin e tij ka reflekse negative që e çojnë në vepra të këqija, madje deri në ato kriminale.
Ndërsa, kur beson te Zoti, motivi për jetën është i qartë, pozitiv dhe ndikon tërësisht në shëndetin mendor dhe fizik të tij.
Kjo do të thotë se sjellja e njeriut që e ka mbushur ndërgjegjen e tij me besimin te Zoti, në marrëdhëniet ndërnjerëzore, është shumë e mirë.
Kjo për faktin, se ai në ndërgjegjen e vet frenon çdo pasion negativ, duke treguar një moral të lartë të besimit të tij, të frymëzuar nga Shpallja Hyjnore.
Energjitë që jep besimi në Zot, e bëjnë trupin e tij të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht, duke i siguruar qëllimin bazë të mobilizuar, për të cilin ai u krijua.
Asnjë njeri që niset nga motive të pandershme në jetë dhe që për ta ndërtuar atë bën veprime që janë të ndaluara nga ligjet e Shpalljes Hyjnore dhe nga ato të shtetit në të cilin jeton, nuk do të triumfojë.
Përkundrazi, këto motive do të bëhen faktorë për shkatërrimin e tij si njeri.
Prandaj duhen edukuar brezat e rinj me ndjenjën e besimit, që i përgatit të gjitha dëshirat për jetën në drejtimin pozitiv dhe jo negativ.
Besimi forcon dinjitetin dhe vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë që iu del njerëzve përpara gjatë rrjedhës së jetës.

Related Results

Effect of high pressure on intercalated FeSe high-Tc superconductors
Effect of high pressure on intercalated FeSe high-Tc superconductors
Among the iron-based superconductors, the structural simplest FeSe and its derived materials have received much attention in recent years due to the great tunability of the superco...
Electron-phonon coupling enhanced by the FeSe/SrTiO3 interface
Electron-phonon coupling enhanced by the FeSe/SrTiO3 interface
The electronic structure, phonon dispersions, and electron-phonon (EP) coupling in Fe2Se2/SrTiO3 (FeSe/STO) thinnest films are studied based on the first-principles calculations. I...
Enhanced Superconductivity in FeSe Thin Films on LiF Substrates
Enhanced Superconductivity in FeSe Thin Films on LiF Substrates
Abstract FeSe films have attracted extensive research interest in iron-based superconductors owing to their highly tunable superconducting pr...
Scrutinizing the double superconducting gaps and strong coupling pairing in (Li1−xFex)OHFeSe
Scrutinizing the double superconducting gaps and strong coupling pairing in (Li1−xFex)OHFeSe
AbstractIn the field of iron-based superconductors, one of the frontier studies is about the pairing mechanism. The recently discovered (Li1−xFex)OHFeSe superconductor with the tra...
Quasiparticle Nodal Plane in the Fulde-Ferrell-Larkin-Ovchinnikov state of FeSe
Quasiparticle Nodal Plane in the Fulde-Ferrell-Larkin-Ovchinnikov state of FeSe
Abstract Among exotic pairing states of interacting fermions, the Fulde-Ferrell-Larkin-Ovchinnikov (FFLO) state, characterized by Cooper pairs condensed at finite momentum,...
ChemInform Abstract: Room‐Temperature Synthesis, Hydrothermal Recrystallization, and Properties of Metastable Stoichiometric FeSe.
ChemInform Abstract: Room‐Temperature Synthesis, Hydrothermal Recrystallization, and Properties of Metastable Stoichiometric FeSe.
AbstractMetastable FeSe is synthesized by diffusion‐controlled precipitation from Li2Se and FeI2 powders at room temperature using water as diffusion medium (Ar, H‐shaped tube, 40 ...
Magnétisme et nématicité dans la famille des nouveaux supraconducteurs au fer
Magnétisme et nématicité dans la famille des nouveaux supraconducteurs au fer
Ce travail de thèse a pour objet l'étude de la famille des supraconducteurs à base de fer, composés découverts en 2008 et présentant un diagramme de phase très riche dans lequel se...
Kontribut per bibliografine e folkloristikes shqiptare
Kontribut per bibliografine e folkloristikes shqiptare
Në kë të bibliografi janë përmbledhur materiale të folklorit gojor e muzikor, punime monografike, studime etj. të botuara nga autorë shqiptarë në vitet 1945-1968. Duke u nisur nga ...

Back to Top