Search engine for discovering works of Art, research articles, and books related to Art and Culture
ShareThis
Javascript must be enabled to continue!

Lef Nosi, dokumentuesi i historisë sonë

View through CrossRef
Lef Nosi përmendet si intelektual, atdhetar, politikan, e studiues. Ai jetoi si njeriu që e donte vendin e tij, por mbi të gjitha donte ta ruante e ta përcillte te brezat historinë e këtij vendi, një histori e brishtë jo në ndodhi, por në dokumente. Dhe pse sot ai nuk ka një varr, ai ka lënë një fond të pasur prej 12000 faqesh me vlerë dokumentare. Dokumente me natyrë biografike, politike-shoqërore, letërkëmbime me personalitete të kohës dhe veprimtari studimore me interes shkencor të vetë autorit. Këtu përfshihen aktiviteti i tij si drejtues i gazetës, si studiues në fusha të ndryshme, si sistemues i mjaft dokumentave historike, si mbledhës i antikave, duke i sjellë një shërbim të çmuar kombit me punën e tij. Biblioteka e tij numëronte më se 10.000 vëllime me vlerë albanologjike dhe ballkanologjike. Mblodhi një material të pasur gjuhësor, duke e ruajtur në skeda të veçanta, por nuk mundi ta botonte vetë. Në vitet 1918-1919, ndihmon në botimin dhe është një nga drejtuesit e së përkohshmes së Elbasanit “Kopështi letrar”. Shkrimet e tij ishin me tepër të rrafshit etnologjik dhe etnografik. Ai grumbulloi një material të pasur burimor, duke lënë shkrime e studime, trashëgimi me interes etnologjik. Edhe në lidhje me muzetë e qytetit, përpjekjet e para lidhen me emrin e Lef Nosit, në fillim të shek XX, i njohur për aktivitete të tilla. Përmes revistës “Kopështi letar”, u drejtohet qytetarëve për ruajtjen, grumbullimin e objekteve me vlerë muzeale, në një qendër të caktuar. Gjatë gjithë këtyre viteve të punës së tij, ai krijoi kontakte me mjaft personalitete të shquara brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht me Norbert Joklin dhe Margaret Hasllëk (Margaret Hasluck 1885-1948, etnografe dhe sociologe angleze). Kjo e fundit në rrethet intelektuale të qytetit, u mirëprit dhe zgjoi tek ata interesin për arkivimin e dokumentacionit historik të esnafëve,
Arkiva Dixhitale Elbasan
Title: Lef Nosi, dokumentuesi i historisë sonë
Description:
Lef Nosi përmendet si intelektual, atdhetar, politikan, e studiues.
Ai jetoi si njeriu që e donte vendin e tij, por mbi të gjitha donte ta ruante e ta përcillte te brezat historinë e këtij vendi, një histori e brishtë jo në ndodhi, por në dokumente.
Dhe pse sot ai nuk ka një varr, ai ka lënë një fond të pasur prej 12000 faqesh me vlerë dokumentare.
Dokumente me natyrë biografike, politike-shoqërore, letërkëmbime me personalitete të kohës dhe veprimtari studimore me interes shkencor të vetë autorit.
Këtu përfshihen aktiviteti i tij si drejtues i gazetës, si studiues në fusha të ndryshme, si sistemues i mjaft dokumentave historike, si mbledhës i antikave, duke i sjellë një shërbim të çmuar kombit me punën e tij.
Biblioteka e tij numëronte më se 10.
000 vëllime me vlerë albanologjike dhe ballkanologjike.
Mblodhi një material të pasur gjuhësor, duke e ruajtur në skeda të veçanta, por nuk mundi ta botonte vetë.
Në vitet 1918-1919, ndihmon në botimin dhe është një nga drejtuesit e së përkohshmes së Elbasanit “Kopështi letrar”.
Shkrimet e tij ishin me tepër të rrafshit etnologjik dhe etnografik.
Ai grumbulloi një material të pasur burimor, duke lënë shkrime e studime, trashëgimi me interes etnologjik.
Edhe në lidhje me muzetë e qytetit, përpjekjet e para lidhen me emrin e Lef Nosit, në fillim të shek XX, i njohur për aktivitete të tilla.
Përmes revistës “Kopështi letar”, u drejtohet qytetarëve për ruajtjen, grumbullimin e objekteve me vlerë muzeale, në një qendër të caktuar.
Gjatë gjithë këtyre viteve të punës së tij, ai krijoi kontakte me mjaft personalitete të shquara brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht me Norbert Joklin dhe Margaret Hasllëk (Margaret Hasluck 1885-1948, etnografe dhe sociologe angleze).
Kjo e fundit në rrethet intelektuale të qytetit, u mirëprit dhe zgjoi tek ata interesin për arkivimin e dokumentacionit historik të esnafëve,.

Related Results

Characterization of late gene expression factors lef-9 and lef-8 from Bombyx mori nucleopolyhedrovirus
Characterization of late gene expression factors lef-9 and lef-8 from Bombyx mori nucleopolyhedrovirus
Late gene expression factors, LEF-4, LEF-8, LEF-9 and P47 constitute the primary components of the Autographa californica multinucleocapsid polyhedrovirus (AcMNPV)-encoded RNA poly...
A Sox2‐Lef‐1 Protein Interaction Inhibits Lef‐1 Transcriptional Activity and WNT Signaling During Odontogenesis
A Sox2‐Lef‐1 Protein Interaction Inhibits Lef‐1 Transcriptional Activity and WNT Signaling During Odontogenesis
Tooth development proceeds through a series of steps wherein epithelial and mesenchymal tissue layers cooperate to form a tooth bud, and cells in the tooth bud are organized and di...
Characterization of the interaction between the baculovirus replication factors LEF-1 and LEF-2
Characterization of the interaction between the baculovirus replication factors LEF-1 and LEF-2
The Autographa californica multinucleocapsid nuclear polyhedrosis virus has six genes required and three genes stimulatory for transient DNA replication. We demonstrate that the pr...
Synergistic Effects of Leflunomide and Benazepril in Streptozotocin-Induced Diabetic Nephropathy
Synergistic Effects of Leflunomide and Benazepril in Streptozotocin-Induced Diabetic Nephropathy
<b><i>Background:</i></b> Leflunomide (LEF) and benazepril have renoprotective effects on diabetic nephropathy (DN) through their anti-inflammatory and anti...
Larmor Electric Field in Symmetric Magnetic Reconnection
Larmor Electric Field in Symmetric Magnetic Reconnection
Abstract The Larmor electric field (LEF) was previously suggested as a signature to identify the diffusion region in asymmetry reconnection. Using 2.5D particle-in-c...

Back to Top