Javascript must be enabled to continue!
Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes
View through CrossRef
Frederik Rreshpja, i cili si poet jetoi në një periudhë kur në të gjitha fushat kishte shtrirë krahët e saj ideologjia komuniste, shfaqet në letërsinë shqipe si autor autentik, i shkëputur tërësisht nga letërsia në shërbim, për t’i ofruar lexuesit një botë letrash artistike e estetike. Ai njihet për botëkuptimin e veçantë mbi jetën në kuptimin personal dhe mbi vetë artin në kuptimin impersonal. Ky punim paraqet në detaje të holla këndvështrimin e Rreshpjes mbi artin dhe jetën, si binom që krijon më pas një unitet të vetëm, sepse për të arti shënon një arratisje nga bota reale e helmuar nga ideologjia komuniste. Punimi trajton poezinë e Rreshpjes si reflektim të emocioneve e ndjenjave më të thella shpirtërore, që i stimulon dashuria më e madhe dhe më e pastër, si dashuria e fëmijës ndaj nënës dhe nënës ndaj fëmijës. Vargjet sentimentale të ngjizura nga jeta e vështirë kanë si prag figurën e nënës, e cila shndërrohet në simbol të shpëtimit e të shpresës. Punimi trajton në thelb figurën e nënës dhe mënyrën e formësimit të saj në poezi, duke identifikuar tri nënat kryesore Rozafën, Ajkunën dhe nënën e Rreshpjes. Të tri këto nëna i përbashkon dhimbja për fatin e djemve të tyre. Duke qenë se interpretimi i poezisë nis nga vetë jeta e Rreshpjes, poezia do të trajtohet nëpërmjet metodës biografike, krahas asaj teoriko-analitike, e edhe komparativiste. Punimi synon një qasje sa më objektive në trajtimin e poezisë, për të dhënë një kontribut serioz në fushën e studimit letrar.
Title: Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes
Description:
Frederik Rreshpja, i cili si poet jetoi në një periudhë kur në të gjitha fushat kishte shtrirë krahët e saj ideologjia komuniste, shfaqet në letërsinë shqipe si autor autentik, i shkëputur tërësisht nga letërsia në shërbim, për t’i ofruar lexuesit një botë letrash artistike e estetike.
Ai njihet për botëkuptimin e veçantë mbi jetën në kuptimin personal dhe mbi vetë artin në kuptimin impersonal.
Ky punim paraqet në detaje të holla këndvështrimin e Rreshpjes mbi artin dhe jetën, si binom që krijon më pas një unitet të vetëm, sepse për të arti shënon një arratisje nga bota reale e helmuar nga ideologjia komuniste.
Punimi trajton poezinë e Rreshpjes si reflektim të emocioneve e ndjenjave më të thella shpirtërore, që i stimulon dashuria më e madhe dhe më e pastër, si dashuria e fëmijës ndaj nënës dhe nënës ndaj fëmijës.
Vargjet sentimentale të ngjizura nga jeta e vështirë kanë si prag figurën e nënës, e cila shndërrohet në simbol të shpëtimit e të shpresës.
Punimi trajton në thelb figurën e nënës dhe mënyrën e formësimit të saj në poezi, duke identifikuar tri nënat kryesore Rozafën, Ajkunën dhe nënën e Rreshpjes.
Të tri këto nëna i përbashkon dhimbja për fatin e djemve të tyre.
Duke qenë se interpretimi i poezisë nis nga vetë jeta e Rreshpjes, poezia do të trajtohet nëpërmjet metodës biografike, krahas asaj teoriko-analitike, e edhe komparativiste.
Punimi synon një qasje sa më objektive në trajtimin e poezisë, për të dhënë një kontribut serioz në fushën e studimit letrar.
Related Results
SEMANA DE ENFERMAGEM E SEUS ASPECTOS SOCIAIS NA VALORIZAÇÃO PROFISSIONAL: UM RELATO DE EXPERIÊNCIA DO GRUPO PET-ENFERMAGEM
SEMANA DE ENFERMAGEM E SEUS ASPECTOS SOCIAIS NA VALORIZAÇÃO PROFISSIONAL: UM RELATO DE EXPERIÊNCIA DO GRUPO PET-ENFERMAGEM
A enfermagem é o pilar da assistência pois está na linha de frente do cuidado holístico, todavia esta é estigmatizada e desvalorizada, assim como não possui reconhecimento consider...
Las viejas vemos a través de las paredes... Locura y parrhesía en La casa de Bernarda Alba
Las viejas vemos a través de las paredes... Locura y parrhesía en La casa de Bernarda Alba
En este artículo se analiza al personaje de María Josefa, en La casa de Bernarda Alba, como figura amplificada de la loca, un término de rica polisemia que abarca, entre otras posi...
Een passie voor precisie: Frederik Kaiser en het instrumentarium van de Leidse Sterrewacht
Een passie voor precisie: Frederik Kaiser en het instrumentarium van de Leidse Sterrewacht
Passion for precision. Frederik Kaiser and the instrumentation of Leiden ObservatoryFrederik Kaiser (1808-1872) was one of the most inspiring directors of the Leiden astronomical o...
Poeti Mesih Prishtina
Poeti Mesih Prishtina
Poeti i shekullit XV Mesihi njihet në letërsinë turke si Prishtineli Mesihi. Ai vjen nga Kosova-Prishtina, por ka jetuar edhe në Bosnje. Këtë ai e ka theksuar në poezitë e tij. Poe...
Henning Høirup: Frederik Lange Grundtvig
Henning Høirup: Frederik Lange Grundtvig
Frederik Lange Grundtvig. By Henning Høirup, in collaboration with M. F. Blichfeld, Inger M. Boberg, and Hans E. Eriksen. By Gustav Albeck. It is more than a mere work of piety tha...
Alegorie léta. Neznámé dílo z dílny Frederika van Valckenborcha ze sbírek Národního muzea v Praze
Alegorie léta. Neznámé dílo z dílny Frederika van Valckenborcha ze sbírek Národního muzea v Praze
This text deals with an unknown oil painting from the collections of the National Museum (Department of Older Czech History) representing the Allegory of Summer. It presents it as ...
Treballem la psicomotricitat a parvulari
Treballem la psicomotricitat a parvulari
L’experiència que presentem forma part del projecte psicomotriu que estem realitzant al parvulari del CEIP de Pràctiques de Tarragona, amb els nens i nenes de segon cicle d’Educaci...
Sacramental Language
Sacramental Language
We use the word figure in many ways. We speak of figure-skating, of cutting a figure, of a fine figure of a man, the fuller figure, a figure of fun, figuring things out, figures of...

