Javascript must be enabled to continue!
Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
View through CrossRef
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhur në mënyrë që të kuptohen më mirë jo vetëm historia politike, por edhe ajo ekonomike, sociale, demografike brenda së cilës janë të ngërthyer një sërë faktesh që kanë të bëjnë drejtpërdrejt ose tërthorë me zhvillimin e kombit shqiptar.
Dy ishin shenjat e vendosjes së sundimit osman në një trevë, caktimi i një kadiu si përfaqësues dhe zbatues i ligjit osman dhe aplikimi i sistemit të timareve në atë trevë. Shtrirja osmane kryhej së pari në zonat mes luginave dhe zonat fushore, ku rezistenca ishte e dobët për shkak të pozitës gjeografike dhe për faktin se aty gjendeshin dhe tokat bujqësore nga ku mund të mblidhej prodhimi bujqësor për t’u taksuar. Zonat malore nuk ishin në fokusin e shtrirjes së parë osmane, ndërkohë që kalatë dhe grykat e rëndësishme malore për komunikimin rajonal përfshiheshin në interesin e pushtimit në fazën e dytë. Për grykat e rëndësishme të kalimit mes zonave malore (dervenet) osmanët përdornin politikën e faljes së taksave për popullsinë vendase kundrejt shërbimit të tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në ato pika.
Meqë dokumentet osmane në Shqipëri janë shkatërruar me kalimin e kohës, Arkivi Osman i Stambollit paraqet rëndësi të dorës së parë për të dhëna historike që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Për shkak të hapësirës së këtij artikulli, do të mjaftohemi duke prezantuar në mënyrë të përmbledhur të dhënat që gjenden në katër regjistra tahrir që ruhen në Arkivin Osman të Stambollit, sidomos të dhënat historike që kanë të bëjnë me historinë e qytetit dhe sanxhakut të Elbasanit.
Title: Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568
Description:
Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhur në mënyrë që të kuptohen më mirë jo vetëm historia politike, por edhe ajo ekonomike, sociale, demografike brenda së cilës janë të ngërthyer një sërë faktesh që kanë të bëjnë drejtpërdrejt ose tërthorë me zhvillimin e kombit shqiptar.
Dy ishin shenjat e vendosjes së sundimit osman në një trevë, caktimi i një kadiu si përfaqësues dhe zbatues i ligjit osman dhe aplikimi i sistemit të timareve në atë trevë.
Shtrirja osmane kryhej së pari në zonat mes luginave dhe zonat fushore, ku rezistenca ishte e dobët për shkak të pozitës gjeografike dhe për faktin se aty gjendeshin dhe tokat bujqësore nga ku mund të mblidhej prodhimi bujqësor për t’u taksuar.
Zonat malore nuk ishin në fokusin e shtrirjes së parë osmane, ndërkohë që kalatë dhe grykat e rëndësishme malore për komunikimin rajonal përfshiheshin në interesin e pushtimit në fazën e dytë.
Për grykat e rëndësishme të kalimit mes zonave malore (dervenet) osmanët përdornin politikën e faljes së taksave për popullsinë vendase kundrejt shërbimit të tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në ato pika.
Meqë dokumentet osmane në Shqipëri janë shkatërruar me kalimin e kohës, Arkivi Osman i Stambollit paraqet rëndësi të dorës së parë për të dhëna historike që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Për shkak të hapësirës së këtij artikulli, do të mjaftohemi duke prezantuar në mënyrë të përmbledhur të dhënat që gjenden në katër regjistra tahrir që ruhen në Arkivin Osman të Stambollit, sidomos të dhënat historike që kanë të bëjnë me historinë e qytetit dhe sanxhakut të Elbasanit.
Related Results
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve
Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm....
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi dhe komunikimi ndërnjerëzor
Leximi është mjeti më i sigurt dhe më i dobishëm i shoqërizimit të njerëzve, është gurthemel i qytetërimit dhe mjeti më i përsosur i komunikimit kulturor dhe ndërnjerëzor. Ka një l...
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare në funksion të zhvillimit të kompetencave
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të ...
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. K...
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiru...
Kritikë dhe bibliografi
Kritikë dhe bibliografi
Autori i monografisë në fjalë, Kurt Gostentschnigg (1965) historian, albanolog, gjermanist, përkthyes, shkrimtar e poet është emër i mirënjohur, dallohet si një ndër albanologët më...
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Krijimi i shteteve ballkanike dhe shqiptarët
Gadishulli ballkanik, deri në fund të shek. XIX ishte nën zotërimin e Perandorisë Osmane. Rrudhja e Perandorisë Osmane, luftërat e saj me Rusinë dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha, bë...
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Struktura arkitekturore e sanxhakut të Nishit gjatë periudhës osmane
Në periudhën antike dhe të mesme, qyteti i Nishit njihej me emrinNaissus. Ky qytet dallohej për rëndësinë e tij gjeostrategjike përshkak se ishte qendër që lidhte rrugët e asaj koh...

